BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/06 f. 7
  • Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 12/06 f. 7

Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Pyetjet e mëposhtme të rishikimit do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 dhjetor 2006. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 6 nëntor deri më 25 dhjetor 2006. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]

CILËSITË ORATORIKE

1. Çfarë duhet të kemi parasysh kur zgjedhim fjalët e duhura për të paraqitur një shkrim? [be f. 148 par. 4–f. 149 par. 1]

2. Çfarë metodash mund të përdorim për t’i dhënë emfazën e duhur fjalëve dhe shprehjeve? [be f. 152 par. 1-4]

3. Meqë t’u mësosh të tjerëve Fjalën e Perëndisë është diçka serioze, çfarë kërkohet nëse duam ta ‘përdorim drejt fjalën e së vërtetës’? (2 Tim. 2:15) [be f. 153 par. 1-3, kutia; f. 154 par. 1 dhe 2]

4. Në ç’mënyrë mund ta bëjmë të qartë zbatimin e shkrimeve që lexojmë? [be f. 154 par. 4–f. 155 par. 3]

5. Përse është shumë e rëndësishme të nxjerrim në pah vlerën praktike të materialit dhe cilat janë disa mënyra për ta arritur këtë? [be f. 157 par. 1-4, kutia; f. 158 par. 1]

FJALIMI NR. 1

6. Kë mblidhte mbreti Solomon? [bsi06 f. 25 par. 1-3]

7. Si përputhen fjalët e Eklisiastiut me mësimet e Jezuit? [bsi06 f. 26 par. 16]

8. Çfarë provash ekzistojnë që Kënga e Solomonit bën pjesë në listën e librave të Biblës? [bsi06 f. 28 par. 3, 4]

9. Si jep dëshmi Rrotulla e Isaisë gjendur në Detin e Vdekur, që Bibla që kemi sot përmban shkrimet origjinale të frymëzuara? [bsi06 f. 30 par. 6]

10. Çfarë mund ta ndihmojë një orator që të mos ketë nevojë për shumë shënime? [be f. 42 par. 3]

LEXIMI JAVOR I BIBLËS

11. Në ç’kuptim «ata që e kërkojnë Jehovain mund të kuptojnë gjithçka»? (Prov. 28:5)

12. Në ç’kuptim «mundi i lodh budallenjtë»? (Ekl. 10:15)

13. Si e tregoi vasha shulamite që ishte si «një kopsht i mbyllur me shul», dhe pse është një shembull i shkëlqyer për të krishteret e pamartuara? (Këng. 4:12)

14. A tregon ftesa që i bën Jehovai izraelitëve ‘për të ndrequr gjërat’ se ishte gati të binte në ujdi me popullin e tij? (Isa. 1:18a)

15. Si u përmbush në lashtësi Isaia 11:6-9 dhe çfarë përmbushjeje më të madhe kanë këto vargje?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo