BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/04 f. 8
  • Të shfaqim frymën e pionierit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të shfaqim frymën e pionierit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Filipi: Një ungjilltar i zellshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Filipi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shpallën «lajmin e mirë për Jezuin»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Bekimet e shërbimit si pionier
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 8/04 f. 8

Të shfaqim frymën e pionierit

1. Si do ta përshkruanit dikë që ka frymën e pionierit?

1 Të gjithë lajmëtarët e Mbretërisë mund të shfaqin frymën e pionierit, pavarësisht nëse mund të shërbejnë si pionierë për momentin ose jo. Ata vërtet kanë dëshirë t’i binden urdhrit për të predikuar e për të bërë dishepuj. (Mat. 28:19, 20; Vep. 18:5) I duan njerëzit dhe bëjnë sakrifica në mënyrë që të përmbushin shërbimin e tyre. (Mat. 9:36; Vep. 20:24) Shërbëtorët e Jehovait me dëshirë po bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar të tjerët që të mësojnë të vërtetën. (1 Kor. 9:19-23) Le të shohim shembullin e një prej ungjillëzuesve që shfaqi një frymë të tillë. Ky ishte Filipi.

2. Si mund ta imitojnë pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës zellin e Filipit në shërbim?

2 Predikimi dhe mësimdhënia: Filipi kishte përgjegjësi të mëdha në kongregacionin e shekullit të parë. (Vep. 6:1-6) Por, në radhë të parë, ai ishte një predikues i zellshëm i lajmit të mirë. (Vep. 8:40) Po kështu edhe sot, kur përmbushin caktimet që u janë ngarkuar, pleqtë e kongregacionit dhe shërbëtorët ndihmës mund ta shfaqin frymën pionierit duke qenë drejtues entuziastë në shërbim. Sa shumë e forcon kjo gjë frymën në kongregacion!​—Rom. 12:11.

3. Si mund ta shfaqim frymën e pionierit kur hasim sprova?

3 Pas vdekjes së Stefanit, një valë persekutimi shkaktoi vështirësi të mëdha për dishepujt. Pavarësisht nga kjo, Filipi vazhdoi të predikonte dhe luajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e veprës te samaritanët. (Vep. 8:1, 4-6, 12, 14-17) Mund ta imitojmë shembullin e tij duke vazhduar shpalljen e lajmit të mirë kur jemi nën sprova dhe duke i predikuar me paanësi të gjithë atyre që takojmë.​—Gjoni 4:9.

4. Çfarë shembulli na la Filipi si mësues?

4 Aftësia e Filipit si mësues i Fjalës së Perëndisë duket në tregimin që flet për kthimin në besimin e krishterë të eunukut etiopas. (Vep. 8:26-38) Fryma e pionierit shfaqet edhe kur aftësohemi për të përdorur Biblën dhe për të ‘arsyetuar nga Shkrimet’. (Vep. 17:2, 3) Ashtu si Filipi, mundohemi të predikojmë lajmin e mirë kudo ku ka njerëz dhe në çdo rast të volitshëm.

5. Çfarë mund t’i ndihmojë prindërit e krishterë që t’u rrënjosin fëmijëve frymën e pionierit?

5 Në familje dhe në kongregacion: Sigurisht që qëndrimi dhe shembulli i Filipit pati ndikim pozitiv te vajzat e tij. (Vep. 21:9) Në mënyrë të ngjashme, prindërit e krishterë që i kanë bërë interesat e Mbretërisë qëllimin e tyre kryesor në jetë, i inkurajojnë fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë. Edhe kur është i lodhur pas një jave pune, zelli që shfaq një prind duke u predikuar të tjerëve mund të lërë mbresa të pashlyeshme në zemrën e fëmijës.​—Prov. 22:6.

6. Si mund ta tregojmë vlerësimin tonë për pionierët në kongregacion?

6 Filipi u tregua i gatshëm të mikpriste Pavlin dhe Lukën, të krishterët e zellshëm që po bënin më të mirën në shërbim të Jehovait. (Vep. 21:8, 10) Si mund ta tregojmë ne sot vlerësimin dhe mbështetjen ndaj atyre që janë të zellshëm? Ndoshta në ato ditë kur shumë të tjerë nuk dalin në shërbim, mund të tregohemi të gatshëm që të dalim një mëngjes ose pasdite me pionierët. (Filip. 2:4) Mund t’i ftojmë në shtëpinë tonë që të inkurajojmë njëri-tjetrin. Pavarësisht nga rrethanat, të gjithë le të bëjmë çmos për të shfaqur frymën e pionierit!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo