Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 26 prill 2004. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 1 mars deri më 26 prill 2004. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Kur mbajmë fjalim, pse është më mirë të përdorim një skemë, sesa të lexojmë nga një dorëshkrim? [be f. 166 par. 3]
2. Kur përgatitemi për shërbimin në fushë, si mund t’i organizojmë mendimet duke bërë një skemë mendore? [be f. 167 par. 3]
3. Duke përdorur shkrimet te Veprat 13:16-41 dhe Veprat 17:2, 3, shpjegoni se si Pavli ‘provoi në mënyrë të logjikshme se Jezui është Krishti’. (Vep. 9:22) [be f. 170 par. 2]
4. Cilat janë disa nga dobitë e të folurit spontan? [be f. 175 par. 2-5]
5. Cilat gracka mund të hasim me të folurit spontan dhe çfarë mund të na ndihmojë t’i shmangim këto gracka? [be f. 176 par. 1–4]
FJALIMI NR. 1
6. Sipas tregimit të Zanafillës 32:24-32, çfarë bëri Jakobi 97-vjeçar për të marrë bekimin e Jehovait? Çfarë na mëson kjo? [w02 1/8 f. 29-31]
7. Çfarë është «aftësia për të menduar»? Si mund të na mbrojë ajo që të mos humbim ekuilibrin dhe të mos dëmtohemi më kot? (Prov. 1:4, BR) [w02 15/8 f. 21, 22]
8. Në ç’mënyrë oratorët publikë mund t’i bëjnë Shkrimet bazën e fjalimeve të tyre? [be f. 52 par. 6–f. 53 par. 5]
9. Çfarë vendimesh duhet të marrë oratori për ta kthyer një skemë në një shpjegim të thellë të Shkrimeve? [be f. 54 par. 2-4]
10. Pse Jehovai u dha për të ngrënë manë izraelitëve në shkretëtirë javë pas jave, muaj pas muaji, dhe çfarë mund të mësojmë nga kjo? (Ligj. 8:16) [w02 1/9 f. 30 par. 3, 4]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Çfarë tregon përgjigjja që i dha Jozefi gruas së Potifarit dhe si mund të kemi të njëjtën vendosmëri që pati Jozefi? (Zan. 39:9) [w04 15/1 f. 29 par. 5]
12. Çfarë na mëson ndryshimi i rrethanave që përjetoi Jozefi sipas tregimit që gjejmë në Zanafillën 41:14-16, 39, 40? [w04 15/1 f. 29 par. 6]
13. Ç’kuptim ka «skeptri» dhe «bastuni i komandantit»? (Zan. 49:10) [w04 15/1 f. 29 par. 3]
14. Çfarë po zbulonte Jehovai për emrin e tij, kur tha: «Unë do të tregoj se jam çdo gjë që do të tregoj se jam.» (Dal. 3:14, 15, BR)
15. A ishin në të vërtetë të ngrira ujërat ‘e ngurtësuara’ të Detit të Kuq? (Dal. 15:8) [w04 15/3 f. 26 par. 2]