BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/08 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Nëntema
  • Java që fillon më 12 maj
  • Java që fillon më 19 maj
  • Java që fillon më 26 maj
  • Java që fillon më 2 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 5/08 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 12 maj

Kënga 134

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 majit dhe Zgjohuni! e majit.

15 min.: Mund të përballojmë çdo sprovë! Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 qershorit 2005, faqet 30, 31. Fto disa lajmëtarë që i ke zgjedhur më parë, të komentojnë se si i ka ndihmuar Jehovai të përballojnë një sprovë të caktuar.

20 min.: A mund të shërbeni si pionierë ndihmës gjatë verës? Diskutim me auditorin. Rishiko faqet 112, 113 te libri Të Organizuar, duke përmbledhur kërkesat për të qenë pionier ndihmës. Ftoji ata që kanë shfrytëzuar ditët pushim nga puna për të shërbyer si pionierë ndihmës, të tregojnë për bekimet që kanë pasur. Kërkoju atyre që kanë shërbyer si të tillë gjatë pushimeve të shkollës, të tregojnë se si janë inkurajuar nga të tjerët. Si i ka ndihmuar ky shërbim për t’u rritur frymësisht? Çfarë gëzimi kanë ndier? Inkurajoji të gjithë ata që kualifikohen, të mendojnë për të shërbyer si pionierë ndihmës gjatë muajve të verës.

Kënga 187

Java që fillon më 19 maj

Kënga 47

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko Kutinë e pyetjes.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Pasuri që mund të bëhen tuajat.»a Komento për kualifikimet që kërkohen për t’u bërë pionierë të rregullt, të cilat gjenden në faqet 113, 114 të librit Të organizuar. Ata që dëshirojnë të fillojnë shërbimin si pionierë më 1 shtator, duhet ta bëjnë kërkesën sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kënga 206

Java që fillon më 26 maj

Kënga 103

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin maj. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 qershorit dhe Zgjohuni! e qershorit.

15 min.: «‘Merrni mbi vete zgjedhën time.’»b Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë rreth shkrimeve të cituara.

20 min.: Të ofrojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla? gjatë qershorit. Fjalim dhe demonstrime. Rishiko disa nga prezantimet model nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2006. Përfshi një demonstrim me dy pjesë. Të tregohet se si mund të ofrohet libri dhe pastaj si mund të bëhet rivizita me qëllimin që të fillohet një studim biblik.

Kënga 169

Java që fillon më 2 qershor

Kënga 221

10 min.: Njoftime lokale.

20 min.: Ata me vepra të besueshme marrin shumë bekime. (Prov. 28:20) Fjalim dhe diskutim me auditorin mbajtur nga sekretari. Bëji një përmbledhje mënyrës se si i ka bekuar Jehovai përpjekjet e kongregacionit për të shtuar shërbimin gjatë muajve mars, prill dhe maj dhe bëj lavdërime. Njofto numrin e lajmëtarëve që kanë shërbyer si pionierë ndihmës, numrin e studimeve biblike që janë filluar dhe rezultate të tjera pozitive nga shërbimi. Ftoje auditorin të tregojë përvoja në lidhje me Përkujtimin dhe fushatën për të shpërndarë ftesat. Mund të demonstrohen përvoja të veçanta nga shërbimi në fushë. Intervisto shkurtimisht dy ose tre lajmëtarë për bekimet që kanë pasur si pionierë ndihmës.

15 min.: «‘Jini gati për çdo vepër të mirë.’»c Ftoje auditorin të tregojë se si dhe kur përgatiten për shërbimin nga shtëpia në shtëpi.

Kënga 44

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo