BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/11 f. 1
  • Të arsyetojmë me të zotin e shtëpisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të arsyetojmë me të zotin e shtëpisë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • Rivizita të thjeshta dhe të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Të zbatojmë Rregullën e Artë në shërbim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Të kryejmë me efektshmëri shërbimin tonë jetëshpëtues
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Ndihmo të tjerët të mësojnë për Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 10/11 f. 1

Të arsyetojmë me të zotin e shtëpisë

1. Cila është metoda më e mirë në shërbim?

1 Cila metodë është më frytdhënëse në shërbim: kur japim një përgjigje në mënyrë dogmatike apo kur e ndihmojmë të zotin e shtëpisë të arsyetojë dhe të arrijë në përfundimet e duhura? Apostulli Pavël përdori ­metodën e dytë kur po fliste me judenjtë në Selanik dhe «për pasojë, disa prej tyre u bënë besimtarë». (Veprat 17:2-4) Si mund të arsyetojmë me njerëzit?

2. Si mund ta imitojmë shembullin e Pavlit kur predikojmë lajmin e mirë?

2 Të marrim parasysh ndjenjat dhe formimin: Për të arsyetuar me njerëzit në territor, duhet të marrim parasysh ndjenjat e tyre. Pavli e filloi fjalimin para grekëve jobesimtarë në Areopag duke përmendur gjërat që ata me sa duket i dinin dhe i pranonin. (Vep. 17:22-31) Prandaj, kur përgatitni prezantimet, merrni parasysh bindjet dhe paragjykimet që ekzistojnë në përgjithësi në territorin tuaj. (1 Kor. 9:19-22) Nëse i zoti i shtëpisë ngre një kundërshtim, përpiquni të gjeni diçka të përbashkët dhe ndërtojeni bisedën mbi atë të përbashkët.

3. Si mund të arsyetojmë më mirë me të tjerët duke i përdorur pyetjet me zotësi?

3 T’i përdorim pyetjet me zotësi: Nuk mund ta udhëzojmë një udhëtar për në vendmbërritjen e tij nëse nuk dimë vendndodhjen e tij aktuale. Po kështu, nuk mund ta ndihmojmë të zotin e shtëpisë të arrijë në përfundimin e duhur nëse nuk dimë se çfarë mendon. Pa­ra se të arsyetonte me dikë, Jezui shpesh i bënte pyetje për të zbuluar se çfarë mendimi kishte. Për shembull, kur dikush e pyeti Jezuin «Ç’duhet të bëj, që të trashëgoj jetën e përhershme?», Jezui donte të dinte pikëpamjen e tij para se të përgjigjej. (Luka 10:25-28) Në një rast tjetër, kur Pjetri dha një përgjigje të gabuar, Jezui përdori me zotësi pyetjet për të ndrequr mënyrën e tij të të menduarit. (Mat. 17:24-26) Pra, nëse i zoti i shtëpisë bën një pyetje ose nëse shpreh një mendim të gabuar, mund të përdorim pyetjet për ta ndihmuar të arsyetojë.

4. Pse duhet të përpiqemi të arsyetojmë me të zotin e shtëpisë?

4 Kur e ndihmojmë të zotin e shtëpisë të arsyetojë, imitojmë Mësuesin e Madh, Jezuin, si edhe ungjillëzues të tjerë të aftë të shekullit të parë. I japim dinjitet të zotit të shtëpisë dhe e respektojmë. (1 Pjet. 3:15) Si rezultat, ai mund të jetë më i gatshëm të na presë një herë tjetër.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo