BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/04 f. 2-7
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 dhjetor
  • Java që fillon më 20 dhjetor
  • Java që fillon më 27 dhjetor
  • Java që fillon më 3 janar
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 12/04 f. 2-7

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 dhjetor

Kënga 47

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Thekso planet e veçanta që janë bërë për shërbimin në datat 25 dhjetor dhe 1 janar. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohen Kulla e Rojës e 15 dhjetorit dhe Zgjohuni! i 22 dhjetorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në secilin demonstrim trego një mënyrë të ndryshme si të përballohet kundërshtimi «Tashmë e njoh veprën tuaj.»​—Shih librin Të arsyetojmë (anglisht), f. 20.

15 min.: «Nevojitet ndihma jote.»a Intervisto shkurtimisht një plak, i cili tregon se çfarë e shtyu të synonte që të shërbente në kongregacion, dhe çfarë e ndihmoi t’i përmbushte kërkesat për t’u emëruar plak kongregacioni.

20 min.: «Si t’u japim dëshmi të afërmve?»b Përdor pyetjet e dhëna. Ftoje auditorin të japë komente të shkurtra se si u kanë ngjallur interesin të afërmve dhe si u kanë dhënë dëshmi.

Kënga 17, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 dhjetor

Kënga 68

5 min.: Njoftime lokale.

15 min.: «Si nxjerrim dobi nga Shkolla e Shërbimit Teokratik?» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Përfshi komente nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 2004. Merr masa që më parë që një ose dy vëllezër a motra të tregojnë se si po nxjerrin dobi nga kjo shkollë.

25 min.: «Të nxjerrim dobi nga videokaseta Jo Gjak: Mjekësia përballon sfidën.» Diskutim me auditorin, duke u bazuar në videokasetën Jo Gjak dhe duke përdorur pyetjet e dhëna në faqen 6. Nëse në kongregacion nuk keni një kopje të kësaj videokasete ose vëllezërit nuk e kuptojnë një nga gjuhët në të cilën disponohet videokaseta, mund të përgatitet një diskutim i bazuar në Kullën e Rojës të 15 qershorit 2004, faqet 29-31 dhe të 15 tetorit 2000, faqet 30, 31.

Kënga 50, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 dhjetor

Kënga 36

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin dhjetor. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit), demonstro se si të prezantohen Kulla e Rojës e 1 janarit ose Zgjohuni! e 8 janarit.

10 min.: Mjete që na ndihmojnë t’i bindemi ligjit të Perëndisë për gjakun. Pas një hyrjeje të shkurtër, ku shpjegohen arsyet biblike për t’u përmbajtur nga gjaku, një plak i kualifikuar shpjegon se si të përditësohet karta Deklaratë/Shfajësim mjekësor paraprak ose Karta e Identitetit. Lajmëtarët e pagëzuar që kanë plotësuar më parë kartat në të cilat nuk ndodhet data e shtypjes ose kartat më datë 3/99, nuk është e nevojshme që të plotësojnë një kartë të re këtë vit. Sekretari duhet të ketë një sasi të mjaftueshme kartash për lajmëtarët e sapopagëzuar, për fëmijët e tyre dhe për ata që kanë nevojë ta zëvendësojnë kartën. Karta duhet plotësuar me kujdes në shtëpi, por NUK duhet firmosur. Firmosja, vënia e datës dhe firma e dëshmitarëve, në të gjitha kartat do të bëhet pas Studimit të Librit të Kongregacionit në javën pasuese e, nëse është e nevojshme, me ndihmën e mbikëqyrësit të Studimit të Librit. Dëshmitarët duhet ta shohin individin kur të firmosë kartën. Lajmëtarët e papagëzuar mund t’i shkruajnë udhëzimet për veten dhe për fëmijët e tyre, duke përshtatur gjuhën e këtij dokumenti me gjuhën e kartave Deklaratë/Shfajësim mjekësor paraprak ose me Kartën e Identitetit.

25 min.: Roli i ndërgjegjes suaj. Fjalim nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës së 15 qershorit 2004, faqet 23 dhe 24, paragrafët 16-19. Duke përdorur pika të përshtatshme nga Kulla e Rojës e 1 majit 2000, faqet 16 dhe 17, paragrafët 12-16, thekso që vendimet që duhet të marrim në bazë të ndërgjegjes janë të rëndësishme, pasi këtu përfshihet marrëdhënia jonë me Jehovain.

Kënga 8, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 3 janar

Kënga 27

Shënim: Kongregacionet nuk duhet ta bëjnë Mbledhjen e Shërbimit për javën që fillon më 3 janar përpara kësaj date, përveç rastit kur kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor. Në çdo kongregacion, shtojca për kongresin duhet trajtuar në Mbledhjen e Shërbimit që është në program. Në qoftë se atë javë ka një asamble qarkore, mbikëqyrësit e studimeve të librit duhet të njoftojnë vendin dhe datat e kongresit gjatë studimit të librit. Nëse keni marrë listën e strehimeve të rekomanduara, mbikëqyrësi duhet të bëjë një kopje, në mënyrë që të pranishmit të marrin numrat e telefonave të hoteleve për të bërë rezervimet. Megjithatë, nuk duhen bërë kopje të kësaj liste për t’ua dhënë lajmëtarëve.

5 min.: Njoftime lokale. Përmend ofertën e literaturës për muajin janar.

15 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 4.» Pas hyrjes, që duhet bazuar në paragrafin e parë, dhe që nuk duhet të zgjasë më shumë se një minutë, organizo një demonstrim që bazohet në paragrafët 2 dhe 3, ku të ilustrohet se si drejtuesi i një studimi biblik i tregon studentit si të përgatitet për studimin. Për demonstrimin, të përdoret një paragraf nga libri Njohuria ose nga broshura Çfarë kërkon? Pas prezantimit, vazhdo me një diskutim pyetje-përgjigje me auditorin, duke iu referuar paragrafëve 2 deri 5, duke përmendur edhe pikat kyçe të demonstrimit.

25 min.: «Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2005 ‘T’i bindemi Perëndisë’.»c Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Pasi të diskutosh paragrafin 2, lexo letrën e datës 15 dhjetor 2004, ku tregohet kongresi në të cilin jeni caktuar. Kur të diskutosh paragrafin 4, shqyrto të gjitha pikat që gjenden te kutitë në faqen 4. Nxiti të gjithë që të bëjnë sa më shpejt planet e tyre për kongresin.

Kënga 79, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo