Programi për javën që fillon më 27 maj
JAVA QË FILLON MË 27 MAJ
Kënga 6 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 10 ¶1-7 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Gjoni 12-16 (10 min.)
Nr. 1: Gjoni 12:20-36 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Cilët ishin të parët mbi të cilët u zbatua vlera e flijimit të Jezuit, dhe me ç’qëllim?—rs f. 379 ¶2-3 (5 min.)
Nr. 3: Pse është me vend që Jehovai të quhet «Perëndia që jep paqe»?—Rom. 15:33 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Si të fillojmë studime biblike të shtunën e parë? Fjalim. Të demonstrohet si mund të fillohet një studim të shtunën e parë të qershorit, duke përdorur faqen e fundit të Kullës së Rojës. Inkurajoji të gjithë të angazhohen në shërbim atë ditë.
15 min.: Ujitini farat që mbillni. (1 Kor. 3:6-9) Diskutim i bazuar në pyetjet e mëposhtme: (1) Çfarë ju pëlqen në bërjen e rivizitave? (2) Çfarë vështirësish kanë disa në bërjen e rivizitave? (3) Si mund t’i mposhtim këto vështirësi? (4) Çfarë mund të na ndihmojë nëse e kemi të vështirë të bëjmë rivizita? (5) Si i mbani shënimet për njerëzit që kanë shfaqur interes dhe për temën që keni trajtuar, për literaturën që keni lënë e për hollësi të tjera? (6) Si përgatiteni për rivizitat? (7) Pse është mirë që çdo javë të programojmë kohë për të bërë rivizita?
10 min.: «Të përdorim videot në mësimdhënie.» Diskutim. Ftoje auditorin të tregojë si kanë nxjerrë dobi duke parë videot tona para se të bëheshin Dëshmitarë të Jehovait.
Kënga 101 dhe lutja