Programi për javën që fillon më 25 qershor
JAVA QË FILLON MË 25 QERSHOR
Kënga 63 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
bt kap. 22 ¶15-21 (25 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Ezekieli 1-5 (10 min.)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik (20 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Njoftime. Duke përdorur prezantimin model në faqen 4, të demonstrohet si t’i përdorim revistat për të filluar një studim biblik të shtunën e parë të korrikut.
15 min.: Ta përdorim kohën me mençuri kur jemi në shërbim. (Efes. 5:15, 16) Diskutim i bazuar në pyetjet e mëposhtme. (1) Si mund ta përdorim kohën me mençuri kur: (a) drejtojmë mbledhjen për shërbim? (b) mbledhja për shërbim ka mbaruar? (c) kemi rivizita që janë të shpërndara e shumë larg nga njëra-tjetra? (2) Si kursehet kohë kur: (a) i japim për të ngrënë familjes para mbledhjes për shërbim, nëse është e mundur? (b) të gjithë jemi të përpiktë në mbledhjen për shërbim? (c) i kushtojmë vëmendje drejtuesit ndërsa ai ndan lajmëtarët dhe nuk i riorganizojmë përsëri pa qenë nevoja pas mbledhjes për shërbim? (d) secili e di ku të fillojë shërbimin para se të niset për në territor?
10 min.: Oferta e literaturës për muajin korrik. Diskutim. Shqyrto disa veçori të botimeve që do të ofrohen dhe të demonstrohen një ose dy prezantime.
Kënga 29 dhe lutja