BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/04 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nëntema
  • Java që fillon më 12 prill
  • Java që fillon më 19 prill
  • Java që fillon më 26 prill
  • Java që fillon më 3 maj
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 4/04 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Shënim: Gjatë muajve të verës te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programohet një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet që nevojiten për të ndjekur Kongresin Krahinor «Të ecim me Perëndinë». Aty ku është e përshtatshme, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën para kongresit për të përsëritur këshilla specifike nga shtojca e këtij muaji, që zbatohen për zonën tuaj. Gjatë muajit tetor një Mbledhje Shërbimi do të përdoret vetëm për të rishikuar pikat kryesore të programit të kongresit. Që të përgatitemi për këtë diskutim, të gjithë mund të marrim shënime domethënëse në kongres, duke përfshirë një listë të pikave të veçanta që do të donim t’i zbatonim personalisht në jetën tonë dhe në shërbim. Më pas mund t’i inkurajojmë të tjerët, duke shpjeguar si i kemi zbatuar këto sugjerime.

Java që fillon më 12 prill

Kënga 93

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 prillit dhe Zgjohuni! e 22 prillit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në secilin demonstrim, të tregohet në mënyra të ndryshme se si të kapërcehet kundërshtimi: «Jam i zënë.»​—Shih librin Të arsyetojmë, faqet 19, 20, anglisht.

15 min.: «T’i japim më të mirën Jehovait.»a Kur të trajtosh paragrafin 4, ftoji të pranishmit të përmendin mënyra specifike se si mund të tregojmë dashuri për njerëzit kur jemi në shërbim.

20 min.: «Le të lëvdojmë të gjithë emrin e tij.»b Të trajtohet nga sekretari i kongregacionit, duke përdorur pyetjet e artikullit. Përmend kongresin në të cilin është caktuar kongregacioni. Oraret e programit janë treguar në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë të dhjetorit 2003. Mund të theksohen edhe pika të tjera nga kjo shtojcë, sipas nevojës. Përfundoje pjesën duke lënë pezull dy a tre pyetje nga artikulli «Ushqim frymor në kohën e duhur», i cili do të trajtohet në Mbledhjen e Shërbimit javën tjetër.

Kënga 91, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 prill

Kënga 55

8 min.: Njoftime lokale.

17 min.: «Të imitojmë qëndrimin mendor të Jezuit!»c Përdor pyetjet e artikullit. Kur të trajtosh paragrafin 4, ftoji ata që po shërbejnë si pionierë ndihmës të komentojnë për bekimet që kanë pasur ngaqë kanë ndërmarrë këtë shërbim.

20 min.: «Ushqim frymor në kohën e duhur.»d Përdor pyetjet e artikullit. Kur të trajtosh paragrafin 2, merr masa që një ose dy veta nga auditori të komentojnë shkurtimisht për ndonjë kongres të veçantë që kanë ndjekur. Përfundoje pjesën duke lënë pezull dy a tre pyetje nga artikulli «Të jemi të shenjtë në gjithë sjelljen tonë», i cili do të trajtohet në Mbledhjen e Shërbimit javën tjetër.

Kënga 80, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 prill

Kënga 46

12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin prill. Përmend ofertën e literaturës për muajin maj. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 majit dhe Zgjohuni! e 8 majit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në njërin nga demonstrimet, trego si t’i dëshmohet një shoku pune ose shkolle.

15 min.: Nevoja lokale.

18 min.: «Të jemi të shenjtë në gjithë sjelljen tonë.»e Përdor pyetjet e artikullit. Në pjesën për hotelet, komento se si të njëjtat parime mund të zbatohen për strehimin në shtëpitë e vëllezërve. Ftoji të pranishmit që të tregojnë, sipas asaj që kanë vërejtur, se si sjellja e mirë në kongrese i jep lavdi Jehovait. Përfundoje pjesën duke lënë pezull dy a tre pyetje nga artikulli «Paraqitje e dëlirë dhe e lavdërueshme», i cili do të trajtohet në Mbledhjen e Shërbimit javën tjetër.

Kënga 38, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 3 maj

Kënga 48

10 min.: Njoftime lokale. Komento shkurtimisht për aktivitetet që planifikohen zakonisht në verë: ndjekja e kongresit krahinor, shërbimi si pionier ndihmës, bërja e ndonjë punimi në shtëpi e ndoshta pushimet e verës. Nëse kongregacioni ka edhe territor që punohet rrallë, njofto çfarë masash po merren për ta predikuar të gjithë atë territor. Nevojitet një planifikim i mirë për t’u siguruar që të mos lihet pas dore studimi familjar, mbledhjet e kongregacionit dhe shërbimi, nëse udhëtimet ose aktivitetet verore na largojnë nga rutina jonë e zakonshme. (Prov. 21:5) Kujtoji të gjithë të dorëzojnë raportin e shërbimit, pavarësisht nëse janë në shtëpi ose diku tjetër.

15 min.: «Të rinj, lexojeni Fjalën e Perëndisë!»f Merr masa që më përpara që një ose dy të rinj të flasin për programin e tyre të leximit të Biblës dhe si po nxjerrin dobi prej tij. Inkurajoji të rinjtë që të kenë si synim ta lexojnë të gjithë Biblën. Përfshi komente nga libri Shkolla e Shërbimit, në faqen 10, paragrafi 4.

20 min.: «Paraqitje e dëlirë dhe e lavdërueshme.»g Përdor pyetjet e artikullit. Për aq sa e lejon koha, lexo dhe diskuto shkrimet e cituara.

Kënga 164, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

f Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

g Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo