Programi për javën që fillon më 28 qershor
JAVA QË FILLON MË 28 QERSHOR
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
cf kap. 6 ¶19-25, kutia në f. 65
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 3-6
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
15 min.: Të përgatitemi për të ofruar revistat gjatë korrikut. Diskutim me auditorin. Për një deri në dy minuta, rishiko përmbajtjen e revistave. Pastaj zgjidh dy ose tre artikuj dhe ftoje auditorin të sugjerojë pyetje dhe shkrime që mund të përdoren në një prezantim. Të demonstrohet se si mund të ofrohet secila revistë. Të përfundohet me një demonstrim tjetër që tregon si mund të fillohet një studim biblik gjatë rivizitës.—Shih km 8/07 f. 3.
15 min.: Të stërvitur që nga foshnjëria. Diskutim me auditorin. Timoteu njihej si ungjillëzues i zellshëm dhe i aftë. (Filip. 2:20-22) Në njëfarë mase kjo ishte falë themelit frymor që kishin vënë tek ai mamaja dhe gjyshja që në foshnjëri. (2 Tim. 1:5; 3:15) Sugjerimet vijuese nga Shkrimet do t’i ndihmojnë prindërit t’i stërvitin fëmijët që të bëhen ungjillëzues të mirë. (1) Merreni me vete fëmijën në shërbim në moshë sa më të njomë që të jetë e mundur; stërviteni të marrë pjesë në shërbim në përputhje me moshën dhe aftësitë e tij. (Prov. 22:6) (2) Lini një shembull të mirë duke i dhënë përparësi shërbimit. (Filip. 1:9, 10) (3) Rrënjosni tek ai dashuri dhe çmueshmëri për veprën e predikimit gjatë Adhurimit Familjar dhe në raste të tjera. (Ligj. 6:6, 7) (4) Kini një qëndrim dhe të folur pozitiv për shërbimin. (Filip. 3:8; 4:8; 1 Tim. 1:12) (5) Dilni rregullisht në shërbim si familje, duke e bërë zakon shërbimin. (Vep. 5:41, 42) (6) Shoqërohuni me ata që janë lajmëtarë të zellshëm. (Prov. 13:20) Ftoje auditorin të komentojë rreth gjërave specifike që bënë prindërit e tyre për t’i ndihmuar të bëjnë një shërbim të këndshëm e të efektshëm.