Programi për javën që fillon më 7 janar 2013
JAVA QË FILLON MË 7 JANAR 2013
Kënga 104 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 3 ¶13-19 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Mateu 1-6 (10 min.)
Nr. 1: Mateu 5:21-32 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Ç’gjë mund t’i bëjë lutjet të papranueshme për Perëndinë?—rs f. 229 ¶5–f. 230 ¶4 (5 min.)
Nr. 3: Çfarë do të thotë ta bësh Jehovain ‘pjesën tënde’?—Num. 18:20 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Disa sugjerime për të ofruar revistat në janar. Diskutim. Për 30-60 sekonda trego pse revistat mund të jenë tërheqëse për njerëzit në territor. Pastaj, duke përdorur temën në kopertinën e Kullës së Rojës, ftoje auditorin të sugjerojë ndonjë pyetje që ngjall interes dhe pastaj ndonjë shkrim që mund të lexohet. Bëj të njëjtën gjë me revistën Zgjohuni! dhe, nëse lejon koha, vazhdo edhe me ndonjë artikull tjetër nga cilado revistë. Të demonstrohet si mund të ofrohet secila revistë.
10 min.: Nevoja lokale.
10 min.: Një Sallë Mbretërie e pastër nderon Jehovain. Fjalim nga një plak. Jehovai është Perëndi i shenjtë, prandaj populli i tij i jep shumë rëndësi pastërtisë fizike. (Dal. 30:17-21; 40:30-32) I japim lavdi Jehovait kur i mbajmë pastër dhe në gjendje të mirë vendet e adhurimit. (1 Pjet. 2:12) Trego përvoja vendëse ose të botuara se si Salla e Mbretërisë jep dëshmi për banorët përreth. Intervisto një vëlla që bashkërendon masat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Sallës suaj. Inkurajoji të gjithë të marrin pjesë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë.
Kënga 127 dhe lutja