Të përdorim videot në mësimdhënie
Jehovai u përcolli informacione të rëndësishme Abrahamit dhe Jeremisë jo vetëm me fjalë, por edhe me mjete ndihmëse pamore. (Zan. 15:5; Jer. 18:1-6) Mund ta ndihmojmë studentin tonë të kuptojë e të vlerësojë të vërtetat biblike duke i përdorur me efektshmëri mjetet ndihmëse pamore, siç janë videot. Më poshtë jepen disa sugjerime se kur mund t’ia tregojmë studentit disa video. Mbani parasysh se këto janë vetëm sugjerime, pasi çdo student është ndryshe.
Libri Çfarë mëson vërtet Bibla?
◻ Kapitulli 1: Pas paragrafit 17, shihni Mrekullitë e krijimit zbulojnë lavdinë e Perëndisë
◻ Kapitulli 2: Në fund të mësimit, shihni Bibla: Libri më i vjetër modern i njerëzimit
◻ Kapitulli 9: Pas paragrafit 14, shihni Dëshmitarët e Jehovait—Të organizuar për të përhapur lajmin e mirë
◻ Kapitulli 14: Në fund të mësimit, shihni Bibla: Fuqia e saj në jetën tuaj
◻ Kapitulli 15: Pas paragrafit 10, shihni Gjithë vëllazëria jonë
Libri Dashuria e Perëndisë
◻ Kapitulli 3: Pas paragrafit 15, shihni Të rinjtë pyesin—Si mund të bëj miq të vërtetë?
◻ Kapitulli 4: Në fund të mësimit, shihni Të respektojmë autoritetin e Jehovait
◻ Kapitulli 7: Pas paragrafit 12, shihni Jo gjak—Mjekësia përballon sfidën
◻ Kapitulli 9: Pas paragrafit 6, shihni Shembuj paralajmërues për ditët tona
◻ Kapitulli 17: Në fund të mësimit, shihni ‘Të ecim me anë të besimit dhe jo me anë të asaj që shihet’
A ka edhe video të tjera që do të ndihmonin një nga studentët tuaj? Të rinjtë mund të nxjerrin dobi nga videot Ndiqni synime që nderojnë Perëndinë dhe Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time? Shënojini këto sugjerime në kopjen tuaj të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe të librit Dashuria e Perëndisë. Kjo do t’ju kujtojë kur mund ta shihni një video me studentin ose t’ia lini ta shohë vetë. Kur të dalin video të reja, mendoni se si mund t’i përdorni për të prekur zemrën e studentëve tuaj të Biblës.—Luka 24:32.