Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon? duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Nëntor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i madh. Nëse njerëzit ju thonë që s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Kur të përdorni broshurën, përqendrohuni që të filloni studime biblike. Dhjetor: Libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë ose Libri im i tregimeve biblike. Janar: Libri Sekreti i lumturisë familjare ose A ka një Krijues që kujdeset për ju?
◼ Shtojca e këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë është «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2005» dhe duhet ruajtur për t’u përdorur gjatë vitit 2005.
◼ Zyra e degës nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet degës. Kështu të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi, mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.