Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2007
Udhëzime
Gjatë vitit 2007, Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë.
BURIMI I MATERIALIT: Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re [bi12], Kulla e Rojës [w], Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik [be], «I gjithë Shkrimi»—Autentik dhe i dobishëm [bsi06, bsi07] dhe Të arsyetojmë nga Shkrimet (botimi i vitit 2005) [rs].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHË me këngën, lutjen dhe me shprehjet që urojnë mirëseardhjen, e më pas do të vazhdojë siç tregohet më poshtë. Pas çdo pjese, mbikëqyrësi i shkollës do të prezantojë pjesën tjetër.
CILËSIA ORATORIKE: 5 minuta. Mbikëqyrësi i shkollës, ndihmësi i tij ose një plak tjetër i kualifikuar, do të trajtojë një cilësi oratorike duke u bazuar te libri Shkolla e Shërbimit. (Në kongregacionet me numër të kufizuar pleqsh, mund të përdoren shërbëtorë ndihmës të kualifikuar.)
FJALIMI NR. 1: 10 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar. Ky fjalim do të bazohet në revistën Kulla e Rojës, në librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik ose në broshurën «I gjithë Shkrimi»—Autentik dhe i dobishëm. Duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi që zgjat 10 minuta. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë vetëm trajtimi i materialit, por përqendrimi i vëmendjes në vlerën praktike të informacionit që po shqyrtohet, duke nxjerrë në pah atë që do të jetë më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar. Nga vëllezërit të cilëve u caktohet ky fjalim, pritet që t’i përmbahen kohës së caktuar. Nëse është e nevojshme, mund t’u jepet këshillë privatisht.
PIKAT KRYESORE NGA LEXIMI I BIBLËS: 10 minuta. Në pesë minutat e para, një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar duhet të trajtojë materialin duke ua përshtatur nevojave lokale. Mund të komentojë për cilëndo pjesë nga leximi i Biblës i caktuar për atë javë. Nuk duhet të bëjë thjesht një përmbledhje të pjesës së caktuar për lexim. Synimi kryesor është të ndihmohet auditori që të kuptojë përse dhe si është i vlefshëm informacioni që trajtohet. Oratori duhet të ketë kujdes që të mos i kalojë pesë minutat që janë caktuar për pjesën e parë. Duhet të sigurohet që të lihen pesë minuta për komente nga auditori. Auditori duhet ftuar të bëjë komente të shkurtra (30 sekonda ose më pak) për pikat që kanë vlerësuar nga leximi i Biblës dhe për dobitë e tij. Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do t’i ftojë studentët që të ndahen në klasat ku janë caktuar të bëjnë fjalime.
FJALIMI NR. 2: 4 minuta ose më pak. Është një lexim që duhet bërë nga një vëlla. Studenti duhet ta lexojë pjesën e caktuar pa bërë ndonjë hyrje ose pjesë mbyllëse. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht që t’i ndihmojë studentët të lexojnë me kuptueshmëri, rrjedhshmëri, theks të duhur logjik, intonacion, pauza të përshtatshme dhe me natyrshmëri.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Do t’i caktohet një motre. Studenteve që marrin këtë fjalim do t’u caktohet një rrethanë ose mund të zgjedhin një nga lista që gjendet në faqen 82 të librit Shkolla e Shërbimit. Studentja duhet të përdorë temën e caktuar dhe ta zbatojë atë për ndonjë aspekt të shërbimit që është realist dhe praktik për territorin. Kur nuk jepet asnjë referim si burim materiali, studentes do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet tona. Studenteve më të reja u duhen caktuar fjalime për të cilat janë dhënë referime. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht për mënyrën se si e zhvillon studentja materialin dhe si e ndihmon të zonjën e shtëpisë që të arsyetojë nga Shkrimet e të kuptojë pikat kyçe të prezantimit. Mbikëqyrësi i shkollës do të caktojë një ndihmëse.
FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Studenti duhet të zhvillojë temën e caktuar. Kur nuk jepen referime si burim materiali, studentit do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet tona. Kur i caktohet një vëllai, kjo pjesë duhet të mbahet si një fjalim, duke pasur në mendje auditorin në Sallën e Mbretërisë. Kur i caktohet një motre, pjesa duhet paraqitur gjithmonë siç përshkruhet për fjalimin nr. 3. Mbikëqyrësi i shkollës mund t’ia caktojë një vëllai fjalimin nr. 4 sa herë që ta shohë të përshtatshme. Ju lutemi, kini parasysh se temat që kanë nga një yllth duhet t’u caktohen vetëm vëllezërve për t’u trajtuar si fjalime.
KËSHILLA: 1 minutë. Mbikëqyrësi i shkollës nuk do ta njoftojë që më parë cilësinë oratorike ku po stërvitet studenti. Pas fjalimit nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4, mbikëqyrësi i shkollës do të bëjë komente pozitive për një aspekt të fjalimit që ishte për t’u lavdëruar. Synimi i tij nuk është thjesht të thotë «e bëre mirë», por të tërheqë vëmendjen drejt arsyeve specifike se përse ishte i efektshëm ai aspekt i prezantimit. Sipas nevojës së çdo studenti, mund të jepen privatisht këshilla të tjera ndërtuese, pas mbledhjes ose në ndonjë moment tjetër.
KOHËMATJA: Në asnjë fjalim nuk duhet të kalohet koha e caktuar, as në këshillat që jep mbikëqyrësi i shkollës. Fjalimet nr. 2 deri 4 duhen ndërprerë me takt kur të mbarojë koha e caktuar. Nëse e kalojnë kohën vëllezërit që trajtojnë fjalimin hapës për cilësinë oratorike, fjalimin nr. 1 ose pikat kryesore nga leximi i Biblës, atyre u duhet dhënë këshillë privatisht. Të gjithë duhet ta matin me kujdes kohën. I gjithë programi zgjat 45 minuta, pa këngën dhe lutjen.
FLETA E KËSHILLAVE: Në libër.
NDIHMËSI: Trupi i pleqve mund të zgjedhë një plak të kualifikuar, nëse ka të tjerë përveç mbikëqyrësit të shkollës, që të kryejë caktimin si këshillues ndihmës. Nëse në kongregacion ka disa pleq, çdo vit mund të caktohet një tjetër plak i kualifikuar për këtë caktim. Përgjegjësia e ndihmësit do të jetë që t’u japë këshillë private, nëse është e nevojshme, vëllezërve që mbajnë fjalimin nr. 1 dhe pikat kryesore nga Bibla. Nuk është e nevojshme që ai të japë këshilla pas çdonjërit prej këtyre fjalimeve të mbajtura nga pleqtë e tjerë ose shërbëtorët ndihmës.
RISHIKIMI ME GOJË: 30 minuta. Çdo dy muaj, mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim me gojë. Rishikimi do të bëhet pas trajtimit të cilësisë oratorike dhe pas prezantimit të pikave kryesore nga leximi i Biblës në mënyrën e treguar më lart. Rishikimi do të bazohet në materialin që është trajtuar në shkollë gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe vetë javën e rishikimit. Në qoftë se javën e rishikimit me gojë, kongregacioni juaj ka asamblenë qarkore, atëherë rishikimi (si edhe pjesa tjetër e programit për javën) duhet shtyrë një javë, ndërsa programi i javës që vjen më pas, duhet përdorur një javë më para. Nëse kongregacioni ka vizitën e mbikëqyrësit qarkor javën e rishikimit me gojë, atëherë kënga, cilësia oratorike dhe pikat kryesore nga leximi i Biblës duhen paraqitur sipas programit. Fjalimi i udhëzimit (që mbahet pas cilësisë oratorike) duhet marrë nga programi i javës vijuese. Në Shkollën e Shërbimit Teokratik për javën vijuese do të zhvillohet cilësia oratorike dhe pikat kryesore nga leximi i Biblës, sipas programit të javës, e pastaj rishikimi me gojë.
PROGRAMI
1 janar Leximi i Biblës: Isaia 24-28 Kënga 33
Cilësia oratorike: Zbatimi praktik i materialit (be f. 158 ¶2-4)
Nr. 1: Përgatitja e fjalimeve të stërvitjes për shkollën (be f. 43 ¶1–f. 44 ¶3)
Nr. 2: Isaia 26:1-18
Nr. 3: Aborti: Pse është i ndaluar? (rs f. 25, 26 ¶4)
Nr. 4: Si mund ‘të vishemi me Zotërinë Jezu Krisht’? (Rom. 13:14)
8 janar Leximi i Biblës: Isaia 29-33 Kënga 42
Cilësia oratorike: Ndihmoji të tjerët që të kapin pikën (be f. 159 ¶1-4)
Nr. 1: Si të punosh me një argument dhe një rrethanë të caktuar? (be f. 44 ¶4–f. 46 ¶3)
Nr. 2: Isaia 30:1-14
Nr. 3: a Si të përgjigjesh, nëse dikush thotë: ‘Unë kam të drejtë të vendos vetë se ç’do të bëj me trupin tim’ (rs f. 26 ¶5)
Nr. 4: Si e dimë se Perëndia Jehova i do fëmijët?
15 janar Leximi i Biblës: Isaia 34-37 Kënga 222
Cilësia oratorike: Zgjedhja e fjalëve (be f. 160 ¶1-3)
Nr. 1: Zhvilloni pikëpamjen e Jezuit për të drejtën dhe të gabuarën (w05 1/1 f. 9, 10 ¶11-15)
Nr. 2: Isaia 34:1-15
Nr. 3: Si të zhvillojmë dashuri të vërtetë?
Nr. 4: Adami dhe Eva: A kanë jetuar vërtet? (rs f. 27, 28)
22 janar Leximi i Biblës: Isaia 38-42 Kënga 61
Cilësia oratorike: Gjuhë që kuptohet me lehtësi (be f. 161 ¶1-4)
Nr. 1: Mos u step nga kundërshtimi (w05 1/1 f. 15 ¶16-18)
Nr. 2: Isaia 38:9-22
Nr. 3: b Si të përgjigjesh, nëse dikush thotë: ‘Mëkati i Adamit ishte pjesë e vullnetit të Perëndisë’ (rs f. 29 ¶1, 2)
Nr. 4: Pse duhet të ruhemi që të mos akuzojmë për motive të këqija?
29 janar Leximi i Biblës: Isaia 43-46 Kënga 113
Cilësia oratorike: Larmi dhe saktësi në të shprehur (be f. 161 ¶5–f. 162 ¶4)
Nr. 1: Pse duhet t’i pranojmë gjykimet që jep Jehovai? (w05 1/2 f. 23, 24 ¶4-9)
Nr. 2: Isaia 45:1-14
Nr. 3: Pse është i kotë adhurimi i të parëve? (rs f. 29 ¶3–f. 31 ¶2)
Nr. 4: c Pse të krishterët i shmangin krahasimet që nxitin konkurrencën?
5 shkurt Leximi i Biblës: Isaia 47-51 Kënga 79
Cilësia oratorike: Fjalë që shprehin forcë, ndjenjë dhe gjallëri (be f. 163 ¶1–f. 164 ¶2)
Nr. 1: Fjala e Jehovait na mban të pastër dhe na ndihmon të qëndrojmë besnikë (w05 15/4 f. 11, 12 ¶5-11)
Nr. 2: Isaia 50:1-11
Nr. 3: Pse Perëndia Jehova nuk e pëlqen adhurimin e të parëve? (rs f. 31 ¶3–f. 32 ¶1)
Nr. 4: A i dënon Bibla dhuratat?
12 shkurt Leximi i Biblës: Isaia 52-57 Kënga 139
Cilësia oratorike: Fol në përputhje me rregullat e gramatikës (be f. 164 ¶3–f. 165 ¶1)
Nr. 1: Fjala e Jehovait na jep guxim (w05 15/4 f. 13 ¶12-14)
Nr. 2: Isaia 55:1-13
Nr. 3: Ia vlen të bëjmë një jetë vetëmohuese
Nr. 4: Cilët janë antikrishtërit? (rs f. 32, 33)
19 shkurt Leximi i Biblës: Isaia 58-62 Kënga 189
Cilësia oratorike: Përdorimi i skemës (be f. 166 ¶1–f. 167 ¶2)
Nr. 1: Isaia: Pse është i dobishëm? (bsi06 f. 31, 32 ¶34-39)
Nr. 2: Isaia 60:1-14
Nr. 3: Pse është një gjë e pëlqyeshme të jemi skllevër të Perëndisë?
Nr. 4: d Të identifikojmë apostatët (rs f. 34 ¶1–f.36 ¶1)
26 shkurt Leximi i Biblës: Isaia 63-66 Kënga 141
Cilësia oratorike: Organizoji mendimet (be f. 167 ¶3–f. 168 ¶2)
Rishikimi me gojë
5 mars Leximi i Biblës: Jeremia 1-4 Kënga 70
Cilësia oratorike: Bëje sa më të thjeshtë skemën e fjalimit (be f. 168 ¶3–f. 169 ¶5)
Nr. 1: Hyrje për librin e Jeremisë (bsi07 f. 3 ¶1-5)
Nr. 2: Jeremia 3:1-13
Nr. 3: Nga se varet lumturia e vërtetë?
Nr. 4: e Cilin qëndrim duhet të kemi ndaj apostatëve? (rs f. 36 ¶2–f. 37 ¶1)
12 mars Leximi i Biblës: Jeremia 5-7 Kënga 159
Cilësia oratorike: Zhvillimi logjik i materialit (be f. 170 ¶1–f. 171 ¶2)
Nr. 1: Përgatitja e fjalimeve për kongregacionin (be f. 47 ¶1–f. 49 ¶2)
Nr. 2: Jeremia 5:1-14
Nr. 3: Krishti nuk e ndërtoi kishën mbi Pjetrin (rs f. 397 ¶1–f. 398 ¶5)
Nr. 4: Të zbatojmë në ditët tona mësimin që nxjerrim nga Dalja 14:11
19 mars Leximi i Biblës: Jeremia 8-11 Kënga 182
Cilësia oratorike: Paraqitja e materialit në mënyrë logjike (be f. 171 ¶3–f. 172 ¶5)
Nr. 1: Përgatitja për pjesët në Mbledhjen e Shërbimit dhe për fjalimet e tjera (be f. 49 ¶3–f. 51 ¶3)
Nr. 2: Jeremia 10:1-16
Nr. 3: Si e dimë që Abrahami, Jobi dhe Danieli besonin te ringjallja?
Nr. 4: Çfarë ishin çelësat që përdori Pjetri? (rs f. 399 ¶1–f. 401 ¶4)
26 mars Leximi i Biblës: Jeremia 12-16 Kënga 205
Cilësia oratorike: Përdor vetëm material që ka lidhje me temën (be f. 173 ¶1-4)
Nr. 1: Shpërblesa lartëson drejtësinë e Perëndisë (w05 1/11 f. 13, 14)
Nr. 2: Jeremia 12:1-13
Nr. 3: «Pasardhësit e apostujve» nuk janë të krishterë të vërtetë (rs f. 401 ¶5–f. 403 ¶8)
Nr. 4: Për çfarë duhet të jetë krenar një i krishterë?
2 prill Leximi i Biblës: Jeremia 17-21 Kënga 30
Cilësia oratorike: Të folurit spontan (be f. 174 ¶1–f. 175 ¶5)
Nr. 1: Përgatitja e fjalimeve publike (be f. 52 ¶1–f. 54 ¶1)
Nr. 2: Jeremia 20:1-13
Nr. 3: Ku do të zhvillohet lufta e Harmagedonit? (rs f. 167 ¶1–f. 169 ¶4)
Nr. 4: f Si duhet t’i konsiderojmë këshillat?
9 prill Leximi i Biblës: Jeremia 22-24 Kënga 184
Cilësia oratorike: Shmang grackat e të folurit spontan (be f. 176 ¶1–f. 177 ¶2)
Nr. 1: Vendimet që duhet të marrë oratori (be f. 54 ¶2-4; f. 55, kutia)
Nr. 2: Jeremia 23:1-14
Nr. 3: Pse na sjell gëzim pjesëmarrja në shërbim?
Nr. 4: Cilët dhe çfarë do të shkatërrohet në Harmagedon? (rs f. 169 ¶5–f. 170 ¶3)
16 prill Leximi i Biblës: Jeremia 25-28 Kënga 27
Cilësia oratorike: Kur të tjerët kërkojnë një shpjegim (be f. 177 ¶3–f. 178 ¶3)
Nr. 1: Aftësohu si mësues (be f. 56 ¶1–f. 57 ¶2)
Nr. 2: Jeremia 26:1-15
Nr. 3: Kush do të mbijetojë në Harmagedon? (rs f. 170 ¶4–f. 171 ¶1)
Nr. 4: Në cilin kuptim u mallkua toka? (Zan. 3:17)
23 prill Leximi i Biblës: Jeremia 29-31 Kënga 148
Cilësia oratorike: Stili bisedor (be f. 179-180)
Nr. 1: ‘Të dallojnë’ (be f. 57 ¶3–f. 58 ¶2)
Nr. 2: Jeremia 31:1-14
Nr. 3: Pse madhështia e Jehovait është e pakufishme?
Nr. 4: Harmagedoni nuk cenon dashurinë e Perëndisë (rs f. 171 ¶2-4)
30 prill Leximi i Biblës: Jeremia 32-34 Kënga 100
Cilësia oratorike: Cilësia e zërit (be f. 181 ¶1-4)
Rishikimi me gojë
7 maj Leximi i Biblës: Jeremia 35-38 Kënga 165
Cilësia oratorike: Kontrollo siç duhet frymëmarrjen (be f. 181 ¶5–f. 184 ¶1; f. 182, kutia)
Nr. 1: Nxiti dëgjuesit të mendojnë (be f. 58 ¶3–f. 59 ¶3)
Nr. 2: Jeremia 36:1-13
Nr. 3: Në Harmagedon s’ka qëndrim neutral (rs f. 171 ¶5-8)
Nr. 4: Si mund t’u bëjnë ballë pasigurive të krishterët?
14 maj Leximi i Biblës: Jeremia 39-43 Kënga 56
Cilësia oratorike: Shtendos muskujt (be f. 184 ¶2–f. 185 ¶2; f. 184, kutia)
Nr. 1: Trego se si zbatohet njohuria dhe lër shembullin e mirë (be f. 60 ¶1–f. 61 ¶3)
Nr. 2: Jeremia 39:1-14
Nr. 3: Nën ndikimin e kujt po shtyhen kombet drejt Harmagedonit? (rs f. 172 ¶1, 2)
Nr. 4: g Pse të krishterët e vërtetë e mbajnë të dëlirë periudhën e njohjes?
21 maj Leximi i Biblës: Jeremia 44-48 Kënga 122
Cilësia oratorike: Interesi për individin (be f. 186 ¶1-4)
Nr. 1: Si ta përmirësosh aftësinë për të biseduar? (be f. 62 ¶1–f. 64 ¶1)
Nr. 2: Jeremia 46:1-17
Nr. 3: Ç’është vetëmashtrimi dhe si të ruhemi prej tij?
Nr. 4: Të identifikojmë Babiloninë e librit të Zbulesës (rs f. 44 ¶1, 2)
28 maj Leximi i Biblës: Jeremia 49, 50 Kënga 95
Cilësia oratorike: Dëgjo me kujdes (be f. 186 ¶5–f. 187 ¶4)
Nr. 1: Si të vazhdosh një bisedë? (be f. 64 ¶2–f. 65 ¶4)
Nr. 2: Jeremia 49:14-27
Nr. 3: Për çfarë ishte e njohur Babilonia e lashtë? (rs f. 44 ¶3–f. 46 ¶4)
Nr. 4: Pse prindërit duhet t’u lexojnë fëmijëve?
4 qershor Leximi i Biblës: Jeremia 51, 52 Kënga 166
Cilësia oratorike: Ndihmoji të tjerët të përparojnë (be f. 187 ¶5–f. 188 ¶3)
Nr. 1: Jeremia: Pse është i dobishëm? (bsi07 f. 3, 4 ¶36-39)
Nr. 2: Jeremia 52:1-16
Nr. 3: Është marrëzi të kërkosh të jesh i pavarur nga Perëndia
Nr. 4: Pse fetë që thonë se janë të krishtere, janë pjesë e Babilonisë së Madhe? (rs f. 46 ¶5–f. 47 ¶4)
11 qershor Leximi i Biblës: Vajtimet 1, 2 Kënga 129
Cilësia oratorike: Jep ndihmë praktike (be f. 188 ¶4–f. 189 ¶4)
Nr. 1: Hyrje për librin e Vajtimeve (bsi07 f. 4, 5 ¶1-7)
Nr. 2: Vajtimet 2:1-10
Nr. 3: Pse është urgjente të dalim nga Babilonia e Madhe? (rs f. 48 ¶1-6)
Nr. 4: Pse mirëdashja e vërtetë nuk është një dobësi?
18 qershor Leximi i Biblës: Vajtimet 3-5 Kënga 140
Cilësia oratorike: Respekti për të tjerët (be f. 190 ¶1–f. 191 ¶1)
Nr. 1: Vajtimet: Pse është i dobishëm? (bsi07 f. 5, 6 ¶13-15)
Nr. 2: Vajtimet 4:1-13
Nr. 3: Çfarë është pagëzimi dhe pse pagëzohen besimtarët? (rs f. 267 ¶1-4)
Nr. 4: h Pse të krishterët e vërtetë nuk merren me politikë?
25 qershor Leximi i Biblës: Ezekieli 1-5 Kënga 1
Cilësia oratorike: Gjeste që tregojnë respekt (be f. 191 ¶2–f. 192 ¶1)
Rishikimi me gojë
2 korrik Leximi i Biblës: Ezekieli 6-10 Kënga 26
Cilësia oratorike: Të folur me respekt (be f. 192 ¶2–f. 193 ¶2)
Nr. 1: Hyrje për librin e Ezekielit (bsi07 f. 6, 7 ¶1-6)
Nr. 2: Ezekieli 7:1-13
Nr. 3: Çfarë kërkohet për t’iu afruar Jehovait? (Jak. 4:8)
Nr. 4: Pagëzimi i krishterë nuk bëhet me spërkatje dhe nuk është për foshnjat (rs f. 267 ¶5-10)
9 korrik Leximi i Biblës: Ezekieli 11-14 Kënga 112
Cilësia oratorike: Shprehu me bindje (be f. 194 ¶1–f. 195 ¶2)
Nr. 1: Le të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer (w05 1/6 f. 29)
Nr. 2: Ezekieli 11:1-13
Nr. 3: A i lan mëkatet pagëzimi në ujë? (rs f. 268 ¶1-4)
Nr. 4: Si duhet ta kuptojmë Zbulesën 17:9-11?
16 korrik Leximi i Biblës: Ezekieli 15-17 Kënga 29
Cilësia oratorike: Si të shprehesh me bindje? (be f. 195 ¶3–f. 196 ¶4)
Nr. 1: T’i luftojmë mendimet negative! (w05 15/9 f. 26-28)
Nr. 2: Ezekieli 16:1-13
Nr. 3: Çfarë do të thotë të jesh mendjehollë? (Prov. 13:16)
Nr. 4: Cilët pagëzohen me frymën e shenjtë? (rs f. 268 ¶5–f. 270 ¶2)
23 korrik Leximi i Biblës: Ezekieli 18-20 Kënga 193
Cilësia oratorike: Me takt, por i vendosur (be f. 197 ¶1-3)
Nr. 1: Dallo pikëpamjen e atij që të bën pyetjen (be f. 66 ¶1–f. 68 ¶1)
Nr. 2: Ezekieli 18:19-29
Nr. 3: Pagëzimi me zjarr nuk është i njëjtë me pagëzimin me frymën e shenjtë (rs f. 270 ¶3-7)
Nr. 4: Provat që Mbretëria e Perëndisë është realitet
30 korrik Leximi i Biblës: Ezekieli 21-23 Kënga 35
Cilësia oratorike: Me takt kur japim dëshmi (be f. 197 ¶4–f. 199 ¶1)
Nr. 1: Të dish si të përgjigjesh (be f. 68 ¶2–f. 70 ¶3)
Nr. 2: Ezekieli 23:1-17
Nr. 3: Arsye për të shqyrtuar Biblën (rs f. 52 ¶1–f. 53 ¶5)
Nr. 4: Cila është pikëpamja e duhur për madhështinë?
6 gusht Leximi i Biblës: Ezekieli 24-27 Kënga 37
Cilësia oratorike: Fjalët e duhura në kohën e duhur (be f. 199 ¶2-5)
Nr. 1: Komunikimi nëpërmjet letrave (be f. 71-73)
Nr. 2: Ezekieli 24:1-14
Nr. 3: Në cilat aspekte Moisiu është një shembull i shkëlqyer për të krishterët?
Nr. 4: Prova nga Isaia dhe Jeremia se Bibla është e frymëzuar (rs f. 54 ¶1–f. 55 ¶2)
13 gusht Leximi i Biblës: Ezekieli 28-31 Kënga 123
Cilësia oratorike: Të përdorim takt me familjarët dhe me të tjerët (be f. 200 ¶1–f. 201 ¶1)
Nr. 1: Ji i vendosur të bësh përparim (be f. 74 ¶1–f. 75 ¶3)
Nr. 2: Ezekieli 28:1-16
Nr. 3: Përmbushja e profecive të Jezuit, provë që Bibla është e frymëzuar (rs f. 55 ¶3, 4)
Nr. 4: Çfarë nënkupton në Shkrime fjala «urrej»?
20 gusht Leximi i Biblës: Ezekieli 32-34 Kënga 215
Cilësia oratorike: Ndërtues dhe pozitiv (be f. 202 ¶1–f. 203 ¶2)
Nr. 1: Përdore dhuratën që ke (be f. 75 ¶4–f. 77 ¶2)
Nr. 2: Ezekieli 34:1-14
Nr. 3: Si na ndihmon fryma e Perëndisë?
Nr. 4: Bibla është e saktë shkencërisht (rs f. 56 ¶1–f. 58 ¶1)
27 gusht Leximi i Biblës: Ezekieli 35-38 Kënga 94
Cilësia oratorike: Shprehu me ton pozitiv (be f. 203 ¶3–f. 204 ¶1)
Rishikimi me gojë
3 shtator Leximi i Biblës: Ezekieli 39-41 Kënga 194
Cilësia oratorike: Në bisedat me bashkëbesimtarët (be f. 204 ¶2–f. 205 ¶4)
Nr. 1: Pse duhet ta kemi në zemër Fjalën e Perëndisë? (w05 15/4 f. 15, 16 ¶3-6)
Nr. 2: Ezekieli 40:1-15
Nr. 3: A mund ta gëzojnë vërtet njerëzit Perëndinë?
Nr. 4: i T’u përgjigjesh kundërshtimeve për Biblën (rs f. 58 ¶2–f. 61 ¶4)
10 shtator Leximi i Biblës: Ezekieli 42-45 Kënga 77
Cilësia oratorike: Përsëritja për të theksuar (be f. 206 ¶1-4)
Nr. 1: Kur vitet e pleqërisë bëhen «një kurorë bukurie» (w05 15/1 f. 8, 9)
Nr. 2: Ezekieli 43:1-12
Nr. 3: Pse të krishterët nuk i festojnë ditëlindjet? (rs f. 80 ¶1–f. 81 ¶4)
Nr. 4: j Si ta dallojmë «zërin e të panjohurve»? (Gjoni 10:5)
17 shtator Leximi i Biblës: Ezekieli 46-48 Kënga 164
Cilësia oratorike: Përsëritja në shërbim dhe në fjalime (be f. 207 ¶1–f. 208 ¶4)
Nr. 1: Ezekieli: Pse është i dobishëm? (bsi07 f. 7, 8 ¶29-33)
Nr. 2: Ezekieli 47:1-14
Nr. 3: Pse të krishterët rrinë larg nga gjaku? (rs f. 156 ¶3–f. 158 ¶3)
Nr. 4: k Pse një trashëgimi e pasur frymore është dhurata më e mirë që mund t’u japin prindërit fëmijëve?
24 shtator Leximi i Biblës: Danieli 1-3 Kënga 179
Cilësia oratorike: Zhvillimi i temës (be f. 209 ¶1-3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Danielit (bsi07 f. 8, 9 ¶1-6)
Nr. 2: Danieli 2:1-16
Nr. 3: Pse numri 144.000 është numër i mirëfilltë? (Zbul. 7:4)
Nr. 4: Pse të krishterët e vërtetë nuk e pranojnë transfuzionin e gjakut? (rs f. 158 ¶4–f. 159 ¶4)
1 tetor Leximi i Biblës: Danieli 4-6 Kënga 14
Cilësia oratorike: Përdor një temë të përshtatshme (be f. 210 ¶1–f. 211 ¶1; f. 211, kutia)
Nr. 1: Kur ka arsye për t’u ndier i fyer? (w05 1/8 f. 13-15)
Nr. 2: Danieli 4:1-17
Nr. 3: Si t’i imitojmë cilësitë e shkëlqyera të Mefiboshetit?
Nr. 4: l Si t’u përgjigjesh pohimeve për transfuzionet e gjakut (rs f. 160 ¶1–f. 162 ¶2)
8 tetor Leximi i Biblës: Danieli 7-9 Kënga 34
Cilësia oratorike: Nxjerrja në pah e pikave kryesore (be f. 212 ¶1–f. 213 ¶1)
Nr. 1: «Fjala» e Jehovait le të të ruajë! (w05 1/9 f. 28-31)
Nr. 2: Danieli 7:1-12
Nr. 3: Çfarë do të thotë të lindësh përsëri? (rs f. 224 ¶1–f. 225 ¶4)
Nr. 4: Çfarë gëzimesh të veçanta vijnë kur marrim pjesë rregullisht në shërbim?
15 tetor Leximi i Biblës: Danieli 10-12 Kënga 210
Cilësia oratorike: Jo tepër pika kryesore (be f. 213 ¶2–f. 214 ¶5)
Nr. 1: Danieli: Pse është i dobishëm? (bsi07 f. 9, 10 ¶19-23)
Nr. 2: Danieli 11:1-14
Nr. 3: Si na ndihmon përulësia që të kapërcejmë keqkuptimet?
Nr. 4: Shpëtimi nuk varet nëse ke lindur përsëri (rs f. 225 ¶5–f. 226 ¶5)
22 tetor Leximi i Biblës: Hozea 1-7 Kënga 66
Cilësia oratorike: Hyrja që ngjall interes (be f. 215 ¶1–f. 216 ¶5)
Nr. 1: Hyrje për librin e Hozesë dhe pse është i dobishëm (bsi07 f. 11, 12 ¶1-8, 14-17)
Nr. 2: Hozea 5:1-15
Nr. 3: a Si t’u përgjigjesh pikëpamjeve rreth lindjes përsëri? (rs f. 227 ¶1–f. 228 ¶1)
Nr. 4: Si shfaqin durim të krishterët e vërtetë?
29 tetor Leximi i Biblës: Hozea 8-14 Kënga 59
Cilësia oratorike: T’u tërheqim vëmendjen njerëzve në shërbim (be f. 217 ¶1-4)
Rishikimi me gojë
5 nëntor Leximi i Biblës: Joeli 1-3 Kënga 166
Cilësia oratorike: Trego që në hyrje cili është argumenti yt (be f. 217 ¶5–f. 219 ¶3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Joelit dhe pse është i dobishëm (bsi07 f. 13, 14 ¶1-5, 12-14)
Nr. 2: Joeli 2:1-14
Nr. 3: Çfarë do të thotë të kesh ‘dashuri të përsosur’? (1 Gjon. 4:18)
Nr. 4: Rrëfimi te prifti: Pse nuk është biblik? (rs f. 331 ¶5–f. 332 ¶10)
12 nëntor Leximi i Biblës: Amosi 1-9 Kënga 211
Cilësia oratorike: Përfundimi i efektshëm (be f. 220 ¶1-3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Amosit dhe pse është i dobishëm (bsi07 f. 14-16 ¶1-6, 13-17)
Nr. 2: Amosi 2:1-16
Nr. 3: Pse përvoja nuk është mësuesi më i mirë?
Nr. 4: Të rrëfejmë mëkatet kundër Perëndisë dhe njerëzve (rs f. 334 ¶2-8)
19 nëntor Leximi i Biblës: Abdia 1–Jonai 4 Kënga 220
Cilësia oratorike: Pika për t’i mbajtur parasysh (be f. 221 ¶1-5)
Nr. 1: Hyrje për librin e Abdisë dhe të Jonait e pse janë të dobishëm (bsi07 f. 16, 17 ¶1-5, 10-14; f. 17-19 ¶1-4, 9-12)
Nr. 2: Jonai 1:1-17
Nr. 3: Pse parajsa frymore duhet t’i paraprijë parajsës tokësore?
Nr. 4: b Pse mëkatet e rënda u duhen rrëfyer pleqve? (rs f. 334 ¶9–f. 335 ¶4)
26 nëntor Leximi i Biblës: Mikea 1-7 Kënga 18
Cilësia oratorike: Në shërbimin në fushë (be f. 221 ¶6–f. 222 ¶6)
Nr. 1: Hyrje për librin e Mikesë dhe pse është i dobishëm (bsi07 f. 19-21 ¶1-8, 16-19)
Nr. 2: Mikea 2:1-13
Nr. 3: Çfarë do të thotë të jesh me natyrë të butë?
Nr. 4: Pse është e arsyeshme të besojmë te krijimi? (rs f. 205 ¶4–f. 207 ¶2)
3 dhjetor Leximi i Biblës: Naumi 1–Habakuku 3 Kënga 137
Cilësia oratorike: Saktësia në pohime (be f. 223 ¶1-5)
Nr. 1: Hyrje për librin e Naumit e të Habakukut dhe pse janë të dobishëm (bsi07 f. 21-23 ¶1-7, 11, 12; f. 23, 24 ¶1-5, 12-14)
Nr. 2: Habakuku 1:1-17
Nr. 3: Të kuptojmë tregimin e Biblës për krijimin (rs f. 208 ¶1–f. 210 ¶1)
Nr. 4: Pse jeta e përhershme nuk do të jetë e mërzitshme?
10 dhjetor Leximi i Biblës: Sofonia 1–Hageu 2 Kënga 78
Cilësia oratorike: ‘Mbaju fort fjalës së besueshme’ (be f. 224 ¶1-4)
Nr. 1: Hyrje për librin e Sofonisë e të Hageut dhe pse janë të dobishëm (bsi07 f. 25, 26 ¶1-6, 10-12; f. 27, 28 ¶1-7, 13-16)
Nr. 2: Sofonia 3:1-17
Nr. 3: Pse nuk është biblik përnderimi i kryqit? (rs f. 213 ¶3–f. 214 ¶5)
Nr. 4: c Si ndikon në martesë gjendja frymore?
17 dhjetor Leximi i Biblës: Zakaria 1-8 Kënga 209
Cilësia oratorike: Kontrollo saktësinë e informacionit (be f. 225 ¶1-3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Zakarisë (bsi07 f. 28, 29 ¶1-7)
Nr. 2: Zakaria 7:1-14
Nr. 3: Si është përmbushur vegimi i shpërfytyrimit?
Nr. 4: A ishin vitet me të cilat llogaritej mosha e njerëzve përpara Përmbytjes njësoj me vitet që përdorim ne sot? (rs f. 66 ¶5–f. 67 ¶2)
24 dhjetor Leximi i Biblës: Zakaria 9-14 Kënga 202
Cilësia oratorike: I kuptueshëm për të tjerët (be f. 226 ¶1–f. 227 ¶1)
Nr. 1: Zakaria: Pse është i dobishëm, dhe hyrje për librin e Malakisë e pse është i dobishëm (bsi07 f. 29, 30 ¶23-27; f. 31, 32 ¶1-6, 13-17)
Nr. 2: Zakaria 10:1-12
Nr. 3: Përse Dëshmitarët e Jehovait thonë që Mbretëria e Perëndisë u vendos në vitin 1914? (rs f. 67 ¶3–f. 69 ¶3)
Nr. 4: Si të përgatitemi për përndjekjen?
31 dhjetor Leximi i Biblës: Malakia 1-4 Kënga 118
Cilësia oratorike: Shpjego termat e panjohur (be f. 227 ¶2–f. 228 ¶1)
Rishikimi me gojë
[Shënimet]
a Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
b Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
c Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
d Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
e Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
f Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
g T’u caktohet vetëm vëllezërve.
h Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
i Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
j Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
k Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
l Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
a Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
b Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.
c Në varësi të kohës, shqyrto se si ta përshtatim prezantimin, sipas atyre pikëpamjeve, pohimeve dhe kundërshtimeve, për të cilat ka më shumë nevojë territori i kongregacionit.