BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/05 f. 2-7
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 qershor
  • Java që fillon më 20 qershor
  • Java që fillon më 27 qershor
  • Java që fillon më 4 korrik
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 6/05 f. 2-7

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 qershor

Kënga 198

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 qershorit dhe Zgjohuni! e 22 qershorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në një prezantim, të demonstrohet si të ofrohen revistat në një rrethanë joformale.

15 min.: T’i ndihmojmë studentët që të bëhen lajmëtarë të papagëzuar. Fjalim dhe diskutim nga një plak, bazuar në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, faqet 79-81. Shqyrto se si përcaktohet nëse një student i Biblës i plotëson kërkesat biblike për të dalë në shërbim me kongregacionin. Javën e ardhshme do të shqyrtojmë si mund t’i stërvitim studentët që kualifikohen si lajmëtarë të papagëzuar, të fillojnë të dalin në shërbim nga shtëpia në shtëpi.

20 min.: «Predikimi na ndihmon të qëndrojmë të fortë.»a Ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura, për aq sa lejon koha.

Kënga 149, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 qershor

Kënga 206

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat kryesore nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, korrik 2003, faqja 4. Shpjego se si lajmëtarët mund të marrin literaturë në gjuhë të huaj. Diskuto si zbatohet ky informacion për territorin tuaj. Kërkesat për literaturë në gjuhë të huaj, edhe sikur vetëm për një botim, duhet të bëhen përmes shërbëtorit të literaturës, që literatura e kërkuar të mos vonohet më kot.

15 min.: Fjala e Perëndisë ushtron fuqi. (Hebr. 4:12) Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës, 15 nëntor 2003, faqja 11, paragrafët 13-17. Të demonstrohen përvoja që tregojnë se si mësimet e Biblës i motivojnë njerëzit të bëjnë ndryshime në jetë. (w00 1/1 f. 3-5) Inkurajoji të gjithë që ta përdorin sa më shumë Biblën në çdo formë të shërbimit.

20 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 10.»b Përfshi një demonstrim ku tregohet se lajmëtari dhe studenti bëjnë prova bashkë. Ndërsa studenti provon prezantimin, lajmëtari, në rolin e të zotit të shtëpisë, përmend një kundërshtim që haset shpesh dhe, kur studenti nuk është i sigurt çfarë të thotë, i shpjegon si mund të reagojë. Gjithashtu, të merren masa më përpara, që një a dy lajmëtarë të komentojnë për stërvitjen që kanë marrë kur filluan shërbimin nga shtëpia në shtëpi.

Kënga 208, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 qershor

Kënga 113

8 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin qershor. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit), për të demonstruar si të prezantohet ose Kulla e Rojës e 1 korrikut, ose Zgjohuni! e 8 korrikut. Mund të përdoret edhe ndonjë prezantim tjetër i përshtatshëm. Pas demonstrimit, përsërit shprehjet e para që u përdorën për t’i ngjallur interesin të zotit të shtëpisë.

12 min.: Nevoja lokale.

15 min.: «Si të shmangim një qëndrim të dhunshëm?» Diskutim me auditorin rreth materialit që vijon. Për çdo pikë, lexo në fillim shkrimet e cituara, dhe, më pas, vazhdo me pyetjet për auditorin. Për të shmangur qëndrimin e dhunshëm, duhet të zhvillojmë cilësitë e personalitetit të krishterë dhe të meditojmë rreth pasojave të dhunës. Pyetje për meditim: 1) Cilat cilësi të frytit të frymës ndihmojnë për të shmangur qëndrimin e dhunshëm? Si t’i zhvillojmë ato? (Gal. 5:23; Efes. 4:22-24; 5:1; Jak. 1:5) 2) Cilat vepra të mishit nxitin qëndrimin e dhunshëm? (Gal. 5:20) 3) Përkufizo shprehjen «shpërthimet e zemërimit» sipas Zgjohuni!, korrik-shtator 1997, faqja 20. 4) Ç’pasoja mund të ketë inati ose zemërimi i pakontrolluar në marrëdhëniet me vëllezërit? Në familje? Në shkollë? Në punë? Me fqinjët? (Rom. 2:24) 5) A kualifikohet si i emëruar një vëlla që ka një qëndrim të dhunshëm? Po si pionier(e)? (1 Tim. 3:3; 1 Tim. 2:8; Titit 1:7) Përfundo duke thënë se, muajin e ardhshëm, Shërbimi ynë i Mbretërisë do të ketë një pjesë tjetër për këtë argument, me titull: «Si duhet të reagojmë ndaj dhunës dhe provokimit?»

10 min.: Të ofrojmë broshurat në korrik e në gusht. Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar te shtojca. Shkurtimisht shpjego si të përdoret shtojca, duke theksuar kutinë në faqen 3, si dhe pikat kryesore nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, faqja 8. Shqyrto sugjerimet që i përshtaten territorit tuaj, për të ofruar broshura gjatë predikimit. Të demonstrohet një prezantim.

Kënga 196, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 4 korrik

Kënga 70

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: A keni një program familjar? Rishiko sugjerimet te shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, maj 2005, dhe ftoje auditorin të komentojë se ç’përpjekje kanë bërë për të zbatuar sugjerimet e dhëna, dhe dobitë që kanë nxjerrë.

20 min.: «Dëshmi e efektshme në vendet publike.»c Trego si zbatohet për territorin tuaj. Kujtoju lajmëtarëve që, aty ku është e përshtatshme, të përdorin formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43).​—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 2005, f. 6.

Kënga 120, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo