Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2005
Udhëzime
Gjatë vitit 2005, Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë:
BURIMI I MATERIALIT: Shkrimet e Krishtere Greke Përkthimi Bota e Re [bi7], Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik [be], Kulla e Rojës [w], Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! [dp], Zgjohuni! [g], Libri im i tregimeve biblike [my].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHË me këngën, lutjen dhe me shprehjet që urojnë mirëseardhjen, e më pas do të vazhdojë si më poshtë:
CILËSIA ORATORIKE: 5 minuta. Mbikëqyrësi i shkollës, ndihmësi i tij ose një plak tjetër i kualifikuar, do të trajtojnë një cilësi oratorike duke u bazuar në librin Shkolla e Shërbimit. (Në kongregacionet me numër të kufizuar pleqsh, mund të përdoret një shërbëtor ndihmës i kualifikuar.) Nëse nuk tregohet ndryshe, në diskutim duhet të përfshihen edhe kutitë që ndodhen në faqet e caktuara. Ushtrimet nuk duhen përfshirë. Ato janë kryesisht për përdorim personal dhe për këshilla private.
FJALIMI NR. 1: 10 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar. Ky fjalim do të bazohet në revistën Kulla e Rojës, në librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik, në librin Kushtoju vëmendje profecive të Danielit dhe në revistën Zgjohuni! Duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi që zgjat 10 minuta, pa rishikim gojor. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë vetëm trajtimi i materialit, por duhet përqendruar vëmendja në vlerën praktike të informacionit që po trajtohet, duke nxjerrë në pah atë që do të jetë më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar. Nga vëllezërit të cilëve u caktohet ky fjalim, pritet të kenë kujdes që t’i përmbahen kohës së lejuar. Nëse është e nevojshme, mund t’u jepet këshillë privatisht.
PIKAT KRYESORE NGA LEXIMI I BIBLËS: 10 minuta. Në gjashtë minutat e para, një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar duhet të trajtojë materialin duke ua përshtatur nevojave lokale. Ai mund të komentojë për cilëndo pjesë nga leximi i Biblës i caktuar për atë javë. Kjo pjesë nuk duhet të jetë thjesht një përmbledhje e leximit të caktuar. Synimi kryesor është të ndihmohet auditori që të kuptojë përse dhe si është i vlefshëm informacioni që trajtohet. Oratori duhet të ketë kujdes që të mos i kalojë gjashtë minutat që janë caktuar për pjesën e parë. Duhet të sigurohet që të lihen katër minuta për komente nga auditori. Auditori duhet ftuar që të bëjë komente të shkurtra (për 30 sekonda ose më pak) në lidhje me ato pika që kanë vlerësuar nga leximi i Biblës dhe dobitë e tyre. Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do t’i ftojë studentët që të ndahen në klasat ku janë caktuar të bëjnë fjalime.
FJALIMI NR. 2: 4 minuta. Është një lexim që duhet bërë nga një vëlla. Zakonisht pjesa që lexohet do të jetë nga Bibla. Një herë në muaj, për këtë caktim do të përdoret një pjesë nga Kulla e Rojës. Studenti duhet ta lexojë pjesën e caktuar pa bërë ndonjë hyrje ose pjesë përmbyllëse. Sasia e materialit që do të lexohet çdo javë mund të mos jetë saktësisht e njëjta, por leximi duhet të zgjatë katër minuta ose më pak. Mbikëqyrësi i shkollës duhet ta shikojë me vëmendje pjesën përpara se të bëjë caktimet, duke ia përshtatur moshës dhe aftësisë së studentit. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht që studentët të ndihmohen të lexojnë me kuptueshmëri, me rrjedhshmëri, me theksin e duhur logjik, me intonacion, me pauza të përshtatshme dhe natyrshmëri.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Do t’i caktohet një motre. Studentes që merr këtë caktim do t’i caktohet një rrethanë ose mund të zgjedhë një nga lista që gjendet në faqen 82 të librit Shkolla e Shërbimit. Studentja duhet të përdorë temën e caktuar dhe duhet ta zbatojë atë për ndonjë aspekt të shërbimit që është realist dhe praktik për territorin e kongregacionit të saj. Kur nuk jepet asnjë referim si burim materiali, studentes do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë, duke bërë kërkime në botimet e siguruara nga klasa e skllavit të besueshëm e të matur. Studenteve më të reja u duhen caktuar fjalime për të cilat janë dhënë referime. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht për mënyrën se si e zhvillon studentja materialin dhe si e ndihmon të zonjën e shtëpisë që të arsyetojë rreth shkrimeve e të kuptojë pikat kyçe të prezantimit. Studentja së cilës i caktohet kjo pjesë duhet të dijë të lexojë. Mbikëqyrësi i shkollës do të caktojë një ndihmëse.
FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Studenti duhet të zhvillojë temën e caktuar. Kur nuk jepen referime si burim materiali, studentit do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet e siguruara nga klasa e skllavit të besueshëm e të matur. Kur i caktohet një vëllai, kjo pjesë duhet të mbahet si një fjalim, duke pasur në mendje auditorin në Sallën e Mbretërisë. Kur i caktohet një motre, pjesa duhet prezantuar gjithmonë siç përshkruhet për fjalimin nr. 3. Mbikëqyrësi i shkollës mund t’ia caktojë një vëllai fjalimin nr. 4, sa herë që ta shohë të përshtatshme. Ju lutemi, vini re se temat që kanë nga një yllth duhet t’u caktohen vetëm vëllezërve për t’u trajtuar si fjalime.
KOHËMATJA: Në asnjë fjalim nuk duhet të kalohet koha e caktuar, as në këshillat që jep mbikëqyrësi i shkollës. Fjalimet nr. 2 deri 4 duhen ndërprerë me takt në rast se kalohet koha. Nëse vëllezërit që trajtojnë fjalimin hapës rreth një cilësie oratorike, fjalimin nr. 1, ose pikat kryesore nga leximi i Biblës e kalojnë kohën, atyre u duhet dhënë këshillë privatisht. Të gjithë duhet ta matin kohën me kujdes. I gjithë programi duhet të zgjatë 45 minuta, pa këngën dhe lutjen.
KËSHILLA: 1 minutë. Pas prezantimit të çdo studenti, mbikëqyrësi i shkollës nuk do të përdorë më shumë se një minutë për të bërë disa komente pozitive për ndonjë aspekt të fjalimit që ishte për t’u lavdëruar. Synimi i tij nuk është që thjesht të thotë «e bëre mirë», por që të tërheqë vëmendjen ndaj arsyeve specifike se përse ishte i efektshëm ky aspekt i prezantimit. Sipas nevojës së çdo studenti, mund të jepen privatisht këshilla të tjera ndërtuese pas mbledhjes ose në ndonjë moment tjetër.
NDIHMËSI: Trupi i pleqve mund të zgjedhë një plak të kualifikuar, nëse ka të tjerë përveç mbikëqyrësit të shkollës, që të kryejë caktimin si këshillues ndihmës. Nëse në kongregacion ka disa pleq, çdo vit mund të caktohet një plak i ndryshëm i kualifikuar për këtë caktim. Përgjegjësia e ndihmësit do të jetë që t’u japë këshillë private, nëse është e nevojshme, vëllezërve që prezantojnë fjalimin nr. 1 dhe pikat kryesore nga Bibla. Nuk është e nevojshme që ai të ofrojë këshilla pas çdonjërit prej këtyre fjalimeve të mbajtura nga pleqtë e tjerë ose shërbëtorët ndihmës. Ky rregull do të jetë i vlefshëm gjatë vitit 2005 dhe mund të përshtatet më pas.
FLETA E KËSHILLAVE: Në libër.
RISHIKIMI GOJOR: 30 minuta. Çdo dy muaj, mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim gojor. Rishikimi do të bëhet pas trajtimit të cilësisë oratorike dhe pas prezantimit të pikave kryesore nga leximi i Biblës, siç u tregua më lart. Rishikimi gojor do të bazohet në materialin që është trajtuar në shkollë gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe vetë javën e rishikimit. Në qoftë se javën e rishikimit gojor kongregacioni juaj ka asamblenë qarkore ose vizitën e mbikëqyrësit qarkor, atëherë ndiqni udhëzimet që jepen për programin te Shërbimi ynë i Mbretërisë dhjetor 2003, faqja 6.
PROGRAMI
3 janar Leximi i Biblës: Josiu 16-20 Kënga 6
Cilësia oratorike: I kuptueshëm për të tjerët (be f. 226 ¶1–f. 227 ¶1)
Nr. 1: Frikësoju Perëndisë së vërtetë (be f. 272 ¶1–f. 273 ¶1)
Nr. 2: Josiu 16:1–17:4
Nr. 3: Nga kanë ardhur të gjitha gjërat e mira? (my 1)
Nr. 4: A tregon pasuria ose varfëria nëse një i krishterë është vërtet i devotshëm?
10 janar Leximi i Biblës: Josiu 21-24 Kënga 100
Cilësia oratorike: Shpjego termat e panjohur (be f. 227 ¶2–f. 228 ¶1)
Nr. 1: Ta bëjmë të njohur emrin e Perëndisë (be f. 273 ¶2–f. 274 ¶1)
Nr. 2: Josiu 23:1-13
Nr. 3: Si e përgatiti Perëndia tokën që të ishte shtëpia jonë? (my 2)
Nr. 4: A është e drejtë të adhurojmë Jezuin?
17 janar Leximi i Biblës: Gjykatësit 1-4 Kënga 97
Cilësia oratorike: Jep shpjegimet e nevojshme (be f. 228 ¶2, 3)
Nr. 1: Personi që identifikohet me anë të emrit (be f. 274 ¶2-5)
Nr. 2: Gjykatësit 2:1-10
Nr. 3: Të kuptojmë ç’mendon Jehovai për martesën nga tregimi i Zanafillës për burrin dhe gruan e parë (my 3)
Nr. 4: Si të mbrohesh nga videoklipet e dëmshme?
24 janar Leximi i Biblës: Gjykatësit 5-7 Kënga 47
Cilësia oratorike: Si përfshihet zemra? (be f. 228 ¶4–f. 229 ¶1)
Nr. 1: Emri i Perëndisë është «një kullë e fortë» (be f. 274 ¶6–f. 275 nëntitulli)
Nr. 2: Gjykatësit 6:25-35
Nr. 3: Si duhet të ndikojë Bibla në lirinë tonë të zgjedhjes?
Nr. 4: Sa sukses ka pasur Satanai për t’i kthyer njerëzit kundër sundimit të Perëndisë? (my 4)
31 janar Leximi i Biblës: Gjykatësit 8-10 Kënga 174
Cilësia oratorike: Informativ për auditorin (be f. 230 ¶1-6)
Nr. 1: Të japim dëshmi për Jezuin (be f. 275 nëntitulli–f. 276 ¶1)
Nr. 2: w03 15/1 f. 19, 20 ¶16-18
Nr. 3: Pse jeta është kaq e vështirë? (my 5)
Nr. 4: Të jesh materialist do të thotë më shumë sesa vetëm të kesh shumë zotërime
7 shkurt Leximi i Biblës: Gjykatësit 11-14 Kënga 209
Cilësia oratorike: Bëje informativ fjalimin me anë të kërkimeve (be f. 231 ¶1-3)
Nr. 1: Të theksojmë rolin e Jezuit si Shpenguesi (be f. 276 ¶2, 3)
Nr. 2: Gjykatësit 12:1-15
Nr. 3: Pse janë në unitet Dëshmitarët e Jehovait?
Nr. 4: Çfarë mendon Jehovai për derdhjen e gjakut të pafajshëm? (my 6)
14 shkurt Leximi i Biblës: Gjykatësit 15-18 Kënga 105
Cilësia oratorike: Shpjegoji Shkrimet (be f. 231 ¶4, 5)
Nr. 1: Të theksojmë rolin e Jezuit si Kryeprift dhe si Kreu i kongregacionit (be f. 277 ¶1, 2)
Nr. 2: Gjykatësit 15:9-20
Nr. 3: Si mund ta imitojnë të krishterët sot guximin e Enokut? (my 7)
Nr. 4: Pse hipnotizmi nuk është për të krishterët?
21 shkurt Leximi i Biblës: Gjykatësit 19-21 Kënga 53
Cilësia oratorike: Shpjego domethënien e termave (be f. 232 ¶1)
Nr. 1: Të theksojmë rolin e Jezuit si Mbret që po sundon (be f. 277 ¶3, 4)
Nr. 2: w03 1/2 f. 17, 18 ¶18-21
Nr. 3: Si filloi ndikimi i demonëve këtu mbi tokë? (my 8)
Nr. 4: Cilat janë disa ‘gjëra të thella të Perëndisë’? (1 Kor. 2:10)
28 shkurt Leximi i Biblës: Rutha 1-4 Kënga 120
Cilësia oratorike: Arsyeto rreth shkrimeve (be f. 232 ¶2-4)
Rishikim gojor
7 mars Leximi i Biblës: 1 Samuelit 1-4 Kënga 221
Cilësia oratorike: Zgjidh informacion që të jetë në dobinë e auditorit (be f. 233 ¶1-5)
Nr. 1: Hidh si themel Krishtin (be f. 278 ¶1-4)
Nr. 2: 1 Samuelit 2:1-11
Nr. 3: Noeja: shembull i shkëlqyer në zbatimin e udhëzimeve hyjnore (my 9)
Nr. 4: Pse të krishterët e vërtetë nuk konsultohen me horoskopin?
14 mars Leximi i Biblës: 1 Samuelit 5-9 Kënga 151
Cilësia oratorike: Përdorimi i materialit të caktuar (be f. 234 ¶1–f. 235 ¶3)
Nr. 1: Ky lajm i mirë i Mbretërisë (be f. 279 ¶1-4)
Nr. 2: 1 Samuelit 5:1-12
Nr. 3: Jehovai i shpëton shërbëtorët e tij (my 10)
Nr. 4: Si ta forcojmë miqësinë me Jehovain?
21 mars Leximi i Biblës: 1 Samuelit 10-13 Kënga 166
Cilësia oratorike: Përdorimi i efektshëm i pyetjeve (be f. 236 ¶1-5)
Nr. 1: Shpjego ç’është Mbretëria (be f. 280 ¶1-5)
Nr. 2: 1 Samuelit 10:1-12
Nr. 3: Si duhet të sillen të krishterët me të afërmit që s’kanë të njëjtën fe si ata?
Nr. 4: Të mos e harrojmë domethënien e ylberit (my 11)
28 mars Leximi i Biblës: 1 Samuelit 14-15 Kënga 172
Cilësia oratorike: Pyetje për të paraqitur mendime të rëndësishme (be f. 237 ¶1, 2)
Nr. 1: Shpjego si ndikon te ne Mbretëria (be f. 281 ¶1-4)
Nr. 2: w03 15/3 f. 19, 20 ¶17-21
Nr. 3: Pse i paguajnë taksat të krishterët?
Nr. 4: Të mësojmë nga shembulli paralajmërues i Nimrodit (my 12)
4 prill Leximi i Biblës: 1 Samuelit 16-18 Kënga 27
Cilësia oratorike: Pyetje për të arsyetuar rreth një argumenti (be f. 237 ¶3–f. 238 ¶2)
Nr. 1: Pse është i rëndësishëm për të krishterët arsimimi? (w03 15/3 f. 10 ¶1–f. 11 ¶5)
Nr. 2: 1 Samuelit 17:41-51
Nr. 3: Pse Abrahami u quajt mik i Perëndisë? (my 13)
Nr. 4: Meditimi rreth pasojave na ndihmon ta duam të mirën dhe ta urrejmë të keqen
11 prill Leximi i Biblës: 1 Samuelit 19-22 Kënga 73
Cilësia oratorike: Pyetje për të nxjerrë ndjenjat më të thella të një personi (be f. 238 ¶3-5)
Nr. 1: Si mund të bëjnë përparim frymor të rinjtë? (w03 1/4 f. 8-10)
Nr. 2: 1 Samuelit 20:24-34
Nr. 3: Pse modestia e vërtetë është një cilësi tërheqëse?
Nr. 4: Të kemi një besim si ai i Abrahamit (my 14)
18 prill Leximi i Biblës: 1 Samuelit 23-25 Kënga 61
Cilësia oratorike: Pyetje për të dhënë më shumë emfazë (be f. 238 ¶6–f. 239 ¶1)
Nr. 1: Beso te Jehovai me gjithë zemër (w03 1/11 f. 4-7)
Nr. 2: w03 1/5 f. 17 ¶11-14
Nr. 3: Ç’mësim nxjerrim nga tregimi për gruan e Lotit? (my 15)
Nr. 4: Pse u bë besëlidhja abrahamike?
25 prill Leximi i Biblës: 1 Samuelit 26-31 Kënga 217
Cilësia oratorike: Pyetje për të treguar që një mënyrë të menduari është e gabuar (be f. 239 ¶2-4)
Rishikim gojor
2 maj Leximi i Biblës: 2 Samuelit 1-3 Kënga 91
Cilësia oratorike: Krahasime dhe metafora që mësojnë (be f. 240 ¶1–f. 241 ¶1)
Nr. 1: Arsimimi nuk është vetëm për të gjetur punë (w03 15/3 f. 11 ¶6–f. 14 ¶4)
Nr. 2: 2 Samuelit 2:1-11
Nr. 3: Baza të mira për një martesë të lumtur (my 16)
Nr. 4: Dobitë e shumta që vijnë kur je i ndershëm
9 maj Leximi i Biblës: 2 Samuelit 4-8 Kënga 183
Cilësia oratorike: Përdor shembuj (be f. 241 ¶2-4)
Nr. 1: Jehovai interesohet me të vërtetë për të rinjtë (w03 15/4 f. 29 ¶4–f. 31 ¶4)
Nr. 2: 2 Samuelit 5:1-12
Nr. 3: Çfarë u arrit me anë të besëlidhjes së Ligjit?
Nr. 4: Të mos i përbuzim gjërat e shenjta! (my 17)
16 maj Leximi i Biblës: 2 Samuelit 9-12 Kënga 66
Cilësia oratorike: Shembuj nga Shkrimet (be f. 242 ¶1, 2)
Nr. 1: A e vëren Jehovai atë që bën ti? (w03 1/5 f. 28-31)
Nr. 2: 2 Samuelit 9:1-13
Nr. 3: Shembulli i Jakobit tregon dallimin ndërmjet dashurisë së vërtetë dhe dashuriçkave (my 18)
Nr. 4: Në ç’kuptim Fjala e Perëndisë është e gjallë? (Hebr. 4:12)
23 maj Leximi i Biblës: 2 Samuelit 13-15 Kënga 103
Cilësia oratorike: A do të kuptohet? (be f. 242 ¶3–f. 243 ¶1)
Nr. 1: Dokumentimi i udhëtimit të Noesë: A ka domethënie për ne? (w03 15/5 f. 4-7)
Nr. 2: 2 Samuelit 13:10-22
Nr. 3: Si duhet ta kuptojmë Gjonin 11:25, 26?
Nr. 4: Ta marrim seriozisht shembullin paralajmërues të Dinës (my 20)
30 maj Leximi i Biblës: 2 Samuelit 16-18 Kënga 132
Cilësia oratorike: Ilustrime të nxjerra nga rrethana të njohura (be f. 244 ¶1, 2)
Nr. 1: Mendoni me kthjelltësi, veproni me mençuri (w03 15/7 f. 21-23)
Nr. 2: w03 15/5 f. 16, 17 ¶8-11
Nr. 3: Të mësojmë nga tregimi i Jozefit dhe i gruas së Potifarit (my 22)
Nr. 4: Pse përulësia nuk është një dobësi?
6 qershor Leximi i Biblës: 2 Samuelit 19-21 Kënga 224
Cilësia oratorike: Ilustrime të përshtatshme për auditorin (be f. 244 ¶3–f. 245 ¶4)
Nr. 1: Të kuptojmë qëllimin e disiplinës (w03 1/10 f. 20 ¶1–f. 21 ¶6)
Nr. 2: 2 Samuelit 19:1-10
Nr. 3: Si mund të hyjë në pushimin e Perëndisë një i krishterë?
Nr. 4: Të imitojmë shembullin e besnikërisë së Jobit (my 26)
13 qershor Leximi i Biblës: 2 Samuelit 22-24 Kënga 74
Cilësia oratorike: Përdorimi i efektshëm i mjeteve ndihmëse pamore (be f. 247 ¶1, 2)
Nr. 1: Të pranojmë mësimin dhe t’i vëmë fre gjuhës (w03 15/9 f. 21 ¶1–f. 22 ¶3)
Nr. 2: 2 Samuelit 24:10-17
Nr. 3: Jehovai i mbështet shërbëtorët të tij, që të përmbushin caktimet teokratike (my 30)
Nr. 4: Në ç’kuptim një i krishterë duhet të jetë i ndarë nga bota?
20 qershor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 1, 2 Kënga 2
Cilësia oratorike: Si i përdori Jezui mjetet ndihmëse pamore? (be f. 247 ¶3)
Nr. 1: Të mësojmë sekretin për t’u kënaqur me aq sa kemi (w03 1/6 f. 8-11)
Nr. 2: w03 1/6 f. 12, 13 ¶1-4
Nr. 3: Çfarë kishte të veçantë Urdhërimi i Dhjetë?
Nr. 4: Moisiu dhe Aaroni tregojnë besim te Jehovai (my 31)
27 qershor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 3-6 Kënga 167
Cilësia oratorike: Si t’i përdorësh mjetet ndihmëse pamore? (be f. 248 ¶1-3)
Rishikim gojor
4 korrik Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 7, 8 Kënga 194
Cilësia oratorike: Përdor hartat, programin e asambleve dhe videot (be f. 248 ¶4–f. 249 ¶2)
Nr. 1: T’i çmojmë bashkëbesimtarët e moshuar (w03 1/9 f. 30, 31)
Nr. 2: 1 Mbretërve 8:1-13
Nr. 3: Si e mundi Jezui botën?
Nr. 4: Ndërsa fundi po afrohet, të mësojmë nga tregimi për kalimin e Detit të Kuq (my 33)
11 korrik Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 9-11 Kënga 191
Cilësia oratorike: Përdorimi i mjeteve ndihmëse pamore për grupe më të mëdha (be f. 249 ¶3–f. 250 ¶1)
Nr. 1: Dëshmi që Jezu Krishti ka jetuar në tokë (w03 15/6 f. 4-7)
Nr. 2: 1 Mbretërve 9:1-9
Nr. 3: Çfarë mund të mësojmë nga ligjet që Jehovai i dha Izraelit? (my 35)
Nr. 4: Abuzimi me drogën mund të mposhtet duke zbatuar parimet e Biblës
18 korrik Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 12-14 Kënga 162
Cilësia oratorike: Pse është e rëndësishme arsyetueshmëria? (be f. 251 ¶1-3)
Nr. 1: Mendimet çojnë në veprime dhe veprimet në pasoja (w03 15/1 f. 30 ¶1-3)
Nr. 2: 1 Mbretërve 12:1-11
Nr. 3: Si na ndihmon besimi që të përballojmë sprovat?
Nr. 4: Pikëpamja e Jehovait për përzierjen e adhurimit të vërtetë me fenë e rreme (my 36)
25 korrik Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 15-17 Kënga 158
Cilësia oratorike: Nga t’ia fillojmë (be f. 251 ¶4–f. 252 ¶3)
Nr. 1: Si ‘ta dallojmë cili është vullneti i Jehovait’? (w03 1/12 f. 21 ¶3–f. 23 ¶3)
Nr. 2: w03 15/7 f. 19 ¶15-17
Nr. 3: Murmuritja çon në zemërimin e Jehovait (my 38)
Nr. 4: Si i ngushëllon të krishterët fryma e shenjtë?
1 gusht Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 18-20 Kënga 207
Cilësia oratorike: Kur të hapësh rrugë? (be f. 252 ¶4–f. 253 ¶2)
Nr. 1: Të rinj, ecni denjësisht për Jehovain! (w03 15/10 f. 23 ¶1–f. 24 ¶1)
Nr. 2: 1 Mbretërve 18:1-15
Nr. 3: Të gjithë të krishterët mund të japin shumë fryt
Nr. 4: Pasojat e rebelimit kundër autoritetit të Jehovait (my 39)
8 gusht Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 21, 22 Kënga 92
Cilësia oratorike: Bëj pyetje dhe jep arsye (be f. 253 ¶3–f. 254 ¶2)
Nr. 1: Zgjidhja e përhershme për varfërinë (w03 1/8 f. 4-7)
Nr. 2: 1 Mbretërve 21:15-26
Nr. 3: Të mësojmë nga gabimi që bëri Moisiu (my 40)
Nr. 4: Pse na duhet guximi, dhe si mund ta kemi atë?
15 gusht Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 1-4 Kënga 16
Cilësia oratorike: Argumente bindëse, të bazuara fortësisht në Fjalën e Perëndisë (be f. 255 ¶1–f. 256 ¶2)
Nr. 1: Falas morët, falas jepni (w03 1/8 f. 20-22)
Nr. 2: 2 Mbretërve 3:1-12
Nr. 3: Pse para Përmbytjes njerëzit jetonin shumë?
Nr. 4: Të çmojmë masat që ka marrë Jehovai për dobinë tonë (my 41)
22 gusht Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 5-8 Kënga 193
Cilësia oratorike: Argumente të mbështetura nga dëshmi plotësuese (be f. 256 ¶3-5)
Nr. 1: Të kemi takt: Si ta mësojmë këtë art? (w03 1/8 f. 29-31)
Nr. 2: w03 1/8 f. 19 ¶18-22
Nr. 3: Jehovai e mbron popullin e tij (my 42)
Nr. 4: Cilat cilësi të mira të Jonait duhet të imitojmë?
29 gusht Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 9-11 Kënga 129
Cilësia oratorike: Paraqit dëshmi të mjaftueshme (be f. 257 ¶1-4)
Rishikim gojor
5 shtator Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 12-15 Kënga 175
Cilësia oratorike: Përpiqu të prekësh zemrën (be f. 258 ¶1–f. 259 ¶1)
Nr. 1: A po e kërkon me ngulm Jehovain? (w03 15/8 f. 25-28)
Nr. 2: 2 Mbretërve 12:1-12
Nr. 3: Pse duhet të shfaqim butësi?
Nr. 4: Të mësojmë nga disiplina që mori Moisiu (my 43)
12 shtator Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 16-18 Kënga 203
Cilësia oratorike: Ndihmoji njerëzit të shprehen (be f. 259 ¶2-4)
Nr. 1: Si e mbanin mend njerëzit Jezuin? (w03 15/8 f. 6 ¶5–f. 8 ¶6)
Nr. 2: 2 Mbretërve 16:10-20
Nr. 3: Shembulli i Rahabës tregon sa i rëndësishëm është besimi (my 44)
Nr. 4: Si mund të sigurohemi se çfarë është e pranueshme para Zotërisë?
19 shtator Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 19-22 Kënga 89
Cilësia oratorike: Nxit ndjenja pozitive (be f. 259 ¶5–f. 260 ¶1)
Nr. 1: «Vazhdo ta mbash modelin e fjalëve të shëndosha» (w03 1/1 f. 29 ¶3–f. 30 ¶4)
Nr. 2: 2 Mbretërve 19:20-28
Nr. 3: Të ndjekim me besim udhëzimet hyjnore (my 45)
Nr. 4: Ç’mund të mësojmë nga vëllezërit tanë të krishterë që jetonin në Smirnën e lashtë?
26 shtator Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 23-25 Kënga 84
Cilësia oratorike: Ndihmoji të tjerët që të kultivojnë frikën ndaj Perëndisë (be f. 260 ¶2, 3)
Nr. 1: Një mal mbush tokën (dp f. 60-62; ¶30-36)
Nr. 2: w03 15/8 f. 20 ¶6-10
Nr. 3: Ne jemi optimistë për të ardhmen
Nr. 4: Jehovai u tregon fuqinë besnikëve të tij (my 46)
3 tetor Leximi i Biblës: 1 Kronikave 1-4 Kënga 51
Cilësia oratorike: Sjellja jonë ka rëndësi për Perëndinë (be f. 260 ¶4–f. 261 ¶1)
Nr. 1: Shtatë kohë që ndikojnë mbi ne (dp f. 94-97 ¶24-29)
Nr. 2: 1 Kronikave 4:24-43
Nr. 3: Cilin mësim të rëndësishëm nxjerrim nga gjykimi i Akanit? (my 47)
Nr. 4: Jehovai na do si individë
10 tetor Leximi i Biblës: 1 Kronikave 5-7 Kënga 195
Cilësia oratorike: Ndihmoji të tjerët që të bëjnë vetëshqyrtim (be f. 261 ¶2-4)
Nr. 1: «Shtatëdhjetë javë» që të asgjësohet mëkati—Pjesa e parë: Fillojnë «shtatëdhjetë javët» (dp f. 186-190 ¶13-20)
Nr. 2: 1 Kronikave 5:18-26
Nr. 3: Çfarë dimë për ‘ditën e Jehovait’?
Nr. 4: Të imitojmë besimin e gibeonitëve (my 48)
17 tetor Leximi i Biblës: 1 Kronikave 8-11 Kënga 201
Cilësia oratorike: Nxit bindjen me gjithë zemër (be f. 262 ¶1-4)
Nr. 1: «Shtatëdhjetë javë» që të asgjësohet mëkati—Pjesa e dytë: Shfaqet «Mesia, Udhëheqësi» (dp f. 187 ¶15; f. 191 ¶21, 22)
Nr. 2: 1 Kronikave 10:1-14
Nr. 3: Të besojmë në fuqinë shpëtuese të Jehovait (my 49)
Nr. 4: Me kë duhet të tregojmë takt?
24 tetor Leximi i Biblës: 1 Kronikave 12-15 Kënga 80
Cilësia oratorike: Bashkëpuno me Jehovain për t’u prekur zemrën njerëzve (be f. 262 ¶5)
Nr. 1: «Shtatëdhjetë javë» që të asgjësohet mëkati—Pjesa e tretë: Ngjarjet e javës së fundit (dp f. 192-195 ¶23-27)
Nr. 2: w03 1/11 f. 10, 11 ¶10-13
Nr. 3: Çfarë do të thotë në të vërtetë të ecësh në emër të Jehovait?
Nr. 4: Rutha: Shembull i shkëlqyer besnikërie ndaj Jehovait (my 51)
31 tetor Leximi i Biblës: 1 Kronikave 16-20 Kënga 129
Cilësia oratorike: Si të qëndrosh brenda kohës së caktuar? (be f. 263 ¶1–f. 264 ¶4)
Rishikim gojor
7 nëntor Leximi i Biblës: 1 Kronikave 21-25 Kënga 215
Cilësia oratorike: Nxitja e efektshme (be f. 265 ¶1–f. 266 ¶1)
Nr. 1: A duhet të jenë të varfër të krishterët? (g03 8/1 f. 26, 27)
Nr. 2: 1 Kronikave 22:1-10
Nr. 3: Çfarë mund të mësojmë nga Gideoni dhe 300 burrat? (my 52)
Nr. 4: aSi ta forcojmë martesën?
14 nëntor Leximi i Biblës: 1 Kronikave 26-29 Kënga 35
Cilësia oratorike: Nxit në bazë të dashurisë (be f. 266 ¶2-5)
Nr. 1: Si ta përdorim lirinë e zgjedhjes? (g03 8/3 f. 12, 13)
Nr. 2: 1 Kronikave 29:1-9
Nr. 3: Pse përndiqen shërbëtorët e Jehovait?
Nr. 4: Të mbajmë premtimet, siç bëri Jefteu (my 53)
21 nëntor Leximi i Biblës: 2 Kronikave 1-5 Kënga 46
Cilësia oratorike: Nxit duke u bazuar plotësisht te Shkrimet (be f. 267 ¶1, 2)
Nr. 1: Të mos përdorim një të folur që lëndon (g03 8/6 f. 18-20)
Nr. 2: 2 Kronikave 2:1-10
Nr. 3: Të kuptojmë qëllimin e disiplinës
Nr. 4: Jehovai u jep forcë atyre që mbështeten tek ai (my 54)
28 nëntor Leximi i Biblës: 2 Kronikave 6-9 Kënga 106
Cilësia oratorike: Me «çiltërsi fjale» (be f. 267 ¶3, 4)
Nr. 1: bA është e justifikuar urrejtja etnike? (g03 8/8 f. 26, 27)
Nr. 2: w03 1/12 f. 15, 16 ¶3-6
Nr. 3: Si tregojmë se e gjejmë kënaqësinë tonë te Jehovai?
Nr. 4: Mësime të vlefshme nga shembulli i Elkanait dhe i Hanës (my 55)
5 dhjetor Leximi i Biblës: 2 Kronikave 10-14 Kënga 116
Cilësia oratorike: Pse është e rëndësishme t’u japim zemër të tjerëve? (be f. 268 ¶1-3)
Nr. 1: cA na bekon Perëndia me pasuri? (g03 8/9 f. 26, 27)
Nr. 2: 2 Kronikave 12:1-12
Nr. 3: Pse kemi nevojë për dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë?
Nr. 4: Shembulli i Saulit thekson vlerën e bindjes (my 56)
12 dhjetor Leximi i Biblës: 2 Kronikave 15-19 Kënga 182
Cilësia oratorike: Kujtoji auditorit atë që ka bërë Jehovai (be f. 268 ¶4–f. 269 ¶2)
Nr. 1: Kur të afërmit nuk kanë të njëjtën fe si ju (g03 8/11 f. 26, 27)
Nr. 2: 2 Kronikave 19:1-11
Nr. 3: Jehovai sheh zemrën (my 57)
Nr. 4: Ç’mund të mësojmë nga familja e Jezuit?
19 dhjetor Leximi i Biblës: 2 Kronikave 20-24 Kënga 186
Cilësia oratorike: Trego si e ka ndihmuar Jehovai popullin e tij (be f. 269 ¶3-5)
Nr. 1: Si t’i luftojmë dëshirat e gabuara? (g03 8/12 f. 20, 21)
Nr. 2: w03 15/12 f. 16, 17 ¶13-15
Nr. 3: Dobitë që vijnë kur mësojmë sekretin për t’u kënaqur me aq sa kemi
Nr. 4: Davidi na mëson sekretin e trimërisë së vërtetë (my 58)
26 dhjetor Leximi i Biblës: 2 Kronikave 25-28 Kënga 137
Cilësia oratorike: Tregohu i kënaqur për atë që po bën tani Perëndia (be f. 270 ¶1–f. 271 ¶2)
Rishikim gojor
a Për aq sa e lejon koha, të shqyrtohen përgjigjet ndaj pohimeve, kundërshtimeve, etj., që do të plotësonin më së miri nevojat në territorin e kongregacionit.
b Për aq sa e lejon koha, të shqyrtohen përgjigjet ndaj pohimeve, kundërshtimeve, etj., që do të plotësonin më së miri nevojat në territorin e kongregacionit.
c T’u caktohet vetëm vëllezërve.