Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në qershor: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Në rast se disa njerëz tashmë i kanë këto botime, mund të ofroni librin Të rinjtë pyesin. Korrik dhe gusht: Një nga këto broshura 32-faqëshe: Një libër për të gjithë njerëzit; Një jetë e kënaqshme; Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata?; A duhet të besosh në Trinitet?; A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? dhe Udhëheqja e Perëndisë: Rruga jonë për në Parajsë, si dhe libreza Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon?, duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike.
◼ Duke filluar në shtator, mbikëqyrësit qarkorë do të mbajnë fjalimin publik me temë: «Përse t’i frikësohemi Perëndisë së vërtetë?»