BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/06 f. 1
  • Si ta ruajmë zellin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta ruajmë zellin?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • «Jini të zjarrtë në frymë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Ta shpallim me zell lajmin e mirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • A jemi «të zellshëm për vepra të shkëlqyera»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Të jemi të zellshëm për adhurimin e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 4/06 f. 1

Si ta ruajmë zellin?

1 Zelli me të cilin shërbeu Apoli na kujton të bashkëkrishterët e sotëm, të cilët janë vërtet të zellshëm në veprën e predikimit. (Vep. 18:24-28) Të gjithëve në fakt na jepet kjo këshillë: «Jini të papërtuar në punët tuaja. Jini të zjarrtë në frymë.» (Rom. 12:11) Çfarë mund të na ndihmojë që të bëhemi të zellshëm dhe të ruajmë zellin që kemi për shërbimin e krishterë?

2 Të nxitur nga njohuria: Pasi Jezui iu shfaq dy prej dishepujve të tij dhe «u shpjegoi në të gjitha Shkrimet gjërat që kishin të bënin me të», ata thanë: «A nuk na digjej zemra kur ai na fliste rrugës?!» (Luka 24:27, 32) Po kështu edhe neve, a nuk na digjet zemra nga gëzimi kur fitojmë më shumë kuptueshmëri për Fjalën e Perëndisë? Po, besimi rritet nga njohuria. Romakëve 10:17 shpjegon: «Besimi vjen pasi dikush ka dëgjuar.» Kur mbushemi me besim nga premtimet e Perëndisë, nuk mund të rrimë pa folur për ato që kemi mësuar.—Psal. 145:7; Vep. 4:20.

3 Nuk mund të mbështetemi vetëm te njohuria që kemi marrë nga studimi i mëparshëm që të ruajmë dashurinë tonë të fortë për Jehovain dhe zellin për shërbimin e tij. Duhet të vazhdojmë ta shtojmë kuptueshmërinë për të vërtetën dhe ta bëjmë më të fortë dashurinë për Jehovain. Përndryshe, dalëngadalë shërbimi ynë do të bëhet mekanik. (Zbul. 2:4) Fjala e Perëndisë na nxit ‘të vazhdojmë . . . të rritemi në njohurinë e saktë të Perëndisë’.—Kolos. 1:9, 10.

4 Zakonet tona të studimit: Prandaj, bëjmë mirë të shqyrtojmë zakonet tona të studimit. Për shembull, mund të jemi të zotë për të nënvizuar përgjigjet në artikujt e studimit në revistën Kulla e Rojës dhe për të dhënë komente të sakta. Por, a i lexojmë në Bibël shkrimet e dhëna dhe a mendojmë se si zbatohen në jetën tonë? Në leximin javor të Biblës, a përpiqemi të bëjmë kërkime shtesë, nëse kemi mundësi, dhe a meditojmë për mësimet që nxjerrim nga ky lexim? (Psal. 77:11, 12; Prov. 2:1-5) Sa shumë dobi nxjerrim nëse bluajmë në mendje Fjalën e Perëndisë dhe zhytemi në të! (1 Tim. 4:15, 16) Një studim kaq domethënës do ta ushqejë zemrën tonë dhe do të na shtojë energjitë për të qenë «të zellshëm për vepra të shkëlqyera».—Titit 2:14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo