Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 dhjetor 2004. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 1 nëntor deri më 27 dhjetor 2004. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1.Cila është një nga mënyrat më të mira për të ngjallur interesin e auditorit për një argument? [be f. 218 par. 3]
2. Përmend pesë pika që na ndihmojnë të bëjmë një përfundim të efektshëm të fjalimit. [be f. 221 par. 1–5]
3. Si mund të jemi të sigurt se pohimet tona janë të sakta? [be f. 224 kutia]
4. Si mund të jemi të sigurt se pjesët që mbajmë në mbledhje pasqyrojnë respekt të thellë për rolin e kongregacionit si «shtylla dhe mbështetja e së vërtetës»? (1 Tim. 3:15) [be f. 224 par. 1-4]
5. Si mund të zbatohet shkrimi i Proverbave 14:15, kur bëhet fjalë për ngjarje aktuale, citime dhe përvoja? [be f. 225 par. 1]
FJALIMI NR. 1
6. Pse Jezui ishte përzgjedhës kur përdorte hollësitë në ilustrimet e tij? [w02 1/9 f. 15 par. 10]
7. Përse në ilustrimin e Jezuit që gjendet në kapitullin 10 të Gjonit, ai përdori shembullin e bariut me delet, për të treguar marrëdhënien e ngushtë që kishte me ithtarët e tij? [w02 1/9 f. 17 par. 17]
8. Si mund ta imitojmë shembullin e Jezuit duke mësuar me thjeshtësi, kur drejtojmë një studim biblik ose kur bëjmë rivizita? [w02 1/9 f. 19, 20 par. 5 dhe 6]
9. Çfarë përfshin të jemi të sinqertë kur kërkojmë falje, në mënyrë që ‘të bëjmë paqe me vëllanë tonë’? (Mat. 5:23, 24) [w02 1/11 f. 6 par. 1, 5]
10. Çfarë mësimi nxjerrim nga shkrimi i 2 Mbretërve 13:18, 19 në lidhje me përmbushjen e caktimeve që na jep Perëndia? [w02 1/12 f. 31 par. 1 dhe 2]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Pse izraelitët mund t’ia jepnin një banori të huaj ose t’ia shitnin një të huaji tjetër një kafshë të ngordhur që e kishte gjakun brenda, por që vetë izraelitët nuk e hanin? (Ligj. 14:21)
12. Çfarë mësimi nxjerrim nga Ligji i përtërirë 20:5-7?
13. Pse të merrje peng «gurin e mokrës» ishte si të merrje peng «jetën» e dikujt? (Ligj. 24:6)
14. Çfarë kuptimi ka që izraelitët do të hanin «dhjamin e deshve», duke pasur parasysh se u ndalohej ta hanin dhjamin? (Ligj. 32:13, 14, BR)
15. A ka ndonjë gjë të turpshme të flasësh për seksin në kontekstin e duhur? (Josiu 8:35) [fy f. 92, 93 par. 8]