Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 24 prill 2006. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 6 mars deri më 24 prill 2006. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Pse duhet të bëjmë pauzë gjatë mësimdhënies para se të kalojmë në një mendim tjetër, dhe çfarë mund të bëhet pengesë për këtë? [be f. 98 par. 3, 4]
2. Pse është e rëndësishme të bëjmë pauzë kur u japim dëshmi të tjerëve? [be f. 100 par. 1-5]
3. Pse theksi logjik ka rëndësi kur mbajmë një fjalim, dhe si mund të kemi një theks të mirë logjik? [be f. 101 par. 1-5, kutia]
4. Si mund të sigurohemi që të theksohen idetë kryesore të materialit kur lexojmë para të tjerëve? [be f. 105 par. 1-6]
5. Pse ka rëndësi volumi i përshtatshëm në mësimdhënie, dhe si mund ta përcaktojmë volumin që duhet përdorur? [be f. 107, 108]
FJALIMI NR. 1
6. Në ç’mënyrë është e ngjashme situata e të krishterëve sot me atë të Esterës e Mordekait, dhe si mund të imitojmë shembullin e tyre? [bsi06 f. 11 par. 17]
7. Për çfarë e kishte fjalën Solomoni kur tha që «çdo gjë ishte kotësi dhe një rropatje pas erës»? (Ekl. 2:11) [w04 15/10 f. 4 par. 3, 4]
8. Si mund ta rritim dashurinë për Perëndinë? (Mar. 12:30) [w04 1/3 f. 19-21]
9. Cili është ndryshimi midis vlerave frymore dhe materializmit? [w04 15/10 f. 5-7]
10. Çfarë mund të na ndihmojë të dëgjojmë pa u shpërqendruar në asamble dhe në kongrese? [be f. 15, 16]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Cilat pasoja të krenarisë nxjerr në pah tregimi i Hamanit? (Est. 7:1-10) [w00 15/1 f. 20, par. 2]
12. Çfarë fryme kishte ndikuar në mendjen e Elifazit? (Jobi 4:15, 16) [w05 15/9 f. 26 par. 2]
13. A tregojnë fjalët që gjenden te Jobi 7:9, 10 dhe Jobi 10:21 se ai nuk besonte te ringjallja?
14. Çfarë donte të thoshte Jobi me fjalët «shpëtova me lëkurën e dhëmbëve»? (Jobi 19:20, shënimi)
15. Çfarë donte të thoshte Jobi me fjalët: «Nga integriteti im nuk do të heq dorë», dhe çfarë mund të mësojmë nga kjo? (Jobi 27:5)