Kutia e pyetjes
◼ Ç’duhet të bëni nëse ju urdhërojnë të ndërpritni predikimin?
Në disa raste, ndërsa lajmëtarët po kryenin ndonjë formë shërbimi, policia u është afruar, u ka thënë se po shkelnin ligjin dhe i ka urdhëruar të ndërpresin predikimin. Nëse ju urdhërojnë, duhet të largoheni nga territori menjëherë e me mirësjellje. (Mat. 5:41; Filip. 4:5) Mos u përpiqni t’i zgjidhni vetë gjërat, duke u përfshirë në debate për të drejtat tona ligjore. Po të jetë e mundur, me takt merrini policit emrin dhe numrin e rajonit a të komisariatit. Më pas, informoni menjëherë pleqtë, të cilët do të kontaktojnë zyrën e degës për incidentin. Po kështu, nëse administratori ose ndonjë përfaqësues tjetër i një pallati ju kërkon të largoheni, veproni ashtu dhe menjëherë informoni pleqtë. Sjellja e butë dhe e përulur me ata që kanë autoritet, mund të bëjë shumë për të parandaluar vështirësi të panevojshme.—Prov. 15:1; Rom. 12:18.