BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/04 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 8/04 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në gusht: Mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Një libër për të gjithë njerëzit, Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? Shtator: A ka një krijues që interesohet për ju? Si një mundësi tjetër mund të ofroni: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon?, duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Nëntor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Kur të përdorni broshurën, përqendrohuni që të filloni studime biblike.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 shtator ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit pasi të lexohet raporti vijues i llogarisë.

◼ Inventari vjetor i të gjithë literaturës dhe revistave që ndodhen në repartin e literaturës duhet të bëhet më 31 gusht 2004 ose sa më afër kësaj date që të jetë e mundur. Ky inventar është i ngjashëm me numërimin e bërë muaj për muaj nga koordinatori i literaturës dhe sasitë e përgjithshme duhet të shënohen në formularin Inventari i Literaturës (S-18-AL). Numri i përgjithshëm i revistave që janë gjendje mund të merret nga shërbëtori(ët) i(e) revistave. Sekretari i kongregacionit koordinues duhet të mbikëqyrë inventarin. Formularin do ta firmosin sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit koordinues. Çdo kongregacion koordinues do të marrë tre formularë Inventari i Literaturës (S-18-AL). Ju lutemi, dërgojani origjinalin me postë zyrës së degës, jo më vonë se data 6 shtator. Mbani një kopje në arkivin tuaj. Kopja e tretë mund të përdoret si fletë pune.

◼ Në 12 asambletë speciale njëditore që u mbajtën në Shqipëri gjatë pranverës, mori pjesë një maksimum i ri prej 6.032 personash.

◼ Në asamblenë speciale njëditore që u mbajt në Prishtinë, Kosovë ishin 303 të pranishëm dhe 4 veta u pagëzuan.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo