Të ofrojmë literaturë në një territor ku fliten gjuhë të ndryshme
1. Përse shumë kongregacione kanë nevojë për literaturë në gjuhë të huaj?
1 Në mjaft vende, në shërbim gjenden edhe njerëz nga shtete të tjera. Shumë prej tyre e mësojnë të vërtetën më shpejt dhe i kuptojnë më thellë gjërat kur u flasim në gjuhën amtare. Çfarë masash mund të merren për t’u dhënë këtyre të interesuarve botime të bazuara në Bibël, të cilat janë shkruar në gjuhën që ata kuptojnë më mirë?
2. Çfarë bashkëpunimi nevojitet kur dy ose më shumë kongregacione që flasin gjuhë të ndryshme punojnë në të njëjtin territor?
2 Kur të ofrojmë literaturë? Kur dy ose më shumë kongregacione që flasin gjuhë të ndryshme punojnë në të njëjtin territor, trupat e pleqve duhet të bashkëpunojnë nëpërmjet mbikëqyrësve të shërbimit. Kjo gjë duhet të bëhet për të gjetur një metodë të pranueshme nga secili kongregacion, në mënyrë që çdo grupi gjuhësor t’i jepet një dëshmi e plotë. Kur predikojnë nga shtëpia në shtëpi, lajmëtarët zakonisht nuk duhet të ofrojnë literaturë në gjuhën e një kongregacioni tjetër ose të kongregacioneve të tjera. Megjithatë, kur lajmëtarët japin dëshmi joformale ose në vende publike, mund të ofrojnë literaturë në gjuhët që flasin banorët.—Shiko Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1990, «Kutia e pyetjes», anglisht.
3. Kur duhet të mbajë kongregacioni literaturë në gjuhë të huaj?
3 Kur të mbajmë literaturë rezervë? Si mund të veprohet në rast se në një zonë ka popullsi mjaft të madhe që flet një gjuhë të huaj, por nuk ka asnjë kongregacion që flet atë gjuhë? Në rrethana të tilla, kongregacionet mund të mbajmë një sasi të vogël të literaturës bazë që është në atë gjuhë, si për shembull disa fletushka, broshurat Çfarë kërkon? dhe Miku i Perëndisë, si edhe librin Njohuria. Lajmëtarët mund ta ofrojnë këtë literaturë sa herë takojnë njerëz që lexojnë në atë gjuhë.
4. Si mund të sigurohet literatura në një gjuhë të caktuar, kur kongregacioni nuk ka të tillë literaturë rezervë?
4 Si të porositet literatura? Si mund të sigurohet literaturë nëse kongregacioni nuk ka ruajtur literaturë në gjuhën që lexon një i interesuar? Lajmëtari duhet të flasë me shërbëtorin e literaturës, për të vendosur se çfarë botimesh disponohen në atë gjuhë, dhe kështu botimet e nevojshme mund të porositen në kërkesën e literaturës që do të bëjë kongregacioni.
5. Çfarë mund të bëhet në rast se literatura nevojitet përpara se të vijnë botimet e kërkesës së ardhshme të literaturës?
5 Në rast se ka një nevojë urgjente, lajmëtari mund të pyesë një anëtar të Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit nëse mund të dërgohet menjëherë një kërkesë literature, pa pritur dërgimin e zakonshëm të kërkesës së kongregacionit. Në qoftë se kjo pranohet, koordinatori i literaturës ose dikush i caktuar nga ai mund të bëjë një kërkesë të menjëhershme duke marrë në telefon zyrën e degës.
6. Me çfarë synimi duhet t’ua japim njerëzve botimet e krishtere?
6 Le t’i përdorim sa më mirë botimet e krishtere për të ndihmuar «njerëz të çdo lloji», pavarësisht nga gjuha e tyre, që ‘të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës dhe të shpëtojnë’.—1 Tim. 2:3, 4.