BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/04 f. 1
  • Të rinj, lexojeni Fjalën e Perëndisë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të rinj, lexojeni Fjalën e Perëndisë!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Si i merr vendimet personale?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Të rinj, a jeni të përqendruar në synime që kënaqin Jehovain?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Të rinj, gëzojani zemrën Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Trego besim—Merri vendimet me mençuri!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 4/04 f. 1

Të rinj, lexojeni Fjalën e Perëndisë!

1 Rinia është një periudhë me probleme dhe, gjatë saj, na duhet të marrim vendime të rëndësishme. Shumë nga ju të rinj të krishterë përballeni çdo ditë me presione që ju nxitin të thyeni normat hyjnore. Kur filloni të merrni vendime në lidhje me arsimimin, punën ose martesën, duhet t’i keni përcaktuar tashmë synimet tuaja frymore. Vetëm në këtë mënyrë do të merrni vendime që do t’ju bëjnë të kini një të ardhme më të mirë. Synimet frymore të përcaktuara mirë do t’ju ndihmojnë të ndërmerrni hapa të mençur dhe të keni sukses në rrugën që ndiqni. Duke lexuar dhe medituar rregullisht rreth Fjalës së Perëndisë, do të nxiteni të jetoni në harmoni me këshillat e frymëzuara dhe, nëse përpiqeni siç duhet, do të keni sukses.​—Jos. 1:8; Psal. 1:2, 3.

2 Si do të nxirrni dobi? Bota e Satanait ka shumë mënyra për t’ju joshur drejt keqbërjes. (1 Gjon. 2:15, 16) Mund të njihni shokë të klasës ose të tjerë në moshën tuaj që kanë kaluar ndonjë fatkeqësi për shkak se i janë dorëzuar presionit të bashkëmoshatarëve. Nëse i zbatoni këshillat e Biblës, do të keni forcën morale dhe frymore për t’i thënë jo rrugës mëkatare. Për më tepër, Fjala e Perëndisë mund t’ju ndihmojë t’i shmangni kurthet dredharake të ngritura nga Satanai. (2 Kor. 2:11; Hebr. 5:14) Nëse ecni në rrugën e Perëndisë, do të jeni vërtet të lumtur dhe do të gjeni kënaqësi në rrugën e jetës.​—Psal. 119:1, 9, 11.

3 Parimet e Fjalës së Perëndisë vlejnë në çdo kohë dhe e tejkalojnë gjithë mençurinë njerëzore. (Psal. 119:98-100) Njohja e parimeve të Biblës, meditimi për qëllimet e Jehovait që ai vetë na ka zbuluar dhe lutjet me gjithë zemër mund t’ju ndihmojnë që të ndërtoni një marrëdhënie të ngushtë me Autorin tejet të mençur të Biblës, Perëndinë Jehova. Ai premton: «Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.»​—Psal. 32:8.

4 Kushtojini kohë për ta lexuar: Një e krishtere në moshë të re i vuri synim vetes ta lexonte të gjithë Biblën dhe e mbaroi brenda vitit. Ç’dobi nxori nga kjo? Ajo kujton: «Mësova shumë për Jehovain dhe ato që mësova më afruan më shumë me të dhe më bënë t’i frikësohesha për gjithë jetën time.» (Jak. 4:8) Po ju, a e keni lexuar të gjithë Biblën? Nëse nuk e keni bërë, pse të mos jetë ky synimi juaj? Jehovai me siguri do t’i bekojë përpjekjet tuaja dhe do të korrni shpërblime të mëdha.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo