Si nxjerrim dobi nga Shkolla e Shërbimit Teokratik?
1 Populli i Jehovait ka privilegjin e veçantë të arsimohet nga vetë ai. (Isa. 54:13; Gjoni 6:45) Por, se sa dobi nxjerrim nga kjo, varet shumë nga përpjekjet që bëjmë. A arrin ta dallosh ndikimin pozitiv që ka në gjendjen tënde frymore Shkolla e Shërbimit Teokratik?
2 Komente vlerësimi: Shumë mbikëqyrës të shkollës kanë vënë re se studimi i hollësishëm i cilësive oratorike ka bërë që kongregacioni të jetë më i efektshëm në shërbim. Përveç kësaj, një mbikëqyrës i shkollës ka parë se tani, programit të leximit të Biblës po i përmbahen më shumë vëllezër, dhe kjo vjen sepse, me rregullimin e ri, auditori ka mundësi të marrë pjesë në pikat kryesore të Biblës. Për sa i përket fjalimit nr. 2, shumë vëllezër janë shprehur pozitivisht për faktin se mund të përqendrohen te materiali pa përgatitur një hyrje ose një përfundim. Ata që e kanë këtë pjesë si caktim, po i kushtojnë më tepër vëmendje përmirësimit të aftësisë për të lexuar.—1 Tim. 4:13.
3 Të gjithë mund të nxjerrim dobi: Mund të ndiejmë kënaqësi kur komentojmë në mbledhje. (Prov. 15:23) Duke i pasur që më parë pyetjet e rishikimit me gojë, kjo na jep mundësinë të përgatitemi dhe të jemi gati për të marrë pjesë në rishikim. Për më tepër, duke filluar nga Kulla e Rojës së 1 janarit 2004, janë botuar pika kryesore nga librat e Biblës që korrespondojnë me kapitujt që kemi për të lexuar në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Këta artikuj kanë ndihmuar shumë veta që të bëjnë komente ndërtuese, gjatë trajtimit të pikave kryesore nga Bibla.
4 Ata që janë regjistruar në shkollë kanë privilegjin të përgatitin dhe të përmbushin caktimet e tyre. Të gjithë ne mund të nxjerrim dobi nga këshillat pozitive që jep mbikëqyrësi i shkollës nga podiumi. Studentët mësojnë akoma më tepër nga këshillat specifike që marrin nga mbikëqyrësi pas mbledhjes. Ushtrimet që trajtojnë cilësitë oratorike, në fund të çdo kapitulli të librit Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik, janë një ndihmë tjetër.
5 Gjatë dhe pas shkollës, kur mëson gjëra të reja nga përvoja të ndryshme ose nga Shkrimet, mbaj shënime në kopjen tënde të librit Shkolla e Shërbimit. Medito për atë që ke mësuar dhe shqyrto se si të ka ndihmuar ky aspekt i arsimimit hyjnor, për të përmirësuar gjendjen frymore.