Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 tetor
«Shumë pyesin nëse Perëndia interesohet për ankthet dhe vuajtjet që secili prej nesh kalon. Po ju, si mendoni? [Presim përgjigjen. Pastaj lexojmë Psalmin 34:18.] Artikulli që fillon në faqen 19 tregon se si na ndihmon Perëndia të luftojmë ndjenjat negative, si pavlefshmëria, trishtimi mbytës dhe ndjenja e tepruar e fajit.
Zgjohuni! tetor
«Disa e mendojnë Perëndinë si një forcë abstrakte. Të tjerë e konsiderojnë një qenie me ndjenja. Cili është mendimi juaj për këtë? [Presim përgjigjen.] Vini re këtë shkrim interesant. [Lexojmë 1 Pjetrit 5:6, 7.] Artikulli që fillon në faqen 29 i jep përgjigje nga Bibla pyetjes: A është diçka abstrakte Perëndia?»
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Të gjithë duam të ndihemi të kënaqur. A mendoni se kemi nevojë për para që të jemi të kënaqur? [Presim përgjigjen.] Një shkrimtar i Biblës mësoi të kënaqej me pak. [Lexojmë Filipianëve 4:11, 12.] Kjo revistë tregon nga Bibla pesë sekrete si të jemi të kënaqur.»
Zgjohuni! nëntor
«Disa ateistë përqendrohen te gjërat e këqija që janë bërë në emër të Perëndisë dhe mendojnë se bota do të ishte më mirë pa fe. Po ju, si mendoni? [Presim përgjigjen.] Ja një arsye përse feja e rreme ka shkaktuar vuajtje. [Lexojmë 2 Timoteut 4:3, 4.] Kjo revistë nxjerr në pah disa nga të metat e arsyetimit të ateistëve.»