BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/08 f. 1
  • ‘Jini gati për çdo vepër të mirë’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ‘Jini gati për çdo vepër të mirë’
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Të tregojmë interes personal: Duke u përgatitur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Si të përgatitim prezantimin e një reviste
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Si t’i përdorim prezantimet model?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?​—Të përgatitim fjalët hyrëse
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 5/08 f. 1

‘Jini gati për çdo vepër të mirë’

1 Kur Jezui filloi një fushatë të re predikimi, ai kaloi kohë me dishepujt duke i përgatitur. (Mat. 10:5-14) Megjithëse të gjithë jemi të zënë me punë, pak minuta përgatitje para se të dalim në territor do të na ndihmojë të korrim rezultate të mira.—2 Kor. 9:6.

2 Si të përgatitemi?: Përgatitja e mirë fillon duke njohur mirë botimet që planifikojmë të ofrojmë. Gjithashtu, duhet të mendojmë edhe për njerëzit në territor. Çfarë i shqetëson? Çfarë besimi kanë? Prezantimet model te Shërbimi ynë i Mbretërisë dhe libri Të arsyetojmë nga Shkrimet mund të na japin ide të ndryshme.

3 Mund të na ndihmojnë edhe demonstrimet që bëhen në Mbledhjen e Shërbimit, nëse u kushtojmë vëmendje. Ndërsa fitojmë përvojë me prezantimet, na duhet më pak kohë për t’u përgatitur. Megjithatë, nëse, çdo herë, para se të dalim në shërbim, i kushtojmë pak kohë asaj që do të themi dhe vazhdojmë të përmirësohemi me prezantimet, do të jemi më të efektshëm. Duhet të kontrollojmë edhe nëse kemi në çantën e shërbimit gjithçka na duhet.

4 Çfarë do të na ndihmojë t’i mbajmë mend prezantimet? Një mënyrë për të ngulitur në mendje atë që do të themi, është duke e provuar me zë. Disave u pëlqen të bëjnë prova gjatë studimit familjar. Të tjerë e kanë më mirë ta përmbledhin shkurtimisht prezantimin në një copë letër dhe t’i hedhin një sy para se të trokasin në një derë.

5 Pse përgatitja është e dobishme?: Kur përgatitemi mirë, jemi më të efektshëm dhe e shijojmë më shumë shërbimin. Na ndihmon të jemi të qetë dhe më pak në ankth kur jemi para një dere. Në vend që të rrimë e të mendojmë se çfarë do të themi, do t’i kushtojmë më shumë vëmendje të zotit të shtëpisë. Për më tepër, nëse i njohim mirë do t’i ofrojmë më me entuziazëm botimet.

6 Shkrimet na nxitin ‘të jemi gati për çdo vepër të mirë’. (Titit 3:1) E ku ka vepër më të mirë se predikimi i lajmit të mirë?! Duke qenë të përgatitur mirë, tregojmë respekt për të zotin e shtëpisë që pranon të na dëgjojë, dhe për Jehovain, Perëndinë që përfaqësojmë.—Isa. 43:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo