BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/04 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nëntema
  • Java që fillon më 12 janar
  • Java që fillon më 19 janar
  • Java që fillon më 26 janar
  • Java që fillon më 2 shkurt
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 1/04 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 12 janar

Kënga 28 (224)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime që tregojnë si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 janarit dhe Zgjohuni! e 22 janarit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Pas çdo demonstrimi, thekso disa veçori praktike të tij.

15 min.: «Vlera e pashoqe e mençurisë hyjnore.»a Për aq sa të lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet e cituara.

20 min.: Botime të reja që na gëzuan. Diskutim me auditorin. U gëzuam shumë kur morëm dy botime të reja në Kongresin Krahinor «T’i japim lavdi Perëndisë». Broshura ‘Të shohim vendin e mirë’ është e ndryshme nga çdo botim tjetër që kemi pasur ndonjëherë. Çdo dyfaqësh paraqet një pamje tërheqëse të një veçorie të Tokës së Premtuar. Trego disa hollësi që gjenden në hartat e ndryshme. Sugjero mënyra praktike se si mund të përdoret ky botim. Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh do t’i bëjë edhe më të fortë frymësisht fëmijët tanë. Përmend disa nga temat e kohës që trajtohen aty, duke treguar se si mund të nxjerrin dobi fëmijët dhe prindërit. Ftoje auditorin të komentojë se si po i përdor këto botime të reja.

Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 janar

Kënga 6 (45)

5 min.: Njoftime lokale.

10 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një plak.

15 min.: Nevoja lokale.

15 min.: «Si mund t’i ndihmojmë bashkëshortët që s’janë Dëshmitarë?»b Intervisto një ose dy veta që u bënë shërbëtorë të Jehovait falë shembullit të mirë të bashkëshortit që e kishte pranuar më parë të vërtetën.

Kënga 23 (200), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 janar

Kënga 5 (46)

12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin janar. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime që tregojnë si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 shkurtit dhe Zgjohuni! e 8 shkurtit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në njërin nga demonstrimet, trego se si mund t’i ofrohen revistat një fqinji.

15 min.: Ta zbatojmë çdo ditë Fjalën e Perëndisë në jetën tonë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Inkurajoji të gjithë që ta përdorin broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë​—2004. Trajto komentet nga parathënia, në faqet 3 dhe 4. Pyeti të pranishmit cili orar u duket më i miri për të shqyrtuar shkrimin e ditës. Diskuto me kongregacionin shkrimin dhe komentin për atë ditë. Ftoje auditorin të komentojë se si mund ta zbatojë në praktikë informacionin. Inkurajoji të gjithë që, kur të trajtojnë shkrimin çdo ditë, të mendojnë për ca çaste se si mund ta zbatojnë materialin.

18 min.: Të zhvillojmë miqësi me bashkëbesimtarët. (Prov. 18:24; 27:9) Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës, 1 dhjetor 2000, faqet 22, 23. Një nga bekimet që sjell adhurimi i vërtetë është mundësia për të bërë miq të vërtetë. Shoqërimi nëpër mbledhje, në shërbim dhe në raste të tjera është një burim i fortë inkurajimi. Si mund të zhvillojmë miqësi me të tjerët në kongregacion? Rishiko kutinë «Gjashtë hapa për një miqësi të qëndrueshme» dhe ftoje auditorin të komentojë se si mund të zbatohet secila pikë në marrëdhëniet me vëllezërit tanë.

Kënga 9 (37), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 2 shkurt

Kënga 25 (204)

10 min.: Njoftime lokale. Përmend ofertën e literaturës për muajin shkurt. Dy nga prezantimet që mund të përdoren për të ofruar librin T’i afrohemi Jehovait, janë:

«Me Biblën në dorë, të themi: ‘Shumë njerëz që besojnë te Perëndia do të donin të ndiheshin më afër tij. A e dinit se Perëndia na fton që t’i afrohemi atij? [Të lexojmë Jakovit 4:8.] Ky botim është bërë me synimin që t’i ndihmojë njerëzit të përdorin Biblën për t’iu afruar Perëndisë’ Të lexojmë paragrafin e parë në faqen 16.»

«Me Biblën në dorë, të themi: ‘Sot shohim shumë padrejtësi. Është tamam siç përshkruhet këtu. [Të lexojmë Predikuesin 8:9b.] Shumë njerëz pyesin veten nëse interesohet Perëndia për gjithë këtë. [Të lexojmë dy fjalitë e para të paragrafit 4 në faqen 119.] Ky kapitull shpjegon pse i ka lejuar për njëfarë kohe Perëndia padrejtësitë.’»

20 min.: «Të vazhdojmë të shikojmë me kujdes se si e përdorim kohën.»c Ftoji të pranishmit të komentojnë se çfarë bëjnë për të mos lënë që veprimtaritë e parëndësishme të pengojnë veprimtaritë frymore.

15 min.: Të imitojmë Pavlin ashtu siç imitoi ai Krishtin. (1 Kor. 11:1) Diskutim me auditorin. Ashtu si Jezui, edhe Pavli përfitoi nga mundësitë për t’u predikuar ‘atyre që qëllonin aty’ ku gjendej ai. (Vep. 17:17) Çfarë mundësish kemi ne për të vepruar kështu në territorin tonë? Cilët mund ‘të qëllojnë aty’ kur shkojmë për të bërë pazar, kur jemi në punë a në shkollë ose kur udhëtojmë me mjetet e transportit publik? Kë mund të na qëllojë të takojmë kur jemi në shtëpinë tonë? Ftoje auditorin të tregojë përvoja që kanë pasur duke u predikuar njerëzve që i kanë takuar gjatë punëve të përditshme.

Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo