Programi për javën që fillon më 26 tetor
JAVA QË FILLON MË 26 TETOR
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 11-13
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: Të përgatitemi për të ofruar Kullën e Rojës dhe Zgjohuni! Fjalim. Rishiko shkurtimisht përmbajtjen e revistave të muajit dhe thekso cilët artikuj mund të jenë me interes për njerëzit në territor. Përfshi një demonstrim ku një prind ndihmon fëmijën të përgatitet për shërbim. Prindi dhe fëmija zgjedhin një artikull, mendojnë për një pyetje dhe zgjedhin një shkrim që ta lexojnë. Pastaj fëmija e demonstron prezantimin, duke përmendur edhe kontributet.
10 min.: Çfarë mëson vërtet Bibla? Diskutim me auditorin. Kërkoju të tregojnë cilët kapituj në libër kanë arritur të përdorin më me efektshmëri në territor. Cilën pyetje, figurë ose shkrim kanë përdorur kur kanë prezantuar librin? Të demonstrohet një prezantim.
10 min.: Kutia e pyetjes. Diskutim me auditorin. Të lexohen e të diskutohen shkrimet në kuti.