Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 gusht, 2004. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 korrik deri më 30 gusht 2004. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Si mund ta shpjegojmë «me frymë butësie dhe respekt të thellë» arsyen për shpresën tonë? (1 Pjet. 3:15) [be f. 192 par. 2-4]
2. Pse është e rëndësishme të flasim me bindje? (Rom. 8:38, 39; 1 Sel. 1:5; 1 Pjet. 5:12) [be f. 194]
3. Si të shprehemi me bindje? [be f. 195 par. 3–f. 196 par. 4]
4. Çfarë është takti, pse është i rëndësishëm dhe si mund ta ekuilibrojmë këtë cilësi me vendosmërinë? (Rom. 12:18) [be f. 197]
5. Çfarë do të mbajë parasysh një njeri me takt, para se të flasë? (Prov. 25:11; Gjoni 16:12) [be p. 199]
FJALIMI NR. 1
6. Si e tregojnë bisedat tona dhe zakonet e studimit të Biblës deri në ç’pikë kemi bërë përparim në të vërtetën? [be f. 74 par. 3–p. 75 par. 2]
7. Çfarë do të thotë ‘të blejmë kohën e duhur për veten’ dhe si mund ta bëjmë këtë? (Efes. 5:16) [w02 15/11 f. 23]
8. Si e tregojnë qartë Shkrimet se të gjithë njerëzit janë të barabartë para Perëndisë dhe si duhet të ndikojë kjo në shërbimin tonë? [w02 1/1 f. 5, 7]
9. Ç’domethënie ka emri i pashoq i Krijuesit, Jehova? [w02 15/1 f. 5]
10. Pse flijimi i Abelit kishte «vlerë më të madhe» se ai i Kainit dhe ç’mësojmë nga kjo për sa i përket ‘sakrificës së lëvdimit’ që japim ne? (Hebr. 11:4; 13:15) [w02 15/1 f. 21 par. 6-8]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Si na ndihmon Levitiku 18:3 që të mos na shtrembërohet ndjenja e së drejtës dhe e së gabuarës? (Efes. 4:17-19) [w02 1/2 f. 29]
12. Çfarë paraqitnin në mënyrë profetike «dy bukët» që kryeprifti i paraqiste si «ofertë të tundur» gjatë Festës së Javëve (Festa e Ditës së Pesëdhjetë)? (Lev. 23:15-17) [w98 1/3 f. 13 par. 21]
13. Në ç’kuptim një gruaje fajtore për tradhti bashkëshortore ‘do t’i dobësoheshin ijët’? (Num. 5:27) [w04 1/8 f. 24]
14. Pse Miriami dhe Aaroni folën kundër Moisiut për gruan e tij kushite (etiopase)? (Num. 12:1)
15. Çfarë ishte ‘libri i luftërave të Zotit’? (Num. 21:14)