BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/06 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 4/06 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në muajin prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën, përpiquni t’u lini librin e ri Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllimin që të filloni me ta një studim biblik. Qershor: libri Të mësojmë nga mësuesi i madh. Nëse personi thotë që nuk ka fëmijë, ofroni librin Familja. Korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A duhet të besosh në Trinitet? A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Qëndroni vigjilentë!, A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? Një libër për të gjithë njerëzit, dhe Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?

◼ Distinktivët e kongresit krahinor për vitin 2006 do të përfshihen automatikisht me dërgesat e literaturës, duke filluar nga muaji prill. Nuk do të jetë e nevojshme që për to të bëhet një kërkesë, përveç rastit kur me kongregacionin tuaj shoqërohet një grup i gjuhës së huaj. Nëse kongregacionit i nevojiten më tepër distinktivë, kërkesa për to duhet të përfshihet te Formulari Kërkesë për literaturë (S-14). Duhet të bëhet edhe një kërkesë për mbajtëse plastike distinktivi për këdo në kongregacion që dëshiron të ketë një të tillë.

◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të mbajnë një sasi të mjaftueshme formularësh Kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt (S-205) dhe Kërkesë për shërbimin si pionier ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me Formularin Kërkesë për literaturë (S-14). Mbani të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Para se t’i dërgoni degës një kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt, sigurohuni që të jenë plotësuar të gjitha pikat.

◼ Është e nevojshme që zyra e degës të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe të numrave të telefonit të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë të ketë një ndryshim, Komiteti i Shërbimit i Kongregacionit duhet ta plotësojë, firmosë dhe t’ia dërgojë menjëherë zyrës së degës formularin Ndryshim i adresës së mbikëqyrësit drejtues/sekretarit (S-29). Kjo përfshin edhe çdo ndryshim të prefiksit telefonik.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo