Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 prill 2005. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 7 mars deri më 25 prill 2005. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Kur përgatitim një fjalim, si duhet ta përdorim materialin e caktuar, dhe pse është e rëndësishme kjo? [be f. 234 par. 1-3 dhe kutitë]
2. Sa material, nga materiali i caktuar, duhet të përfshijmë në një fjalim? [be f. 234 par. 4–f. 235 par. 1]
3. Si duhet t’i përdorim pyetjet në mënyrë që të nxitim bisedën kur jemi në shërbim? (Vep. 8:30) [be f. 236 par. 2-5]
4. Si mund t’i përdorim pyetjet në mënyrë që t’i ndihmojmë studentët e Biblës të përdorin ‘fuqinë e tyre për të arsyetuar’? (Rom. 12:1) [be f. 238 par. 1]
5. Cili është efekti i pyetjeve që ngrihen te Romakëve 8:31, 32 dhe Isaia 14:27? [be f. 238 par. 6–239 par. 1]
FJALIMI NR. 1
6. Në ç’mënyrë ‘hedhim si themel Krishtin’ në veprën tonë të bërjes së dishepujve? (1 Kor. 3:11) [be f. 278 par. 1, 2]
7. Përderisa Jehovai i ka dhënë autoritet të plotë sundues Birit të tij në vitin 1914, në çfarë kuptimi lutemi «ardhtë mbretëria jote»? (Mat. 6:9, 10) [be f. 279 par. 4]
8. Pse për të gjithë të krishterët leximi është i rëndësishëm dhe çfarë shembulli na la Jezui në këtë drejtim? [w03 15/3 f. 10 par. 5; f. 12 par. 2]
9. Si mund t’i ndihmojnë të rinjtë shembujt e Josias dhe të Jezuit që të bëjnë përparim frymor? [w03 1/4 f. 8 par. 3, 4; f. 10 par. 3]
10. Pse mund të kemi besim te Perëndia? (Prov. 3:5, 6) [w03 1/11 f. 4 par. 6–f. 5 par. 1]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Pse Hana u lut që Jehovai «t’i japë forcë mbretit të tij», në një kohë kur Izraeli nuk qeverisej nga një mbret njerëzor? (1 Sam. 2:10)
12. Çfarë mund të mësojmë nga fakti që ushtria e Izraelit u mund megjithëse kishte me vete arkën e besëlidhjes? (1 Sam. 4:3, 4, 10)
13. Përse në 1 Kronikave 2:13-15 Davidi quhet biri i shtatë i Isait, ndërsa në 1 Samuelit 16:10, 11 tregohet se ishte i teti?
14. Çfarë ishte ‘fryma e keqe’ që e terrorizonte Saulin? (1 Sam. 16:14)
15. Si mund të na ndihmojë tregimi i Davidit që gjejmë te 1 Samuelit 26:10-11, kur gjendemi në rrethana të vështira, ndoshta për shkak të kundërshtimit ose përndjekjes nga shokët e shkollës, kolegët e punës, pjesëtarët e familjes ose nga të tjerë?