BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/06 f. 2-7
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 10 prill
  • Java që fillon më 17 prill
  • Java që fillon më 24 prill
  • Java që fillon më 1 maj
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 4/06 f. 2-7

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Shënim: Gjatë muajve të verës te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programohet një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet që nevojiten për të ndjekur Kongresin Krahinor «Çlirimi është afër!». Aty ku është e përshtatshme, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën para kongresit për të përsëritur këshilla dhe përkujtues nga shtojca e këtij muaji, që zbatohen për zonën tuaj. Një ose dy muaj pas kongresit tuaj, të programohen 15 deri në 20 minuta nga Mbledhja e Shërbimit, (ndoshta duke përdorur pjesën e nevojave lokale) për të rishikuar pikat kryesore të kongresit. Kjo nuk do të bëhet për të përsëritur të gjithë programin e kongresit. Por gjatë kësaj pjese do të trajtohen vetëm pjesët që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me shërbimin. Ftoje auditorin të komentojë se si po i përdorin këto informacione në shërbim.

Java që fillon më 10 prill

Kënga 49

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit, demonstro se si të ofrohen revistat Kulla e Rojës e 15 prillit dhe Zgjohuni! e prillit. Në një prej prezantimeve lajmëtari i ofron edhe librin Çfarë mëson vërtet Bibla? të zotit të shtëpisë që tregon interes të veçantë për mesazhin biblik.

15 min.: «Si ta ruajmë zellin?»a Përfshi komente që bazohen në Kullën e Rojës të 15 qershorit 2002, faqja 14, paragrafi 13.

20 min.: «A mund ta përshtatni programin tuaj?»b Aplikimi i materialit të bëhet sipas nevojave lokale. Përmend ndonjë rregullim që ka bërë kongregacioni për të dalë në shërbim në mbrëmje.

Kënga 13, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 17 prill

Kënga 104

15 min.: Njoftime lokale. Thekso rregullimet lokale që janë bërë për fjalimin publik special. Inkurajoji të gjithë që të vazhdojnë të përdorin kopertinën e pasme të revistës Kulla e Rojës e 1 prillit për të ftuar në Përkujtim ata që kanë qenë edhe herë tjetër, studentët biblikë dhe të interesuarit e tjerë. Shkurtimisht trego dy ose tre përvoja nga puna që është bërë për të ftuar njerëzit në fjalimin publik special me anë të këtij numri të revistës Kulla e Rojës.

12 min: Nevoja lokale.

18 min: «Të drejtojmë studime që bëjnë përparim, te pragu i derës dhe me anë të telefonit.»c Përfshi një demonstrim të shkurtër ku tregohet se çfarë mund të thotë një lajmëtar për të kaluar nga një studim te dera në një studim brenda në shtëpi.

Kënga 162, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 24 prill

Kënga 66

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Gjatë muajit maj do të vazhdojmë të ofrojmë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që janë të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si mund të ofrohet Kulla e Rojës e 1 majit dhe Zgjohuni! e majit. Pas prezantimeve drejtoje vëmendjen e auditorit te artikuj të tjerë të atyre numrave, të cilët mund të jenë interesantë për njerëzit në territorin tuaj.

20 min.: «Të presim që të veprojë Jehovai.»d Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Përmend kongresin ku është caktuar kongregacioni juaj. Ftoje auditorin të komentojë se si mbajtja e distinktivit do të krijojë mundësi për të dhënë dëshmi. Inkurajoje auditorin të përfitojë nga mundësitë për të dhënë dëshmi joformale dhe të përdorë formularët Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43) për të raportuar çdo të interesuar.

15 min.: Vlera e Shkrimeve të Shenjta: Përkthimi Bota e Re (pjesa e parë). Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Përmend se sa u gëzuam kur në Kongresin Krahinor të vitit 2005 morëm Përkthimin Bota e Re të plotë në gjuhën shqipe. Shpjego që Shërbimi ynë i Mbretërisë do të zhvillojë tri pjesë lidhur me vlerën dhe me veçoritë e këtij përkthimi. Më pas trego se si mund të përdoren në mënyrë të efektshme referimet anësore të Përkthimit Bota e Re në studimin personal dhe në veprën e predikimit. Përgatit ndonjë shembull praktik si ai që tregohet në faqen 21 në Kullën e Rojës të 15 shtatorit 1998. Përdor gjithashtu shembullin e librit Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik, faqja 35, paragrafi 1. Shpjego se disa referime mund të na drejtojnë te shkrime që tregojnë përmbushjen e një profecie biblike. Megjithatë, thekso se shumë të tjerë nuk janë vënë për të dhënë shpjegime të tilla. Ato vetëm mund të na drejtojnë te mendime paralele ose te të dhëna biografike a gjeografike. Përfundo duke përmendur se në muajin maj, në pjesën e dytë do të shqyrtohet përdorimi i Treguesit alfabetik ose Renditjes së fjalëve biblike.

Kënga 191, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 1 maj

Kënga 211

5 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin prill. Shqyrtoni kutinë në faqen 6 me titull «‘A njeh të tjerë që duan të studiojnë Biblën?’»

10 min.: «Të tregojmë interes personal: Duke pasur kontakt pamor.»e Përfshi një demonstrim të shkurtër ku lajmëtari, pasi sheh në sy dikë, fillon bisedën me të dhe i jep dëshmi. Rrethanat të jenë në një vend publik.

15 min.: Të meditojmë për ato që ka bërë Jehovai. (Psal. 77:12) Fjalim dhe diskutim me auditorin në lidhje me Librin Vjetor 2006. Shqyrto pika inkurajuese nga letra e Trupit Udhëheqës. (f. 3-5) Diskuto për pjesën poshtë nëntitullit «Përkthimi i Biblës». (f. 10, 11) Trego edhe disa nga ngjarjet e spikatshme dhe përvoja nga viti i kaluar. (f. 6-64) Ftoje auditorin të komentojë për gjërat që u kanë pëlqyer gjatë leximit të Librit Vjetor 2006. Inkurajoji të gjithë që të meditojnë për informacionet besimforcuese që ndodhen te Libri Vjetor dhe ta përdorin për të ndihmuar studentët biblikë që të rritin çmueshmërinë për organizatën e Jehovait.

15 min: «Fushatë mbarëbotërore për të lajmëruar Kongresin Krahinor me temë ‘Çlirimi është afër!’»f Sigurohu që të lexohen të gjithë paragrafët.

Kënga 82, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

f Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo