Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 qershor 2010. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 3 maj deri më 28 qershor, 2010.
1. Ç’mund të mësojmë nga vajtimi i Davidit për Abnerin? (2 Sam. 3:31-34) [w05 15/5 f. 17 par. 6; w06 15/7 f. 21 par. 9-10]
2. Çfarë gabimi bëri Natani dhe pse Jehovai nuk e hodhi poshtë si profet të tij? (2 Sam. 7:3) [rs f. 298 par. 2]
3. Si u përmbush 2 Samuelit 7:14? [w07 1/8 f. 11 par. 8]
4. Në ç’kuptim ato që bëri Davidi për Mefiboshetin ishin një shfaqje e dashamirësisë dhe si duhet të ndikojë kjo te ne? (2 Sam. 9:7) [w02 15/5 f. 19 par. 5]
5. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga marrëdhënia midis gititit Itai dhe mbretit David? (2 Sam. 15:19-22) [w09 15/5 f. 27-28]
6. Pse themi, në bazë të Shkrimeve, se akuza e Zibës kundër Mefiboshetit ishte e rreme? (2 Sam. 16:1-4) [w02 15/2 f. 14-15 par. 11, shën.]
7. Kur Davidi i tha Barzilait të bënte pjesë në oborrin e tij, pse Barzilai propozoi Kimhamin? (2 Sam. 19:33-37) [w07 1/6 f. 24 par. 13]
8. Si e bëri të madh Davidin përulësia e Jehovait? (2 Sam. 22:36) [w07 1/11 f. 5 par. 2; w04 1/11 f. 29]
9. Pse Adonijahu u përpoq të merrte fronin ndërkohë që Davidi ishte ende gjallë? (1 Mbret. 1:5) [w05 1/7 f. 28 par. 5]
10. Pse iu përgjigj Jehovai lutjes së Solomonit për mençuri dhe aftësi dalluese? (1 Mbret. 3:9) [w05 1/7 f. 30 par. 2]