BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/04 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 qershor
  • Java që fillon më 21 qershor
  • Java që fillon më 28 qershor
  • Java që fillon më 5 korrik
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 6/04 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 14 qershor

Kënga 168

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 4, (nëse janë të përshtatshme për territorin e kongregacionit tuaj) për të demonstruar se si prezantohet Kulla e Rojës e 15 qershorit dhe Zgjohuni! e 22 qershorit. Një nga prezantimet duhet të jetë i përshtatshëm për një territor tregtar. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera praktike.

20 min.: «Jehovai ndihmon ata që kanë besim tek ai.»a Kur të diskutohet paragrafi 4, përfshi komente nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, dhjetor 1999, faqja 4, paragrafët 8, 9 dhe nga libri Shkolla e Shërbimit, faqja 67, paragrafi 2.

15 min.: Pse ta shmangim abuzimin me drogën? Diskutim me auditorin, i bazuar në revistën Zgjohuni! prill 2003, faqja 3-9. Përdorimi i drogave «stimuluese» është bërë diçka e zakonshme. Shumë këmbëngulin që një përdorim i tillë nuk është i dëmshëm. Të tjerë përkrahin idenë se përdorimi i saj duhet të lejohet me ligj. Diskuto se si mund të arsyetojmë me persona të tillë. Përfshi komente nga kutia në faqen 10 të revistës Zgjohuni!, nëntor 1999.

Kënga 179, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 qershor

Kënga 29

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: «Kemi ndihmën e engjëjve!»b Ftoje auditorin të komentojë shkrimet e cituara për aq sa e lejon koha.

20 min.: Mençuria nga lart është e arsyeshme. (Jak. 3:17) Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në librin e Shkollës së Shërbimit, faqet 251, 252. Ç’do të thotë të jesh i arsyeshëm? Pse është e rëndësishme në shërbimin tonë? Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i apostullit Pavël? Si mund ta kenë parasysh lajmëtarët formimin e njerëzve në territor? Si mund t’i ndihmojmë studentët e Biblës të shfaqin arsyetueshmëri? Merr masa që më parë që një ose dy lajmëtarë të tregojnë përvoja që nxjerrin në pah dobitë e arsyetueshmërisë në shërbim.

Kënga 53, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 qershor

Kënga 139

12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoji lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin qershor. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, (nëse janë të përshtatshme për territorin e kongregacionit tuaj) demonstro se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 korrikut dhe Zgjohuni! e 8 korrikut. Në çdo rast lajmëtari duhet ta fillojë prezantimin me një koment të shkurtër dhe miqësor. Përmend se kjo mund ta ndihmojë të zotin e shtëpisë të mos ndihet në siklet.

15 min.: Nevoja lokale.

18 min.: «Studimi i Librit të Kongregacionit: Pse kemi nevojë për të?»c Përdor pyetjet që jepen. Përfshi komente nga artikulli «Të ndihmojmë mbikëqyrësin e Studimit të Librit të Kongregacionit» që ndodhet në faqen e parë te Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2002.

Kënga 20, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 5 korrik

Kënga 3

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Çfarë të themi? Fjalim dhe diskutim me auditorin. Gjatë korrikut dhe gushtit do të ofrojmë broshura. Cilat broshura kanë qenë më të efektshme, sipas asaj që kanë vërejtur lajmëtarët? Rishikoni prezantimet e sugjeruara në Shërbimi ynë i Mbretërisë, korrik 1998, faqja 8 ose nga muajt e tjerë të mëparshëm. Thekso që çdo prezantim përfshin (1) një pyetje, (2) një shkrim dhe (3) një pikë që i referohet botimit. Demonstro një ose dy nga prezantimet. Inkurajoji të gjithë që të përdorin Biblën kur flasin për lajmin e mirë.

20 min.: Çfarë u nevojitet fëmijëve nga prindërit? Fjalim dhe diskutim me auditorin i bazuar në librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, faqja 6, 7. Është jetësore për fëmijët të mësojnë parimet e Biblës që drejtojnë adhurimin e vërtetë dhe të kuptojnë rolin kyç që luajnë prindërit në stërvitjen e fëmijës. Diskuto sugjerimet që jepen për studimin e librit. Ftoji prindërit të komentojnë se si e kanë përdorur këtë mjet ndihmës për studim. Një ose dy fëmijë të tregojnë se përse e vlerësojnë këtë botim.

Kënga 65, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo