Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 8 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Pyete auditorin se cilët artikuj nga revistat e muajit kanë qenë më me interes për territorin. Ftoji të tregojnë se çfarë pyetjesh dhe shkrimesh kanë përdorur për të prezantuar artikujt. Të demonstrohet se si mund të ofrohet secila prej revistave.
15 min.: T’i ndihmojmë studentët e Biblës që të bëhen mësues. Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 janarit 2007, faqet 29-30, paragrafët 14-20. Përfshi një demonstrim të shkurtër ku një lajmëtar i shpjegon një studenti të ri të Biblës për fjalimin publik dhe Studimin e Kullës së Rojës dhe e fton në këto mbledhje.
20 min.: Të përballojmë paragjykimet kur jemi në shërbim. Fjalim nga një plak bazuar në informacionet e botuara për ndikimin e paragjykimeve në shërbimin tonë. Shpjego si mund të kapërcehen këto paragjykime. Ndonjëherë, vetë sjellja jonë, kur jemi në shërbim ose në veprimtari të tjera, mund të rrëzojë paragjykimet e vëzhguesve dhe mund t’i ndihmojë të jenë më mendjehapur ndaj së vërtetës. Prandaj është shumë e rëndësishme që në çdo kohë të tregojmë kujdes me mënyrën si flasim e si sillemi. (1 Pjet. 2:12; 3:1, 2) Trego disa përvoja të zgjedhura nga territori ose nga botimet që tregojnë si mund të kapërcehen paragjykimet.
Java që fillon më 15 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
20 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Fjalim dhe diskutim me auditorin drejtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit ose një plak tjetër i kualifikuar. Përmblidh veprimtarinë e kongregacionit në shërbim gjatë vitit të kaluar të shërbimit, duke u përqendruar në rezultatet e mira që janë arritur. Bëj lavdërime të përshtatshme. Merr masa që më përpara që një ose dy lajmëtarë të tregojnë ndonjë përvojë inkurajuese që kanë pasur. Përmend një ose dy pika ku kongregacioni mund të punojë gjatë vitit të ardhshëm dhe jep sugjerime për të përmirësuar.
15 min.: Si mund ta mbroj besimin tim te krijimi? Fjalim bazuar në informacione të botuara. Ftoje auditorin të komentojë se si e kanë mbrojtur besimin e tyre te krijimi në shkollë, në punë ose gjetkë. Një ose dy komente mund të përgatiten që më përpara.
Java që fillon më 22 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Fjalim për letrën e degës që gjendet në faqen 1.
20 min.: Veprat e tua do të shpërblehen. Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 prillit 2005, nga faqja 28, paragrafi 5, deri në fund të faqes 29. Përfshi një intervistë të shkurtër me një ose dy lajmëtarë të zellshëm ku të tregojnë si u ka plotësuar Jehovai nevojat materiale ose emocionale.
15 min.: Të përgatitemi për të ofruar Kullën e Rojës të 1 tetorit dhe Zgjohuni! të tetorit. Bëj një përmbledhje të shkurtër të revistave dhe pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë më me interes për territorin. Çfarë pyetjesh dhe shkrimesh mund të përdoren për të prezantuar artikujt? Të demonstrohet se si mund të bëhet një nga prezantimet model nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Një nga pleqtë të demonstrojë shkurtimisht një prezantim që ka përgatitur duke u bazuar në një artikull që do të ishte i përshtatshëm për territorin.
Java që fillon më 29 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shtator. Merr masa që më përpara që një ose dy lajmëtarë të tregojnë nga përvojat inkurajuese që kanë pasur gjatë dëshmisë joformale në lidhje me kongresin krahinor, gjatë pushimeve ose në raste të tjera gjatë muajve të verës.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Fushatë speciale me fletushkë nga 20 tetor–16 nëntor!»a Nëse kjo fletushkë disponohet, t’u jepet nga një kopje të pranishmëve. Kur të shqyrtosh paragrafin 2, përmblidh shkurtimisht përmbajtjen e fletushkës. Kur të shqyrtosh paragrafin 4, të demonstrohet se si mund të ofrohet fletushka. Dhe kur të shqyrtosh paragrafin 5, të bëhet një demonstrim ku një lajmëtar përdor fletushkën për të filluar një studim biblik gjatë një rivizite.
Java që fillon më 6 tetor
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Kutia e pyetjes. Diskutim me auditorin. Përfshi komente nga Kulla e Rojës e 15 qershorit 2005, faqet 20-22, paragrafët 10-16.
20 min.: «T’i ndihmojmë të tjerët ta duan Jehovain.» b Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e cituara.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.