Programi për javën që fillon më 8 korrik
JAVA QË FILLON MË 8 KORRIK
Kënga 43 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 11 ¶15-21 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Veprat 15-17 (10 min.)
Nr. 1: Veprat 16:16-34 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Pse një i krishterë është i lumtur edhe kur përndiqet?—Mat. 5:11, 12 (5 min.)
Nr. 3: Për çfarë po flitej, kur apostulli Pavël tha se të krishterët ‘do të rrëmbeheshin’ për të qenë bashkë me Zotërinë?—rs f. 335 ¶5–f. 336 ¶1 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Metodat për të predikuar lajmin e mirë—T’i drejtojmë të interesuarit tek organizata e Jehovait. Fjalim i bazuar në librin Të organizuar, faqja 99, paragrafët 2 deri në 4. Ftoje auditorin të komentojë se si e ka përdorur broshurën Vullneti i Jehovait për t’i drejtuar studentët tek organizata.
10 min.: Vëreni në provë Jehovain dhe do të merrni një bekim të tillë, sa të mos keni më nevojë. (Mal. 3:10) Intervisto dy ose tre pionierë të rregullt. Çfarë u pëlqen më shumë në shërbimin si pionier? Si i ka ndihmuar shërbimi i pionierit të rriten frymësisht? Ftoji të tregojnë ndonjë përvojë të bukur që kanë pasur. Përfundo duke i nxitur lajmëtarët të shqyrtojnë mundësinë për të shërbyer si pionier që nga shtatori.
10 min.: «Merrni si shembull profetët—Joeli.» Pjesë me pyetje dhe përgjigje.
Kënga 54 dhe lutja