BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/05 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 4/05 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni njerëzit e interesuar, përfshini edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën. Kini si synim që t’u lini librin Të adhurojmë Perëndinë. Duhen bërë përpjekje për të filluar studime biblike, sidomos nëse disa prej tyre tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Përpiquni që të filloni studime biblike. Korrik dhe gusht: Mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Një libër për të gjithë njerëzit, Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?

◼ Distinktivët e kongresit krahinor për vitin 2005 do të përfshihen automatikisht me dërgesat e literaturës. Nuk do të jetë e nevojshme që për to të bëhet një kërkesë, përveç rastit kur me kongregacionin tuaj shoqërohet një grup i gjuhës së huaj. Distinktivët do të dërgohen duke u bazuar në numrin e pjesëtarëve të secilit kongregacion, në grupe me nga 25 copë. Nëse kongregacioneve u nevojiten më tepër distinktivë, kërkesa për to duhet të përfshihet te Formulari Kërkesë për literaturë (S-14). Duhet të bëhet edhe një kërkesë për mbajtëse plastike distinktivi për këdo në kongregacion që dëshiron të ketë një të tillë.

◼ Është e nevojshme që zyra e degës të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe të numrave të telefonit të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë të ketë një ndryshim, Komiteti i Shërbimit i Kongregacionit duhet të plotësojë, të firmosë dhe t’i dërgojë menjëherë zyrës së degës formularin Ndryshim i adresës së mbikëqyrësit drejtues/sekretarit (S-29). Kjo përfshin edhe çdo ndryshim të prefiksit telefonik.

◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të mbajnë një sasi të mjaftueshme formularësh Kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt (S-205) dhe Kërkesë për shërbimin si pionier ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me Formularin Kërkesë për literaturë (S-14). Mbani të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Rishikojini të gjithë formularët e kërkesës për shërbimin si pionier i rregullt, për t’u siguruar se janë plotësuar të gjithë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo