Programi i mbledhjes së shërbimit
Java që fillon më 10 tetor
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohen revistat Kulla e Rojës e 15 tetorit dhe Zgjohuni! e 22 tetorit. Pas çdo prezantimi, nxirr në pah disa aspekte të dobishme që u përmendën. Përveç kësaj, drejtoje vëmendjen tek artikujt dytësorë, që mund të jenë interesantë për njerëzit në territorin tuaj.
15 min.: A keni zakone të mira në të lexuar? Diskutim me auditorin bazuar në pjesë të zgjedhura nga libri i Shkollës së Shërbimit, faqet 21-26. Çfarë mund të përfshijmë në programin tonë të leximit? (f. 21, kutia) Pse është e rëndësishme për ne të lexojmë botimet që dalin? (f. 23, par. 2) Cili është çelësi për të mbajtur një program të mirë leximi? (f. 26, par. 3, 4) Si e programoni kohën për të lexuar revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Çfarë dobish keni nxjerrë?
20 min.: «Të vazhdojmë të flasim me guxim për fjalën e Perëndisë.»a Ftoje auditorin të komentojë për rrethanat kur mund të jetë një sfidë të marrësh guximin që duhet për të dhënë dëshmi. Çfarë i ka ndihmuar në këtë aspekt?
Kënga 78, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 tetor
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur pjesën e tretë nga shtojca e Shërbimi Ynë i Mbretërisë shtator 2005, rishiko dy a tri pika se si t’i përdorim sa më mirë Shkrimet kur drejtojmë një studim biblik.
15 min.: Të shmangim rreziqet e Internetit. Fjalim i mbajtur nga një plak bazuar në faqet 18-21 të revistës Zgjohuni! 8 dhjetor 2004.
20 min.: «Të tregojmë interes personal: Duke qenë dashamirës.»b Ftoje auditorin të komentojë se si mund të jemi dashamirës ndaj të tjerëve kur jemi në shërbim. Në numrat e ardhshëm të Shërbimi Ynë i Mbretërisë do të shikojmë disa aspekte të tjera se si të tregojmë interes personal për ata të cilëve u predikojmë.
Kënga 2, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 tetor
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur një nga prezantimet e sugjeruara në shtojcën e Shërbimi Ynë i Mbretërisë janar 2005 ose ndonjë prezantim tjetër që i përshtatet territorit, demonstro se si të prezantohet literatura për muajin nëntor.—Shih Shërbimi Ynë i Mbretërisë, janar 2005, f. 8, par. 5.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Të pasqyrojmë normat e Perëndisë në mënyrën se si vishemi e rregullohemi. Fjalim dhe diskutim me auditorin, i mbajtur nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës të 1 gushtit 2002, faqet 17-19. Ftoje auditorin të komentojë se si pamja jonë shembullore mund të hapë rrugën për të dhënë dëshmi.
Kënga 153, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 31 tetor
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin tetor. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit), demonstro se si të prezantohen revistat Kulla e Rojës e 1 nëntorit dhe Zgjohuni! e 8 nëntorit. Në një nga prezantimet, lëre bisedën të hapur që ta vazhdoni në vizitën e mëpasshme duke e drejtuar vëmendjen te kutia «Në numrin vijues».—Shih Shërbimi Ynë i Mbretërisë tetor 1998, f. 8, par. 7, 8.
15 min.: Si të përdorim itineraret e revistave për të nxitur interesin. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar te Shërbimi Ynë i Mbretërisë maj 2005, faqja 8. Si mund të fillojmë një itinerar revistash? (par. 1) Si mund të përgatitim një sërë prezantimesh të bazuara mbi një shkrim? (par. 3) Pse duhet të bëjmë më tepër sesa thjesht të lexojmë shkrimet e zgjedhura? (par. 4) Si mund ta kthejmë një itinerar në një studim biblik? (par. 5) Përfshi një demonstrim nga një lajmëtar që bisedon me një itinerar duke u bazuar në një shkrim.
20 min.: Të rinj të vendosur, por që tregojnë respekt. Fjalim nga një plak bazuar në Kullën e Rojës të 15 shtatorit 2002, faqet 23, 24, te nëntitulli «S’marrin pjesë, duke e bërë këtë me respekt». Merr masa më përpara që një ose dy të rinj të komentojnë për sfidat që kanë hasur në shkollë dhe çfarë i ka ndihmuar t’ia dalin mbanë.
Kënga 222, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 7 nëntor
5 min.: Njoftime lokale.
20 min.: Si të përqendrohemi më shumë gjatë mbledhjes. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 15 shtatorit 2002, faqet 12, 13, paragrafët 11-14. Rishiko sugjerimet e dhëna dhe ftoje auditorin të komentojë për ato aspekte që i kanë ndihmuar të nxjerrin sa më shumë dobi nga mbledhjet e kongregacionit.
20 min.: «Të aftësohemi për të arsyetuar me të tjerët.»c Fto disa lajmëtarë të caktuar që të tregojnë se si kanë mundur të arsyetojnë me njerëz të formimeve të ndryshme në territorin tuaj.
Kënga 50, lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.