Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Si alternativë mund të ofrohet libri Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?, Libri im i tregimeve biblike ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Janar 2007: Mund të ofrojmë çdo libër me 192 faqe që është shtypur në fletë që zverdhet ose i del boja me kalimin e kohës. Nëse kongregacionet nuk kanë në gjendje libra të tillë të vjetër, mund të përdorin librin Njohuria ose broshurën Qëndroni vigjilentë! Shkurt: libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të zellshme për të filluar studime biblike.
◼ Së shpejti, ftesat e Përkujtimit për vitin 2007 do të dërgohen në gjuhën kryesore të çdo kongregacioni. Në qoftë se në territorin tuaj fliten gjuhë të tjera dhe doni një sasi ftesash në ato gjuhë, ftesat duhen porositur sa më shpejt me anë të Formularit kërkesë për literaturë (S-14).
◼ Ju lutemi, vini re se Përkujtimi për vitin 2008 do të jetë të shtunën, më 22 mars, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim paraprak bëhet me qëllim që vëllezërit të gjejnë lokale të tjera dhe të bëjnë rezervimet ose kontratat e nevojshme, nëse një Sallë Mbretërie përdoret nga disa kongregacione. Në këto raste, pleqtë duhet të bëjnë një marrëveshje me administratorët e lokaleve, për t’u siguruar se në atë ndërtesë nuk do të ketë aktivitete të tjera që mund të krijojnë shqetësime gjatë Përkujtimit. Për shkak të rëndësisë së rastit, për caktimin e oratorit që do të mbajë fjalimin, trupi i pleqve duhet të zgjedhë njërin nga pleqtë më të kualifikuar, në vend që thjesht ta bëjë këtë sipas një radhe ose të caktojë të njëjtin vëlla çdo vit. Nëse ka një plak të mirosur që është i aftë të mbajë fjalimin, duhet zgjedhur ai.