Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 gusht
«Shumë mendojnë se të gjithë njerëzit e mirë do të shkojnë në qiell. A e besoni edhe ju këtë? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë thuhet këtu për tokën. [I lexojmë Psalmin 37:11, 29.] Ky artikull tregon se çfarë tha Jezui për të ardhmen e njerëzimit këtu në tokë.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 22.
Zgjohuni! gusht
«Vdekja e prindërve është një nga gjërat më të dhimbshme në jetë. A nuk është kështu? [Presim përgjigjen.] Shumë njerëz kanë gjetur ngushëllim në disa vargje biblike si ky. [I lexojmë Zbulesën 21:4.] Ky artikull shpjegon se si mund t’i përballojë një njeri ndjenjat që provon në këto raste, sidomos një i ri.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Kulla e Rojës 1 shtator
«Disa thonë se, nëse i qëndron besnik Perëndisë, ai të bekon me pasuri, por nëse je i varfër do të thotë që nuk ke miratimin e Perëndisë. Po ju, çfarë mendoni? [Presim përgjigjen.] Është interesante që Jezui nuk ishte i pasur. [I lexojmë Lukën 9:58.] Në këtë revistë, shpjegohet se ç’lloj bekimesh mund të presin shërbëtorët e Perëndisë.»
Zgjohuni! shtator
«A mendoni se të rinjtë e sotëm kanë më shumë vështirësi se ata në të kaluarën? [Presim përgjigjen.] Shumë njerëz mendojnë se ky varg i përshkruan mjaft mirë kohët e sotme. [I lexojmë 2 Timoteut 3:1.] Kjo revistë tregon disa parime të dobishme biblike që i ndihmojnë prindërit dhe të rinjtë t’ia dalin mbanë.»