Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 nëntor
Me sa duket, presionet në familje po shtohen gjithnjë e më shumë. Si mendoni se do të ndikonte te familja nëse pjesëtarët e saj do të përpiqeshin të imitonin këtë qëndrim të Jezuit? [I lexojmë Mateun 20:28. Pastaj presim përgjigjen.] Në këtë artikull shqyrtohen pesë mësime që familjet mund të nxjerrin nga shembulli i Jezuit.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 16.
Zgjohuni! nëntor
«A mendoni se feja sjell dashuri dhe paqe apo urrejtje dhe dhunë? [Presim përgjigjen.] Duket se shumë veta nuk po i zbatojnë këto fjalë të Jezuit. [I lexojmë Mateun 5:44, 45.] Ky artikull i jep përgjigje pyetjes: a është e mundur t’i duam armiqtë tanë?» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«A mendoni se një ditë Perëndia do t’u japë fund vuajtjeve në botë? [Presim përgjigjen.] Dëgjoni këtë premtim të Biblës që na jep arsye për të shpresuar. [I lexojmë një nga shkrimet në kutinë e faqes 7.] Kjo revistë tregon se çfarë thotë Bibla për kohën dhe mënyrën se si do t’u japë fund vuajtjeve Perëndia.»
Zgjohuni! dhjetor
Disa besojnë se universi është krijuar nga Perëndia, kurse të tjerë mendojnë se ka ardhur rastësisht dhe pa një qëllim të qartë. Po ju çfarë mendoni? [Presim përgjigjen.] Shikoni çfarë thotë Bibla. [I lexojmë Hebrenjve 3:4.] Kjo revistë jep një shpjegim të arsyeshëm për origjinën dhe qëllimin e universit.»