Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në Qershor: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Në rast se disa njerëz tashmë i kanë këto botime, mund të ofroni librin Të rinjtë pyesin. Korrik dhe gusht: Një nga këto broshura 32-faqëshe: Një libër për të gjithë njerëzit; Një jetë e kënaqshme; Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata?; A duhet të besosh në Trinitet?; A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? dhe Udhëheqja e Perëndisë: Rruga jonë për në Parajsë, si dhe libreza Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet duhet të porositin brenda muajit qershor këto botime në gjuhën shqipe: Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë 2004, Kalendari 2004, Libri vjetor 2004. Sekretari duhet të dërgojë porositë me anë të formularit S-14-AL brenda datës 30 qershor 2003. Ju nxitim që t’i porositni këto botime, duke mbajtur parasysh nevojën e lajmëtarëve dhe të individëve që studiojnë me ta, si edhe kontributet për të mbuluar shpenzimet e tyre.