Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 qershor 2012. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. Për çfarë na siguron mbijetesa e Jeremisë gjatë periudhave të vështira ekonomike? (Jer. 37:21) [7 maj, w97 15/9 f. 3 par. 4–f. 4 par. 1]
2. Si mund të imitojmë shembullin e Jeremisë me ata që na kundërshtojnë në predikim? (Jer. 38:4, 5, 19, 20) [7 maj, w11 15/3 f. 29 par. 8]
3. Pse duhet t’i besojmë premtimit të Jehovait se do t’i mbrojë shërbëtorët e tij? (Jer. 39:18) [14 maj, jr f. 191 par. 17]
4. Ç’mësim të rëndësishëm nxjerrim nga mënyra si dëgjonte dhe i inkurajonte Jeremia të tjerët? (Jer. 42:1-4, 7-10) [14 maj, jr f. 89 par. 17]
5. Çfarë ‘gjërash të mëdha’ mund të ketë kërkuar Baruku për veten dhe ku na ndihmon të përqendrohemi reagimi i tij ndaj këshillës së Jehovait? (Jer. 45:5) [21 maj, w06 15/8 f. 18 par. 2; f. 19 par. 6]
6. Ç’paralele ekzistojnë mes gjykimit kundër Babilonisë së lashtë dhe atij kundër Babilonisë së Madhe? (Jer. 50:8, 14) [28 maj, re f. 266 par. 27]
7. Çfarë është ‘stoli i këmbëve’ të Jehovait dhe ‘kasollja’ e tij? (Vajt. 2:1, 6) [11 qersh., w07 1/6 f. 9 par. 1]
8. Ku e kishte fjalën Jeremia kur tha se Jehovai ‘do të kujtohej dhe do të përkulej’ mbi të dhe pse është mjaft e rëndësishme për ne kjo? (Vajt. 3:20) [18 qersh., w07 1/6 f. 11 par. 2]
9. Çfarë dobie nxjerr dikush kur mëson të mbajë zgjedhën e vuajtjeve në rini? (Vajt. 3:27) [18 qersh., w07 1/6 f. 11 par. 4]
10. Si na ndihmon shembulli i Ezekielit të flasim me guxim me gjithë indiferentizmin e të tjerëve? (Ezek. 3:8, 9) [25 qersh., w08 15/7 f. 8 par. 6-7]