Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 14 korrik
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime që tregojnë si mund të prezantohet në territorin e kongregacionit Kulla e Rojës e 15 korrikut dhe Zgjohuni! e 22 korrikut. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre.
15 min.: Si e pasuron jetën tonë adhurimi i Jehovait? Diskutim me auditorin. Adhurimi i vërtetë është çelësi për të pasur një jetë të lumtur dhe domethënëse. (1) Na ndihmon të përballojmë problemet dhe ankthet e jetës. (Filip. 4:6, 7) (2) Na nxit të kultivojmë cilësitë hyjnore. (2 Pjet. 1:5-8) (3) Na ndihmon ta përdorim kohën dhe të ardhurat tona në një mënyrë që ia vlen. (1 Tim. 6:17-19) (4) Na jep një shpresë të sigurt për të ardhmen. (2 Pjet. 3:13) (5) Na jep mundësi të zhvillojmë një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain. (Jak. 4:8) Bëj dallimin se si këto gjëra nuk gjenden tek ata që nuk e njohin Jehovain ose nuk i shërbejnë atij.
20 min.: «Mirënjohje për mëshirën e Perëndisë.»a Kur të trajtosh paragrafin 3, jep disa sugjerime si mund të fillohet një itinerar revistash, duke u bazuar te Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1998, faqja 8. Pyet një ose dy lajmëtarë të aftë se cila nga mënyrat ka qenë e efektshme që të fillonin studime biblike. Inkurajoji të gjithë të kenë si synim të fillojnë e të vazhdojnë të drejtojnë një studim biblik.— om f. 91.
Kënga 26 (212), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 korrik
Kënga 15 (127)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
10 min.: «Programi i asamblesë së re qarkore.» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Njofto datën e asamblesë së ardhshme qarkore. Nëse kongregacioni do ta ketë asamblenë pas pak muajsh, përmend se ata që dëshirojnë të pagëzohen duhet të njoftojnë mbikëqyrësin drejtues. Inkurajoji të gjithë të bëjnë një përpjekje të veçantë për të ftuar studentët e Biblës dhe për të qenë të pranishëm në çdo sesion.
25 min.: «Kutia e pyetjes.» Fjalim prej 18 minutash, e më pas një rishikim me pyetje dhe përgjigje prej 7 minutash. Plaku duhet të përdorë këto pyetje për rishikimin me auditorin. Për përgjigjet përqendrohu te parimet biblike. (1) Cili zakon në lidhje me dasmat është i përhapur në disa zona të Shqipërisë dhe të Kosovës? (2) Si duhet ta konsiderojmë këtë zakon? (3) Çfarë parimesh biblike duhet të mbajmë ndër mend? (4) Përse do të ishte kontradiktore të shkonim në një dasmë, nëse çifti nuk është celebruar? (5) Çfarë mund të bëjnë të afërmit dhe si duhet të veprojmë ne?
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 korrik
Kënga 6 (45)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin korrik. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 gushtit dhe Zgjohuni! e 8 gushtit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në njërin nga demonstrimet, lajmëtari të japë dëshmi joformale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Dëshmia në grup sjell gëzim.»b Kur të trajtosh paragrafin 3, përfshi komente nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 2001, «Kutia e pyetjes». Intervisto shkurtimisht një mbikëqyrës të Studimit të Librit të Kongregacionit. Pyete rreth masave që ka marrë për sa i përket shërbimit për grupin e tij të studimit të librit dhe si përfiton grupi duke dëshmuar së bashku.
Kënga 8 (53), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 4 gusht
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale. Përmend ofertën e literaturës për këtë muaj. Demonstro një ose dy prezantime të shkurtra që mund të përdoren.
20 min.: «Të ofrojmë literaturë në një territor ku fliten gjuhë të ndryshme.»c Përdor pyetjet e caktuara. Kur të trajtosh paragrafin 3, demonstro një prezantim të thjeshtë në një gjuhë të huaj që flitet në territorin tuaj dhe për të cilën nuk ka asnjë kongregacion.—km 7/02 f. 1 par. 4.
15 min.: Të rinjtë po lavdërojnë Jehovain. Fjalim që përfshin diskutim me auditorin dhe intervista. Gëzohemi kur i dëgjojmë të rinjtë që japin komente të përgatitura mirë në mbledhje. Na sjellin kënaqësi zelli dhe përparimi që bëjnë në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Ata tregojnë besim të vërtetë kur japin një dëshmi të shkëlqyer në shërbim. Sjellja e tyre e perëndishme nderon Jehovain. (yb88 f. 53, 54, angl.) Përparimi i tyre frymor hedh një themel për privilegjet që do të kenë në të ardhmen. Intervisto shkurtimisht dy ose tre të rinj të krishterë, të cilët marrin pjesë rregullisht në veprimtaritë e kongregacionit. Lavdëroji me ngrohtësi të rinjtë në kongregacion për përpjekjet e shkëlqyera që bëjnë për të lavdëruar Jehovain.
Kënga 27 (221), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.