BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/07 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Nëntema
  • Java që fillon më 12 mars
  • Java që fillon më 19 mars
  • Java që fillon më 26 mars
  • Java që fillon më 2 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 3/07 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 12 mars

Kënga 153

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 marsit dhe Zgjohuni! e marsit.

15 min.: Kur një i afërm largohet nga Jehovai. Fjalim nga një plak bazuar në Kullën e Rojës të 1 shtatorit 2006, faqet 17-21.

20 min.: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»a Kur të shqyrtohet paragrafi 3, përfshi komente nga Shërbimi ynë i Mbretërisë mars 2006, faqja 1, paragrafi 3, për të treguar si mund të përdoret libri Çfarë mëson vërtet Bibla? për t’u shpjeguar Përkujtimin të interesuarve që ftojmë.

Kënga 168, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 19 mars

Kënga 45

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Rishiko disa pika kryesore nga kutia «Udhëzime për Përkujtimin» në faqen 3.

20 min.: Mënyra për të zgjeruar shërbimin. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në kapitullin e 10-të të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.

15 min.: «Si do të përgjigjeshe?»b Të bëhet një demonstrim i shkurtër se si kjo rubrikë mund të përdoret herë pas here në studimin familjar.

Kënga 216, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 26 mars

Kënga 115

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin mars. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 prillit dhe Zgjohuni! e prillit, bashkë me ftesën speciale të Përkujtimit.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Çfarë do të bëj me jetën time? Fjalim bazuar në revistën Zgjohuni! të korrikut 2006, faqet 23-25. Intervisto një ose dy lajmëtarë që pas mbarimit të shkollës së mesme, kanë filluar shërbimin në kohë të plotë. Pse zgjodhën këtë shërbim? Çfarë bekimesh kanë pasur?

Kënga 148, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 2 prill

Kënga 177

10 min.: Njoftime lokale. Trajto ftesën që gjendet në kapakun e pasëm të Kullës së Rojës të 1 prillit 2007, dhe inkurajoji lajmëtarët të ftojnë të interesuarit për të dëgjuar fjalimin publik special që do të mbahet më 15 prill.

20 min.: Të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata që erdhën në Përkujtim. Fjalim nga një plak. Njofto numrin e të pranishmëve në kongregacionin tuaj gjatë Përkujtimit dhe sa ishte me përafërsi numri i të interesuarve. Të tregohet ndonjë përvojë e veçantë lidhur me ata që e pranuan ftesën speciale të Përkujtimit ose që pas programit kërkuan një studim biblik. Jep sugjerime se si t’i jepet ndihmë e mëtejshme frymore të pranishmëve në Përkujtim. (Shih km 3/06, f. 1, par. 5; km 2/05, f. 4, par. 9; km 2/04, f. 5, par. 16.) Inkurajoji lajmëtarët ta bëjnë këtë pa humbur kohë.

15 min.: Ta përdorim sa më shumë Librin vjetor 2007. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Trajto pikat kryesore nga pjesa «Letër nga Trupi Udhëheqës». Përmend disa pika të veçanta nga «Raporti botëror». Merr masa që më përpara, që disa të flasin për raportet ose përvojat të cilat u janë dukur në mënyrë të veçantë ndërtuese dhe besimforcuese. Inkurajoji familjet që pak nga pak ta lexojnë të gjithë librin gjatë vitit. Sugjero disa mënyra se si mund ta përdorim librin për të drejtuar të interesuarit tek organizata e Jehovait dhe për t’i inkurajuar të ndjekin mbledhjet.

Kënga 179, lutja mbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo