Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Mbikëqyrësi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
1 Mbikëqyrësi i Shkollës së Shërbimit Teokratik është një burrë i pjekur frymësisht që punon pa u lodhur në të folur e në të mësuar dhe që meriton nderimin dhe bashkëpunimin tonë. (1. Tim. 5:17) Cilat janë përgjegjësitë e tij?
2 Biblioteka e Shkollës së Shërbimit Teokratik në Sallën e Mbretërisë është nën kujdesin e tij. Mbikëqyrësi i Shkollës interesohet thellësisht duke inkurajuar të gjithë ata që kualifikohen për t’u regjistruar në shkollë. Ai kujdeset që të mbahet një regjistrim i saktë e kështu caktimet të jepen në mënyrë të rregullt, të paktën tri javë përpara secilit sesion të shkollës. Ai duhet ta njohë mirë kongregacionin, të ketë parasysh secilin student dhe mundësitë e tij. Megjithëse në përgatitjen e programit të shkollës mund ta ndihmojë një vëlla tjetër, caktimi i pjesëve duhet të jetë nën mbikëqyrjen e tij.
3 Që ta trajtojë shkollën në mënyrë të efektshme, mbikëqyrësi duhet të përgatitet me kujdes çdo javë, duke bërë një studim të plotë të materialit të caktuar. Kjo gjë i jep mundësinë që të nxitë entuziazmin në kongregacion në lidhje me programin mësimor, të përcaktojë nëse materiali i caktuar është mbuluar në mënyrë të saktë dhe të theksojë pikat e rëndësishme që do të përfshihen në rishikimin me shkrim.
4 Pas fjalimit të çdo studenti, mbikëqyrësi do ta lavdërojë studentin dhe do t’i shpjegojë se përse një cilësi e veçantë e të folurit ishte e mirë ose përse nevojitet përmirësim. Kur ndokujt i nevojitet një udhëzim i mëtejshëm për të përgatitur caktimet e tij të shkollës, mbikëqyrësi ose dikush tjetër i caktuar prej tij mund t’i japë ndihmë personale.
5 Që të përfitojmë plotësisht nga puna e palodhur e mbikëqyrësit të Shkollës së Shërbimit Teokratik dhe e ndonjë këshilluesi tjetër që shërben nën drejtimin e tij, duhet ta ndjekim shkollën rregullisht. Ne duhet të plotësojmë, gjithashtu, të gjitha caktimet tona e të zbatojmë këshillat që marrim, si edhe ato që u jepen studentëve të tjerë. Kështu do të përmirësojmë në mënyrë progresive aftësinë tonë për ta prezantuar mesazhin e Mbretërisë publikisht dhe nga shtëpia në shtëpi.—Vep. 20:20; 1. Tim. 4:13, 15.