Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: fletushkat Së shpejti, të gjitha vuajtjet do të marrin fund!; Jehovai: Kush është Ai?; A e sundon fati jetën tonë? Apo Perëndia na quan ne përgjegjës?; A do të mbijetojë kjo botë?; Jeta në një botë të re paqësore; Gëzo jetën familjare; Jezu Krishti: Kush është ai? dhe A do të dish të vërtetën? Kur tregohet interes, ofroni studime me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? ose me broshurat Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë dhe Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur. Janar dhe shkurt: librat Sekreti i lumturisë familjare; Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike; Të mësojmë nga Mësuesi i madh dhe Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Kur bëni rivizitat, përpiquni të prezantoni librin Çfarë mëson vërtet Bibla? për të filluar një studim biblik. Mars: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur bëni rivizitat, përpiquni të filloni një studim me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? ose me broshurat Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë dhe Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur.
◼ Përkujtimi për vitin 2014 do të mbahet të hënën më 14 prill.
◼ Lajmëtarët që do të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë marsit 2013, do të kenë mundësi të zgjedhin nëse do të plotësojnë kuotën prej 30 ose 50 orësh. Për më tepër, nëse atë muaj kongregacioni ka vizitën e mbikëqyrësit qarkor, të gjithë ata që do të shërbejnë si pionierë ndihmës janë të ftuar të ndjekin të gjithë mbledhjen që mbikëqyrësi qarkor mban me pionierët e rregullt.