Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 9 qershor
Kënga 121
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 qershorit dhe Zgjohuni! e qershorit.
20 min.: Si të përgatitemi për të drejtuar një studim biblik. Fjalim bazuar te Shërbimi ynë i Mbretërisë gusht 2004, faqja 1. Në fund të fjalimit, të bëhet një demonstrim nga një lajmëtar që shpejt e shpejt përpiqet të përgatitet për të drejtuar një studim biblik dhe pastaj nga një lajmëtar tjetër që përgatitet duke parë se si mund të përdorë sugjerimet te Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Të predikojmë pareshtur.»a Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë rreth shkrimeve të cituara.
Kënga 201
Java që fillon më 16 qershor
Kënga 90
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Kujtoji lajmëtarët që javën e ardhshme të marrin me vete në Mbledhjen e Shërbimit Kullën e Rojës të 1 korrikut dhe Zgjohuni! të korrikut, e të jenë të përgatitur të diskutojnë për prezantime të përshtatshme që kanë menduar të përdorin.
15 min.: Të nxjerrim në pah vlerën praktike të lajmit të mirë. Fjalim dhe diskutim me auditorin duke u bazuar te libri Shkolla e Shërbimit, faqja 159. Ftoje auditorin të komentojë për çështje që këto kohë i shqetësojnë më shumë njerëzit në territorin tuaj. Kërkoju të japin sugjerime se si mund të përfshijmë shqetësime të tilla në prezantime.
20 min.: «A po përgatitet familja jote për të mbijetuar?»b Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë rreth shkrimeve të cituara.
Kënga 54
Java që fillon më 23 qershor
Kënga 140
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Përmend ofertën e literaturës për korrikun dhe të bëhet një prezantim.
20 min.: Shërbimi si pionier i rregullt të pasuron jetën! Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 janarit 2008, faqet 17-19. Nëse është e mundur, të intervistohen dy pionierë të rregullt, një i ri dhe një që ka shërbyer prej shumë vjetësh si i tillë. Të tregojnë se si ua ka pasuruar jetën ky shërbim i çmuar.
15 min.: Të përgatitemi për të ofruar revistat e muajit. Diskutim me auditorin. Bëj një rishikim të shkurtër të revistave Kulla e Rojës e 1 korrikut dhe Zgjohuni! e korrikut dhe pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë me interes për territorin dhe pse. Ftoje auditorin të përmendë pika specifike nga artikujt që kanë menduar të prezantojnë. Ç’pyetje mund të bëjnë për të nisur një bisedë? Cilin shkrim do të zgjidhnin nga artikulli? Duke përdorur prezantimet model nga Shërbimi ynë i Mbretërisë ose një prezantim të sugjeruar nga auditori, të demonstrohet si mund të ofrohet secila prej revistave.
Kënga 82
Java që fillon më 30 qershor
Kënga 97
5 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin qershor.
15 min.: Si të përmirësojmë aftësinë për të biseduar. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, nga faqja 62, paragrafi 4, deri në fund të faqes 64. Përshtate informacionin me territorin. Intervisto shkurtimisht një lajmëtar i cili futet lehtë në bisedë me njerëzit gjatë predikimit nga shtëpia në shtëpi ose kur jep dëshmi në mënyrë jo formale.
15 min.: Si ta përdorim Treguesin e Botimeve Watchtower? Fjalim me demonstrim. Tregoja auditorit këtë botim të ri, që tani disponohet edhe në gjuhën shqipe. Shpjego se çdo vit do të dalë një Tregues me referime për botimet e atij viti. Çdo pesë vjet, do të dalë një Tregues që përmbledh botimet që kanë dalë deri në atë vit. Shpjego veçoritë e Treguesit dhe si mund të përdoret për të bërë kërkime. (Nëse e disponon, përdor informacionet e revistës w90-E 15/12, faqja 26-29) Paraqit një demonstrim në formë monologu, ku një prind shpreh me zë mendimet e tij. Ai është i shqetësuar sepse fëmija ka nevojë për ndihmë që t’i rezistojë presionit të shokëve në shkollë. Kohët e fundit, i kanë ofruar një cigare dhe ai e ka pasur të vështirë ta refuzonte. Prindi vendos të përdorë Treguesin 2006 për të gjetur ndonjë material të përshtatshëm. Kërkon te titulli «Rinjtë (të)» dhe gjen nëntitujt «shkolla: shokë në» dhe «shoqëria: ruhuni nga shoqëritë e këqija». Përmend botimet që citohen dhe i shënon në një fletore. Pastaj kërkon te titulli «Duhani» dhe gjen nëntitullin «pikëpamja e Biblës», ku citohet libri gm, faqet 165-166. Prindi thotë se do t’i marrë këto botime nga biblioteka, do t’i studiojë vetë dhe do të zgjedhë cilin material do të përdorë më pas për të arsyetuar me fëmijën. Përfundo fjalimin duke theksuar dobitë e përdorimit të Treguesit në studimin personal, në zgjidhjen e problemeve dhe në përgatitjen për mbledhjet dhe shërbimin.
10 min.: A ju kujtohet? Diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 15 prillit 2008, faqja 29.
Kënga 179
Java që fillon më 7 korrik
Kënga 125
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Kur flasin një gjuhë tjetër.»c Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Kur të shqyrtohet paragrafi 2, informoje kongregacionin për grupet ose kongregacionet e ndryshme të gjuhëve të huaja që predikojnë në të njëjtin territor me kongregacionin tuaj. Përmend çdo masë që është marrë për të ndihmuar këto grupe ose kongregacione të gjuhëve të huaja që të bashkëpunojnë në veprimtaritë e predikimit.
Kënga 188
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.