Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 9 shkurt
Kënga 16 (143)
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 shkurtit dhe Zgjohuni! e 22 shkurtit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në një nga demonstrimet, trego si të kapërcehet kundërshtimi «Kam fenë time».—Shih librin Të arsyetojmë, faqet 18, 19, anglisht.
10 min.: «Të nxjerrim dobi duke studiuar librin T’i afrohemi Jehovait.» Fjalim nga një mbikëqyrës i Studimit të Librit të Kongregacionit, bazuar në artikull. Kur të shqyrtosh paragrafin 2, drejtoje vëmendjen te programi i studimit. Kur të shqyrtosh paragrafin 3, lexo dhe komento paragrafin 23 në faqen 25 të botimit.
25 min.: «Të vazhdojmë të flasim për veprat e mrekullueshme të Jehovait.»a (Paragrafët 1-10) Të zhvillohet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Përdor pyetjet që janë dhënë. Nxit entuziazmin te dëgjuesit që të rritin pjesëmarrjen në shërbim gjatë periudhës së Përkujtimit.
Kënga 6 (45), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 shkurt
Kënga 12 (113)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Një vepër që ka mbështetjen e Perëndisë.»b
20 min.: «Të vazhdojmë të flasim për veprat e mrekullueshme të Jehovait.»c (Paragrafët 11-17) Përdor pyetjet që janë dhënë. Përfshi një demonstrim të shkurtër ku një lajmëtar fton në Përkujtim një njeri të cilin e ka rivizitë.
Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 shkurt
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 marsit dhe Zgjohuni! e 8 marsit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në përfundim të një demonstrimi, të bëhet një pyetje që nxit mendime, së cilës lajmëtari mund t’i përgjigjet në vizitën vijuese duke përdorur broshurën Çfarë kërkon?
15 min.: «Ndjekja e mbledhjeve rregullisht ka përparësinë.»d Përgatit që më parë që një ose dy veta të komentojnë se ç’përshtatje kanë bërë për të ndjekur çdo mbledhje kongregacioni.
20 min.: T’i japim lavdi Jehovait «në mes të kongregacionit». Diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës, 1 shtator 2003, faqet 19-22. (1) Si e thekson Psalmi 22:22, 25 se ç’arsye kemi për të komentuar në mbledhje? (2) Pse lutja na ndihmon? (3) Pse nevojitet përgatitja? (4) Cilin synim duhet të kemi që të gjithë në mbledhje? (5) Pse është më mirë të ulemi sa më para në sallë? (6) Pse është e rëndësishme të dëgjojmë çfarë thonë të tjerët? (7) Si mund të përgjigjemi me fjalët tona? (8) Si mund t’i inkurajojmë të tjerët me komentet tona? (9) Çfarë përgjegjësie mban drejtuesi?
Kënga 26 (212), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 1 mars
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shkurt. Përmend ofertën e literaturës për muajin mars dhe shkurtimisht rishiko njërin nga prezantimet e sugjeruara në shtojcën e janarit 2002 të Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Mund ta kryejmë atë që kërkon Jehovai.»e Përdor pyetjet që janë dhënë. Për aq sa lejon koha, thekso shkrimet e cituara.
Kënga 9 (37), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.